Kulturë
Xhavit Gasa: Bilbil kosove
E premte, 09.01.2015, 08:31 PM
Xhavit Gasa
BILBIL KOSOVE
Me dritë u mbush,
skena e X Factorit,
kur këndoi Leutrimi,
ky zëbilbil prej Kosove!
E pyeti një antar jurie,
si e imagjinon ti skenën,
s' më pengon drita e syve
i ndjej me zemër lulet kur çelin...
Zëri bukur i birit Decanit,
ushtoj si burim bjeshkës,
në skenën magjepse të klanit,
shpërthyen lulet e pranverës...
Le ti mbledhim votat të gjithë,
të thurim me lule kurorën,
ballin e bukur t'ja stolisim,
Leutrimit këtij bilbili të Kosovës!
TË GJITHË
Çpo e shtrydhim fjalën deri në terje,
të ishte rrobë, do shëndrohej në leckë..
Deri në thyerje, fjalën po e shkundim
nëse ishte lis, rrënjët do ti shkuleshin...
Ja pasojmë njeri tjetrit si top futbolli,
çpo heq e gjora fjalë sa shumë e lodhim!
Krasitje të rëndë, pa kriter dhe formë,
të ishte pemë, nuk do bënte kurrë kurorë...
Ju lutem mos ta coptojmë e lodhim fjalën,
ti shërbejme me kujdes si baçevani baçes!
Unë, ti, ne, ata, bëhemi bashkë të gjithë,
ti shërbejmë fjalës, si prindët femijës!!!
SI DALLËNDYSHE
ku u rrita dhe mësova të notoj në ato valë..
Dhe ujit kristal që zbret nga grykat e malit,
ti jap ngjyrat e luleve që mblidhja në livadhe...
Germë pas germe të shkruaj në letrën e bardhë,
fluturës së bukur krahëshkruar vargjet ti ngjajnë...
Që nga Londra të fluturojnë vargjet të lira,
si dallëndyshe të kthehen ndër viset e mia...