Kulturë
Xhevahir Cirongu: Ndaloni një çast
E premte, 02.01.2015, 12:29 PM
Xhevahir Cirongu
Ndaloni një çast
Në terrin e natës
Natën pa hënë,
Kërkoja të gjeja diçka
Kërkoja të gjeja buzët e saj
Dhe puthjen t’i merrja pastaj.
Kërkoja të gjeja dy sy të zinj
Por kërkova dhe gjeta
Një trup njeriu;
Me një tufë lule
Vendosur aty përbri.
Pra, kërkova dhe gjeta
Dy sy të mekur,
Dhe një njeri
Gjysëm të tretur!
Hej , ju
Kortezh i përmotshëm varrimi!
Ndaloni një çast
Ku jeni aty,
Vajzën në duartë e mija e lini
Një çast…,
Sa t’i shoh të bukurin sy.
Hej , ju
Kortezh i përmtshëm varrimi!
Ndaloni një çast
Ku jeni aty,
Vajzës t’i tregoj
Për kë lotojnë këta sy.
Lotët që u derdhën mbi arkivol
Puthjen e fundit atje lanë
Në përjetësi, fshehur nën kraharor.
Durrës, dhjetor 2014.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Berisha: Sonte sofër feste
						Resmi Osmani: Foleja e Gjeraqinës
						Mustafë Rugova: Urim p?r t? gjitha zanat
						Dedë Preqi në gjuhën gjermane
						Rexhepi: Gjëmat dhe plagët e Feniksit shqiptar
						Gjon Markokaj: Dorë për dorë
						Begzat Rrahmani: Nëma e Zotit
						Elvi Sidheri: Shfarosje!
						Mehmeti: Heshtje qyqare apo naivitet adoleshenti
						Demir Krasniqi: Po zbrazet Kosova
						Adem Zaplluzha: Nata
						Tefik Selimi: Bahtijar Kryeziu dhe vepra e tij
						Kristaq Turtulli: Vangjush Ziko - ''Korça''
						Poezi nga Shahin Ibrahimi
						Remzi Salihu: Agonia e shtirjeve të mëdha
						Qazim Shehu: Koha shkundet kurrëkund
						Drita Lushi: Kur ditët nisim t'i numërojmë mbrapsht
						Vangjush Saro: Një hartim çapraz për Vitin e Ri
						Kadri Tarelli: “Ura e bashkimit”, vlerë atdhetare
						Jaho Brahaj: Kronikë e derës së Gjon Buzukut
					
				








