Kulturë
Ukshin Zajmi: “Mbledhja n’Parlament”, premierë
E premte, 02.01.2015, 05:38 PM
“Mbledhja n’Parlament” premierë në fundvitin 2014
Ndonëse me probleme finansiare, Teatri Profesionist i Gjilanit në këtë sezon(28.12.2014) ngjiti në skenë premierën e komedisë “Mbledhja n’Parlament” të Ray (Raymond George Alfred) Cooney-t në regji të Ekrem Sopit me aktorët: Avni Shkodra, Alban Shahiqi, Njomëza Kalaveshi, Tringa Hasani, Artan Selimi, Naser Zymberi, Gëzim Bucolli, Egzona Salihu, Rexhep Maloku e Gyner Halili. Është kjo një komedi e dramaturgut më të madh anglez pas Shekspirit, që është cilësuar si “mjeshtër i farsës” e që ndërtohet në konfliktin e situatave.
Nga Ukshin Zajmi
Ray Cooney në lëminë e artit dramatik debutoi në moshën 14 vjeçare dhe duke ndjerë dashurinë e babait të tij për artin e Çarli Çaplinit ai vendosi, pas shumë peripetive jetësore, të punoj që “…popullit t’i falë të qeshura”. Në këtë sferë ai shkroi një mori komedishë, e që në gjuhën shqipe deri më tash janë inskenuar: “Ah paratë, paratë…!”, “U njohëm në internet” apo “Burri me dy gra”, “Shiko kush erdhi?”, “Pse nuk rri për mëngjes?” e “Mbledhja në parlament!”, kjo e fundit u inskeua nga Teatri i Kumanovës në fillimvitin e 2014-tës. Edhe regjisori Ekrem Sopi u përcaktua për inskenimin e kësaj komedie në TPGJ-it për shkak se përkon me situaten aktuale në skenën politike të Kosovës, por, edhe për t’u dhënë aktorëve hapsirë e mundësi për kreacion dhe shpalosje të karaktereve në situata të ndërlikuara, e të cilat, përshkallëzohen nga momenti në moment.
Neglizhenca
e një ministri për punën e vet më qëllim të shfryrjes së epsheve ndaj opozitës,
përmes përsonifikimit të sekretarëshes së saj, anashkalon mbledhjen e
parlamentit e vendoset në Hotelin “Parlament” së bashku me këtë sekretareshë,
për të kaluar një natë “hamshorësh” e kështu për të injoruar punën e tij
primare. Mirëpo burri i kësaj sekretareshe Roni paguan agjent privat (Fredin)
për të përcjellur sekretareshën e opozitës Sofian, e, i cili alivanoset në
dritaren e dhomës së tyre. Në këtë ngjarje, ministri involvon këshilltarin e
vet (
Koncepti regjisorial
Krijimi i lojes së aktorëve si dhe karaktereve të tyre përmes situatave dhe përshkallzimit të tyre ishte një obligim që mori mbi vete regjisori Ekrem Sopi me ndihmësin e tij Jashar Shahiqi, e që me aftësitë e tyre profesionale i ndihmuan mjaft mirë bartësit e roleve të kësaj komedie, që koincidoi edhe me situaten aktuale në vend, e besa, edhe në rajon. Duke koncipuar versionin gjilanas të komedisë “Mbledhja n’Parlament” regjisori arriti që protagonistet të mos i lejoj në karikimin e rolit, por në krijimin e karakterit të rolit, e kësisoji edhe situatat lehtë të transformuara në karikaturë t’i balansoi në rrafshin komik, por edhe t’i mbajë vertikalisht përmes vijëzimit të karakterit, veç e veç të protagonistëve, por edhe të shfaqjes në tërësi. Vlerësuar nga reagimi i publikut gjilanas e më gjërë, në premierë dhe në reprizën e parë, në këtë fundvit, regjisori e arriti qëllimin e vet. Ndonëse në shfaqjet teatrale kemi kryerole e role të kategorive të dyta e terciare, regjisori, me këtë rast, me sukses krijoj një shfaqje kolektive me një porosi se, egoizmi në jetën e përgjithshme nuk çon askund, pos në fiasko e dështim, kuptohet duke krijuar vështirësi të mëdha.
Loja e aktorëve
Barra
kryesore në këtë komedi iu ofrua ministrit (Avni Shkodra), tashmë i dëshmuar në
role të tilla, i cili me kreatvitetin e tij mundësoi që të krijon një
lidhshmëri të plotë të te gjitha veprimeve skenike. Ai, në këtë komedi, duke
kombinuar shkathtësinë e diksionit, të lëvizjes, mimikes e të menagjimit të
hapsirës skenike, së bashku me objektet skenografike, arriti të mban ritmin e
ngjarjes dhe të bashkëkomunikon e bashkërendit veprimet aktoreske, ndonëse, me
këtë rast mjaft të komplikuara.
Një gjë duhet theksuar se gjuha e përdorur në këtë komedi i përkiste asaj standarde, andaj nuk u aplikua gjuha e rrugës dhe ajo vulgare, që për habi, disa regjisor mjaft shpesh e përdorin.
Elementet përcjellëse të shfaqjes
Skenografia e Venera Ramadanit paraqet dhomen e një hoteli me dritare, derë e interier të nevojshme për lojë. Dritarja ishte më funskionalja në këtë shfaqje nga se ajo përdorej për alivanosjen e agjentit, por edhe per kalimin e klineteve të hotelit nga dritarja në ballkon e pastaj edhe me ballkonin e dhomes tjeter. Këtë skenografi e realizuan Medi Hoti, Haki Alili e Femi Hoti, e cila, krahas funksionalitetit është mjaft e lehtë për bartje dhe vendosje. Garderoba e realizuar nga Sehadete Arifi është mjaft komode për aktorët, ndërsa muzika e Florim Gagicës, rekuizitat e Suad Berishës e dritat e Fatmir Halilit, ndihmuan mjaft në kompletimin e shfaqjes. Në realizimin e kësaj komedie ndihmuan edhe Raif Haziri si inspicient, Kenan Gurgurovci si organizator e Fazli Berisha fotograf.
Në fund
Nga e gjithë ajo që u pa në skenën e Teatrit Profesionist të Gjilanit, dhe nga reagimi i publikut, që në premierë e kishte stërmbushur sallen, komedia e Ray Cooney-t “Mbledhja n’Parlament” është një realizim i suksesshëm skenik, e, i cili shpresohet se do të mbahet gjatë në repertuarin e këtij teatri, duke u shfaqur edhe në skenat e teatrove të Kosovës e më gjërë.