Editorial
Kristaq Turtulli: Nacionalist?! Kostum që nuk i ka ...
E hene, 17.03.2014, 09:05 PM
Nacionalist?! Kostum që nuk i ka shkuar
asnjëherë për shtat...
(Apologji për vete dhe për të tjerët)
Nga Kristaq Turtulli
‘Çfarë është shënuar në monedhë? pyeti Jezu Krishti. Koka e Cezarit, i thanë. Atëherë jepini Cezarit çfarë i takon Cezarit dhe jepini Zotit çfarë i përket Zotit, u tha Jezui.
E pra siç ka thënë Jezu Krishti, këtu e dymijë vjet më parë. Le tu japim secilit atë që u takon, pa mëdyshje, pa pasione, pa komplekse. Atyre personave që kanë luajtur dhe luajnë role të rëndësishme, për fatet e kombit shqiptar, përgjatë shekujve dhe dekadave, për mirë ose për keq. Ne që e kemi jetuar dhe parë kthjelltas me sytë tanë e dimë mirë, dhe tu themi atyre që vijnë pas ashtu siç ishte në të vërtetë.
Një moment me sinqeritet mendojmë se, kanë rrjedhur gjithë kjo ujë nën urë dhe nuk do të rikthejmë më kryet nga e shkuara. Do të ecim përpara pa u ndalur. S’janë pak por 24 vjet, qysh atëherë, kur u mendua se ndodhi përmbysja. Dëshira për një vështrim përpara për një jetë të re demokratike. Me mendësi të reja progresiste.
Mes nesh, e kësaj periudhe është rritur burrëruan në të tjera kushte dhe mendësi një tjetër brez, qe nuk e njeh të vërtetën ashtu siç është. Me indiferentizëm e merr ashtu si ja thonë. Shpesh thuhet se nuk duan të dëgjojnë asgjë për sa ka ndodhur përpara 24 vjetëve. Ndërsa për brezin tonë e ca më tej, pëshpëritet mes vedi, me thënë të drejtën jemi lodhur. Sepse qysh në fëmijëri na detyruan të mësonim, parulla standarde, steriotipe; për partinë, për Enverin, për diktaturën dhe internacionalizmin proletar. Për dhunën e pamëshirshme ndaj klasës së përmbysur. Nacionalizmin, deri në asgjësimin e plotë të saj. I lexonim këto kudo të afishuara nëpër mure. I përsëritnim këto çdo në mëngjes, çdo në drekë dhe çdo mbrëmje. Shpesh herë na ngrinin në mes të natës dhe na urdhëronin të përsëritnim, ti thoshim me zë të lartë. Na trembej gjumi. Na regëtinte zemra, na këputej syri. Ne sy mbyllur, si somnambulë përsëritnim atë nuk donin kurrë ta mendonin dhe jo më ta thoshim. Na i shurdhuan veshët për dyzetepesë vjet të dëgjojmë, si i binin fyellit në një vrimë. Fatmirësisht edhe pse pak me vonesë, u kuptua prej të gjithëve se fyelli i vjetër nuk paska vetëm një vrimë, por shumë vrima, ku mund të vendosësh gishtërinjtë dhe të lëshosh të tjerë tinguj.
Por ka nga ata që nuk lodhen dhe nuk mërziten. Ata, të djeshmit e pushtetshëm, që tashmë janë të nginjur me para, duke e lënë popullin fukara dhe i kthehen dhe i rikthehen me djallëzi, duke gjetur të tjera shtigje të verbëta, si rastësisht, gjoja të paditura, si fjala vjen:‘ Nacionalizmit’.Ti ngrenë më pas në skenën shqiptare. Ti bëjnë të vërteta të padiskutueshme, dhe dalë ngadalë rivendoset ëndrra e tyre, me xhepat e mbushura me para. Instituti marksist leninist është përmbysur, por ekziston akoma në ata që e krijuar dhe në ata qe u mësuan...
Sot
Shqipëri, me ndryshimin e kahut politik, ardhjes në pushtet të një partie
tjetër. U zgjuan nostalgjitë e patologjitë e strukura. Ato gjithnjë ngrihen e
ulen, dallgëzohen, vazhdojnë të përplasen në memorie dhe sot e kësaj dite.
Ndoshta dhe më tepër, paçka e kemi 24
vjet demokraci... Tani kanë filluar të zgjohen e të dëgjohen të tjera zëra të
paqena rreth ‘nacionalizmit’ të E. Hoxhës. Sakaq u hap tjetër vrimë në fyell,
paçka se fyelli është të vjetër, i krimbur prej kohës. Por ata kanë filluar ti
bien kësaj vrime. Çfarë paradoksi! Ndoshta nuk është paradoks, por kalë Troje.
Kur vetë ai po të qe gjallë, të dëgjonte një gjë të tillë, do të zemërohej dhe
do të gjëmonte: ‘
Sigurisht që nuk i kishte shkuar kurrë në mendje se mund ta bënin të tillë. Ishte ai, që me bindje dhe ndërgjegje të plotë, shfarosi me zjarr dhe me hekur klasën fisnike dhe nacionalizmin shqiptar, punoi e bashkëpunoi kundër popullit kosovar. Ishte ai që mbolli tek ne internacionalizmin proletar dhe diktaturën e proletariatit, eksperiment alaenverist. Nacionalizmi për të ka qene si fantazma e përgjakur e Bankos që e ka përndjekur dhe munduar mbretin vrasës Makbeth.
Filozofi
empirik Tomas Reid është shprehur: Supozoni një oficer që është fshikulluar kur
ishte një djalë në shkollë për vjedhje në një kopsht, të ketë marrë një
standard prej armikut në fushatën e tij të parë, dhe që është bërë një gjeneral
në moshë të përparuar, mendoj, gjithashtu, e cila duhet të pranohet që të jetë
e mundur, që, kur ai mori standardin, ai ishte i vetëdijshëm që ka qenë i fshikulluar
në shkollë, dhe që kur ai u bë një gjeneral, ai ishte i vetëdijshëm për marrjen
standardeve, por kishte humbur absolutisht vetëdijen e rrahurës së tij. Reid
vazhdon të argumentojë se në kriterin e identitetit personal që fliste Jon
Locke, gjenerali është i njëjti person si oficeri, dhe oficeri është i njëjti
person si ai djali, por meqenëse nuk ka asnjë lidhje psikologjike ndërmjet
djalit dhe gjeneralit,
Fuqia e argumentit nuk është vetëm që ne mendojmë intuitivisht që djali dhe gjenerali janë i njëjti person. Një mbrojtës i Locke-ut mund thotë se në një kuptim shumë të vërtetë gjenerali është person shumë ndryshe nga fëmija. Në të vërtetë argumenti i oficerit trim qëndron duke treguar se pozicioni i Locke-ut rezulton në një kundërshtim, që shkakton, si Reid e vë atë, se "gjenerali është , dhe në të njëjtën kohë nuk është, i njëjti person me atë që fshikullohej në shkollë ." Ky rezultat ndodh për shkak të një parimi logjik i njohur si transitivitet i identitetit. Shkurt, transitiviteti i identitetit është principi që është A = B dhe B = C , atëherë A = C. Argumenti "oficerit" i Reid-it tregon se kriteri i Locke-ut i identitetit personal është në kundërshtim me këtë rregull. Si rezultat e kësaj kontradikte, ajo hedh poshtë kriterit e Locke-ut si një kusht i nevojshëm ose i mjaftueshëm të identitetit.
Mu kujtua një kushëri i babait, Aleko Turtulli. Atëherë isha i vogël. Ai kishte qenë bashkë student në liceun e Korçës, të cilën ia dhuroi qytetit familja jonë. Aleko ishte gjithashtu bashkë student në Monpelje me E. Hoxhën. Njëkohësisht ne si familje i kemi përkrahur studentët e huaj prej trevave të ndryshme të Shqipërisë dhe me rezultate të mira në mësime. Me ndihmë materiale, po ashtu dhe me drekë tradicionale në familje.
Por më
shumë prej të tjerëve familja jonë përkrahu djaloshin delikat
Me vendosjen e diktaturës në Shqipëri, Aleko dënua dy herë me burg. Dhe kur doli prej burgimeve të gjatë, në burgjet famëkeq, burri shtatlartë, shëndetshëm, i pashëm ishte krejtësisht i shpërfytyruar, një kufomë e gjallë. Ai vinte gjithnjë për vizitë në shtëpinë tonë dhe ishte jashtëzakonisht korrekt. Çdo të shtunë fiks në orën tre pas dite. I kërrusur, mbështetur pas një ombrelle të zezë, të cilën nuk e hiqte nga dora dimër dhe verë. Ngjiste shkallët me vështirësi, duke marrë frymë me zor dhe trokiste lehtë në derë me gishtin tregues te përthyer. Hyrja e tij në dhomë, ishte krejt ndryshe nga të gjithë ardhësit në shtëpinë tonë, dhe njerëzit që kam njohur në jetën time. Ai zgjaste kryet, më pas gjysmën e trupit, pastaj hynte gjithi në dhomë. Trupi i Aleko Turtulli nuk ishte si gjithë të tjerët por qe i sakatuar. Ai qe i përthyer më dysh shkaktuar prej qelive të lagështa dhe prej torturave të pandërprera.
Babai dhe
Aleko tërhiqeshin në cep të dhomës larg dritareve, sepse gjithnjë poshtë
dritareve do
Pas disa
ditësh çuditërisht më caktuan të punoja ekonomist në ndërmarrje.
Fluturoja, filloi të më vinte shëndeti
dhe me vete thosha qe shyqyr zotit paska dhe shpresë, paçka se vazhdonim të
jetonim te kulla e hirit. Por puna ime si ekonomist nuk e pati jetën e gjatë,
zgjati vetëm disa muaj. Në mesnatë bie zilja në zyrën e Myftarit. Ishte ai. Me
të tjerave e pyeta dhe për mua. E kemi vënë të punoje ekonomist në një
ndërmarrje, sipas porosisë suaj shoku...’ ‘ Porosia ime,’ ia bëri me habi ai.
‘Si urdhëron.’ ‘Ç’më thua more! Mos ma tarnanisni, gjejini një shkak dhe
rraseni brenda, kjo është porosia ime.’ Ti e di mirë për të na dënuar ne
gjendet shumë lehtë shkaku. Të nesërmen u gjenda në pranga. Dënimi dhe burgimi
i dytë ishte më i egër se i pari. Më katandisi në këtë gjendje. Ç’ pret prej
tij që urdhëroi të vritet dhe i kunati, Bahri Omari, një nacionalit i kulluar.
E mbaj mend
Vit pas
viti i shkreti Aleko Turtulli u kërrus, u mblodh, deri sa u tret. Por si
mundimi dhe torturimi i njeriut tonë, ndodhi me qindra dhe mijëra nacionalistë
të prej shtresës fisnike shqiptare. Mund të përmend, shpirtkulluarin,
mendimtarin, fisnikun, nacionalistin e flaktë Xhevdet Kapshtica. Ai rridhte nga
një familje e shquar shqiptare, që jetën e tyre e lidhën me interesat e kombit.
Xhevdeti u përndoq egërsisht, u
Madhështorin,
komitin sypatrembur, patriotin
papërkulur Koli Rodhe, kryengritës i shquar, i cili përshkroi më këmbë
natë e ditë male dhe ngrehina, kaloi mes përmes hafije turke, mbajti të fshehur
në gjoks flamurin e shenjtë kuq e zi, për ta ngritur në ditën e madhe të
pavarësisë në Vlorë. Koli Rodhja u përndoq si asnjë tjetër me ‘mëkatin’ e vetëm
që ishte shqiptar i dhe nacionalist i kulluar. Për këtë ‘mëkat’, se ishte
nacionalit u arrestua, u dënua dhe u
Kujtojmë këtu kompleksiteti i verbër çoi që eshtrat e të madhit Gjegj Fishta të hidheshin në Bunë. Poeti i madh, nderi i kombit, i këndoi atdheut me aq madhështi dhe dashuri në ‘Lahutën e malsis’. Mund të përmend patriotin e dalluar Kristo Kirkën, vuajtjet dhe persekutimin e tij. Studentin ëndërrimtar Sami Repishti, i cili vuajti burgun se donte në Shqipëri të vërtetë, etnike, ai është një histori e gjallë. Samiu e pas daljes nga burgu, arratisjes, mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, punoi për atdheun dhe kombin me mish e me shpirt. Sami Repishti dhe sot e kësaj dite edhe pse i moshuar nuk reshtën, bën një aktivitet të dalluar për kombin. E të tjerë, e shumë të tjerë patriotë dhe nacionalistë, të vrarë, të persekutuar. të gjymtuar. Lista e nacionalistëve mëdhenj nuk ka fund.
E. Hoxha
nuk ka menduar, nuk i ka pëlqyer dhe nuk ka mbajtur asnjëherë kostumin e
shenjtë të nacionalistit, mbasi nuk i shkonte për shtat.
Prandaj ndodhi shkërmoqja dhe përmbysja e sistemit në Shqipëri, paçka se ishte me vonesë. Çelja e disa luleve të para të pranverës demokratike...
Kuptohet se, as nuk mund të mohohet, ai në një mënyrë ose në tjetrën është ngulur në histori, siç janë ngulur: Ali Pashë Tepelena, Princ Vidi, Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani. Avni Rustemi. Mbreti Zog, Fan Noli, Qemal Stafa e të tjerë. Mund ta përmendim për të tjera gjëra, por kurrë për nacionalist. Pra, ky kostum i kushtueshëm nuk mundej dhe nuk i ka shkuar asnjëherë për shtat...
U tha se
Persekutimi ndaj vëllezërve kosovarë ka qenë i tejskajshëm prej serbëve dhe mekanizmave të tyre. Kosovarët e vuajtur, patriotë, me gjithë familje arratiseshin, kapërcenin kufirin me shpresë së do të gjenin mbështetje në Shqipëri në atdheun amë. Shumë prej tyre arrestoheshin dhe dënoheshin, familjet e tyre vuanin përndjekjen. Sigurimi nuk mjaftonte me kaq, por u vinte pas këtyre familjeve, punonjës sigurimi, djelmosha ashikë për tu a shkatërruar, jetën, bërë dhe më të zezë. Aso kohe vetë shteti shqiptar e kishte krijuar gjendjen, të endej si një hije e zezë, e të pëshpëritej; se në përgjithësi kosovarët që vijnë në Shqipëri janë spiunë të UDB Jugosllave, prandaj porositej tu qëndrohej larg dhe të kihej kujdes. Kosova dhe vëllezërit tanë kosovarë me gjak dhe sakrifica dhe me ndihmën e pakursyer të Shteteve të bashkuara të Amerikës e morën më në fund mëvetësinë. Kjo është një ngjarje e shkëlqyer në historinë e kombit shqiptar. Ëndrra e qindra e mijërave patriotëve, martirëve u bë realitet.
Në Shqipëri e njëjta gjendje rrodhi nga viti në vit. Shqipëria ishte ajo që ishte, dhe është ajo që është...
Prandaj nuk mund të flitet për këtë kostum të kushtueshëm, sepse asnjëherë nuk i ka shkuar për shtat...