Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Vrasje makabre dhe enigmatike
E merkure, 06.11.2013, 09:22 PM
NË PËRKUJTIM TË INTELEKTUALIT RUHI BAKIU
Vrasje makabre dhe enigmatike
Faktet flasin se kjo është një vrasje e organizuar nga mafiozë e kriminelë brenda strukturave të pushtetit aktual maqedonas
Nga Xhafer LECI
Profesor
Ruhi Bakiu u lind më 05.08.1964 në fshatin Kalisht të Gostivarit.
Ndësa
vdiq, më sakt, u mbyt, më datën 08.10.2013. Trupi i tij u gjet i djegur
plotësisht ,në brendinë e hotelit “Granit”, në Kodrën e Diellit, në Tetovë, i
cili u përfshi nga flakët.
Profesor Ruhi Bakiu ka jetuar në Reçicë të Vogël, Tetovë. Afër dy dekada është
ballafaquar me denocimin e korrupsionit dhe kriminalitetit, në institucionet ku
Ai ka punuar në Republikën e Maqedonisë.
Ruhi Bakiu më 1984/85 regjistrohët në Universitetin e
Prishtinës dhe më 1990 mbaron Fakultetin e Drejtësisë. Pas diplomimit pak
kohë punon në Ndërmarrjen 'PULLAZI' në Tetovë. Në vitin 1994, pas
themelimit të Universitetit të Tetovës, ka shërbyer si Sekretar i
Universitetit. Më 1 mars 2002 punon në Universitetin e Evropës Juglindore në
Tetovë, si asistent e Drejta Ligjore Kushtetuese dhe gjëra të tjera të
ngjashme. Në vitin 1996-1997 mbaron studimet pasuniversitare (Grup
administrative dhe politike) në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Pas
provimeve në tetor 2001 mbron temën e Magjistraturë të titulluar
"Pozicionin kushtetues dhe ligjor i shqiptarëve pas Marrëveshjes të Ohrit
dhe amendamentet kushtetuese", duke marrë dilomën "Master" për
studime ligjore.
Në
nëntor të vitit 2005, nga Këshilli i Mësimit të Fakultetit të Drejtësisë,
Universiteti i Evropës Juglindore, është miratuar doktoratura me temëm: "Aspekte
ligjore dhe praktike të parlamentarizmit në Republikën e
Maqedonisë".
Në vitin akademik 2004/05 ishte prodekan i
Fakultetit Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore.
Merr pjesë në përgatitjen e plan programit Akademik për
gjyqtarë dhe prokurorë në vend. Merr pjesë në trajnimin e projektit
dhe ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të qeverisjes vendore, (Trajnimi
dhe Ndërtimi i kapaciteteve të Institucioneve të Vetëqeverisjes Lokale), që
është organizuar në emër të Agjencisë Evropiane për Rindërtim dhe është e
lidhur me planifikimin urban në nivel komunal.
Në shtator 2007, Parlamenti i Maqedonisë emëroi për
antarë të Këshillit të Radios dhe Televizionit Maqedonas [1].
Më 25 dhjetor 2007, me propozimin e qeverisë, Kuvendi i
Republikës së Maqedonisë e zgjedh anëtar të Komisionit Rregullator të
Energjetikës të Republikës, me mandat pesëvjeçar. [2]
Publiku është i njohur për mosmarrëveshjet me rektoratin
e UEJL-së dhe greva e urisë [3].
Pas magjistrimit më 2001, tani ishte në prag të Doktoraturës
Ndaj Ruhi Bakiut, gjatë këtij viti, disa herë është
ushtruar presion dhe atentat.
Në shkurt të këtij viti ka qenë i kidnapuar, nga persona të panjohur. Ndërsa,
në mars ka pësuar një aksident të rëndë trafiku, të cilin e ka vlerësuar të
montuar qëllimshëm. Ai në opinion njihet me reagimet e tij kritike ndaj punës
së KRRË-së, që kishin të bëjnë me shtrenjtimin e karburanteve dhe, në veçanti,
me rregulloren lidhur me ngrohjen qendrore. Bëhët fjalë për një
keqpërdorim të dhjetra miliona eurove për rrymën, ngrohjen, për të cilën nga
Ruhiu është kërkuar ta nënshkruajë një dokument, të cilin ai nuk e ka
nënshkruar, përshkak të parregullësive, keqpërdorimeve...
Profesor Ruhi Bakiu, disa herë është shfaqur në media, duke promovuar
"Lëvizjen 12", ndërsa kishte deklaruar se është marrë në pyetje për
këtë Lëvizje. Madje, ai poashtu denoncoi, kohë më parë, se është aksidentuar në
rrugën Tetovë-Shkup dhe ishte ndjekur nga disa persona të panjohur. Ish
profesori Ruhi Bakiu, njihet edhe për grevën e tij në Universitetin e Europës
Juglindore në Tetovë, ku akuzonte këtë universitet për nepotizëm. Si punësimin
e kuadrove, mësimdhënësve pa përgaditje të mjaftueshme shkollore, për dhënien e
diplomave disa studentëve që nuk i kanë merituar ato me dije...
Edhe mërgimtarët janë shumë të brengosur për vrasjen misterioze të
profesor Ruhi Bakiut. Kujtojmë edhe një vrasje të ngjashme, pak pas
luftës së fundit në Kosovë, atë të avokatit Shaban Manaj, kuadër i
LDK-së, kufoma e të cilit u dogj, deri në karbonizim, nga antikombëtarët shqipfolës
të pa shpirt.
Në Gjermani u krye e Pamja për prof. Ruhi
Bakiun
Në Kirchheim / Teck, me datë
20.10.2013, në lokalet e shkollës “Teck Relaschule”, u mbajtën të pamet për
magjistër Ruhi Bakiu. Pamjen, bashkë me miq e bashkëveprimtarë e organizoi
i vëllai i të ndjerit Ruhi, Taxhidin Bakiu, kryetar i Shoqatës “Kadri Zeka”, me
seli në Nürtingen të Gjermanisë.
Në tavolinën e pritjes për të pame për pos
zotëriTaxhidinit, ishin edhe veprimtari Xhafer Leci, hoxha Fatmir Ragipi, miku
Kamber Kasemi dhe djali i dajës Fitim Beqiri.
Për këtë të pame një numër i madh: miq, shokë, veprimtarë
e mërgimtarë nga të gjitha trojet tona shqiptare muarën pjesë. Ndër ta edhe
konsulli i Republikës së Kosovës zotëri Faket Kajtazi, i cili për disa orë
qendroj ulur në tavolinën e pritjes. Me këtë gjest të mirë konsulli, si
diplomat, nderoi familjen, farefisin e të ndjerit Ruhi dhe të gjithë
mërgimtarët pjesëmarrës të kësaj rrethine. Vlen të cekim disa emra, të cilët
udhëtuan nga larg, për ta nderuar kujtimin e të ndjerit Ruhi, intelektual i
guximshëm, i cili, pa kompromis, e ngriti zërin, duke luftuar haptazi,
publikisht, krimin dhe korrupsionin e organizuar në ato institucione të
Maqedonisë, ku ai kishte punuar. Nga Zvicra erdhën porfesor Ramadan Miftari me
kolegun e tij Sylë Gushi, nga SHKSH “Malësia”, në Mössingen të
Gjermanisë; zotëri Hazir Beqaj, kryetar, Asim Lokaj, sekretar dhe Sabit Muli,
arsimtar; nga SHKSH “Nëna Terezë”, në Göppingen, Jahja Gashi, kryetar,
Besnik Jusufi arkëtar, dhe Sylë Sylaj, arsimtar, nga Stuttgart-i.
Asllan Dibrani, veprimtar dhe ish i burgosur politik me arsimtarin Zeqir
Asllani, dhe hoxha Hazbi Sylejmani, nga Walheim-Teck, Muharrem Halimi,
përkthyes zyrtar, nga Wendlingen-i, Kirchheim-i e Nürtingen-i, Ylli, i biri i
ish të burgosurit shumëvjeçar Kadri Mani, me shokë si: Selajdin Shuka, Balë
Leci, Hajriz e Feriz Fetahu, Hysen, Azem e Adem Matoshi, Rexhep Abdullahu, Anton Gojani, Xhemail Krasniqi, Shaban
Galica, Afrim Azemi, Zejnullah Sadiku, Naser Sylejmani, Haxhi Maloku me vëlla
etj., nga Reichenbach-u, Hamzë Ibrahimi, Islam Shahini, Isak Pllana e shumë e
shumë veprimtarë e mërgimtarë të tjerë, që nuk më kujtohen emrat, por edhe
lista do të bëhej shumë e gjatë po të përmendnim të gjithë.
Në pamundësi për pjesëmarrje në këtë të pame, Telegram
ngushllimi dërguan; Idriz Zeqiraj,
Zotëri Taxhidin Bakiu
Me hidhërim të thellë kemi mësuar vdekjen tragjike dhe
enigmatike të vëllait Tuaj shumë të nderuar Ruhi Bakiut. Duke qenë pjesëmarrës
në dhembjen Tuaj të madhe personale dhe familjare,
ju
shprehim ngushëllimet tona të çiltra.
Jeta
dhe vepra e Ruhiut tuaj dhe tonit, dëshmon pjekurinë e lartë intelektuale,
përgjegjësinë fisnike për fatin e popullit dhe të vendit. Guximi qytetar, për
të luftuar të keqen në shoqërinë tonë, sa të vonuar në zhvillim dhe manicipim,
po aq të sëmurë dhe në stagnim, Ruhiut i jep përmasën e atdhetarit të
përkushtuar, me integritet dhe dinjitet solid.
Në
këto ditë të rënda pë Ju dhe familjen Tuaj, ne, miqtë e Juaj të sinqertë,
lutemi të gjeni forcë ngushëlluese, në veçanti, tek fëmijtë e tij.
Me
dlirësi ndjenjash - juaji Idriz Zeqiraj
Hasan Qyqalla, Vitor Spaqi, Nami
Ramadani dhe Baki Mustafa.
Për këto të pame falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e në veçanti, Burim
Ejupin dhe Mustafë Drainca të cilët
mrekullueshëm punuan, shërbyen me kuzhinën-pijet.
I
ndjeri profesor Ruhi Bakiu, pas vetes ka lënë gruan dhe dy fëmijë, vajzë dhe
djalë,
prindërit, 4 (katër) vëllezër e një motër.
Dy fjalë nga shkruesi i këtyre rreshtave për
familjen Bakiu: E kam njohur babën e të ndjerit Ruhi, 78 vjeçarin Sami Bakiu,
qysh në vitet 1970-ta, si njërin nga mërgimatrët dhe puntorët më të ndershëm të
kësaj ane. Samiu ka punuar afër tri dekada në Gjermani, deri sa është
pensionuar në moshën 65 vjeçare. Po ashtu ka shumë vite që e njoh edhe të vëllain
e të ndjerit Ruhi, Taxhidin Bakiun, si një djalë shumë të mirë, atdhetar të
ndeshëm e human. Taxhidini aktualisht është kryetar i Shoqatës Kulturore
Shqiptare “Kadri Zeka” dhe punëdhënës i 20 puntorëve.
Tavolina për pritjen e të pameve
Pamje e masës
Një pamje tjetër e masës
Gjatë përcjelljes së konsullit z.Faket Kajtazi