Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Shqipërinë do ta mbroj edhe pas vdekjes
E merkure, 22.05.2013, 10:28 PM
Shqipërinë
do ta mbroj edhe pas vdekjes
Nga
Shkaqet e problemeve te shqiptarët janë prodhimi i shkatërrimit të sistemit të vlerave, sjelljet destruktive të njerëzve të pa perspektivë janë pasojat.
- ”Serbia do të provojë të bëjë shumë
manovra për të penguar zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel - do të
ketë hezitime, përpjekje për bllokimin e planit për zbatim, do kërkohen
bisedime të reja, ku gjithashtu do të shtrohen kërkesa të reja dhe kërkesa të
tjera për koncesione të reja. Kështu tha në një intervistë ekskluzive për
transmetuesin publik publicisti, gazetari dhe eksperti më i njohur gjerman për
çështjen e Ballkanit, Erich Rathfelder. Sa i përket Kosovës, ende nuk është
përjashtuar rrezikun që kanoset nga krijimi i një republike serbe në Veri të
Kosovës, sipas modeli të Bosnjës”- thotë Rathfelder.
- ”Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka
thënë sot se marrëveshja e nënshkruar mes kompanisë amerikane dhe Qeverisë
serbe për Trepçën, është cenimi i integritetit territorial të Kosovës.”
- Lëvizja Islame për Bashkim kërcënon
qeverinë e Kosovës me protesta të ashpra, në rast se nuk merr masa për heqjen e
nenit që ndalon mbajtjen e shamisë nëpër shkolla dhe institucione publike.
Por, kjo
lëvizje ka dalë në një konferencë edhe me kërkesa të reja. Tani kërkohet
ndryshimi i disa fragmenteve në literaturën mësimore ku feja islame paraqitet
si fe e dhunshme.
Ata
kërkojnë ndryshimin e disa teksteve në librat e historisë dhe kjo pasi sipas
tyre janë paraqitur të dhëna të padrejta dhe fyese ndaj fesë islame.
Për më
tepër, kjo lëvizje kërkon që besimtarëve myslimanë t’ju lejohet falja e namazit
nëpër ambiente publike dhe trajtim të veçantë për qytetarët myslimanë në
spitale dhe qendra të mjekësisë familjare.
Kjo
lëvizje, e cila së fundmi është shndërruar në parti politike, i bën thirrje
qeverisë së Kosovës që t’u vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë të cilët
aktualisht jetojnë në Siri. Madje, ata kërkojnë nga qeveria që të japë ndihma
financiare për të ndihmuar shtetin sirian. / Top Channel”
***
BE për
t`ija hequr Rusinë Serbisë, bën shantazh ndaj hajnave të korruptuar, sidomos
Hashim Thaçit që në negociatat e Brukselit të pranojnë gjithçka që
Hashimi
nuk brengoset por zgërdhihet kur e kritikojnë për tradhti. Negociatat ”teknike”
në Bruksel, ishin vetëm politike, të ndahet Kosova, t`i mundësohet Serbisë
statusi i kandidatit për në BE e asgjë mirë për ne. Hashimi (me kompani) i ka
gënjyer shumë dhe shpesh shqiptarët, pse t`i besojnë më një gënjeshtari? Këta
mafioz nuk e kanë ndryshuar as qëllimin e as qëndrimin.
U amputua
nga trupi i gjymtuar edhe një pjesë e tokave arbërore, Mitrovica – Trepça;
Hashim Thaçi ua dhuroi çetnikëve të
Daçiçit 15 vjet pas masakrimeve të 20.000 shqiptarëve nga çetnikët e
Milosheviçit.
Qeveria
marionete e Kosovës është pjesëmarrëse/fajtore edhe për pisllëqet e këtij
bërllokut islamik që 15 vjetët e fundit qelbëson vendin. Siç shihet, miqtë e
jashtëm të Kosovës, ia kanë kthyer shpinën asaj dhe ka shumë gjasa që gjithë
Kosova t`i kthehet Serbisë sepse Perëndimi nuk do të lejojë një shtet islamik
në zemër të Evropës.
Shqipëria
dhe Kosova janë shtete laike. Secili mund të beson në çka të donë por me ligj
nuk lejohet që feja të politizohet. Feja mbetet vetëm çështje private e
individit. Armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm akoma orvaten t`i keqpërdorin
institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e
shqiptarëve. Duhet kundërshtuar menjëherë orvatjet e klikave të huaja për t`i
përçarë shqiptarët sipas feve, duke ngritur besimet fetare “në parim kombësie”
dhe duke u përpjekur t`i presin hovin zgjimit të ndjenjave tona kombëtare.
Qeveria e
Kosovës mundet automatikisht të ushtroj autoritetin e vet politik për
shpërbërjen e Lëvizjes talibane “Bashkou”, burgosjen e agjentëve të huaj
Shefqet Krasniqit dhe Fuad Ramiqit, dëbimin në Afrikë dhe Azi të “shoqatave
bamirëse”. Por, Thaçi, Jahjaga, Kuçi dhe
tradhtarët tjera nuk e kryejnë obligimin e tyre ligjor. Një autoritet politik është një organizatë që
mund të miratojë dhe të zbatojë ligjet për një territor të caktuar.
Qeveria e Kosovës e ka obligim të mbrojë sovranitetin edhe ashtu të brisht të
Kosovës. Por laviret heshtin. Sovraniteti është e drejtë ekskluzive për të ushtruar
autoritetin suprem mbi një regjion gjeografik ose një grup të njerëzve, të
legjitimuara në të drejtën ndërkombëtare të një shteti. Sovraniteti i referohet
burimit të rëndësishëm të autoritetit në një shoqëri, për krijues të lartë dhe
përfundimtar vendimesh.
Suni
myslimanët e rëndomtë, sidomos në Evropën Perëndimore (emigracioni nga
Afrika/Azia) janë shumë të shqetësuar rreth asaj se si vehabizmi ka filluar të
futet në vende gjithnjë e më shumë duke përdorur donacione të mëdha. Vehabistët
blejnë pozicione, respekt dhe ndikim. Ne
duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
Qëllimi
përfundimtar i vahabistëve, është për të themeluar një Kalifat, dmth një shtet
islamik i qeverisur nga ligji i sheriatit.
Në
Evropën Perëndimore ata kanë ndërtuar xhami të shumta të financuar nga fonde
saudite, të paguara nga mbreti Abdullah, por edhe të aktorëve tjerë. Nga anëtarët e këtyre xhamive kanë dalë grupe
islamike radikale që janë në rritje.
Kohet e
fundit përfaqësuesit e këtyre grupeve islamike
kanë tronditur gjithë opinionin evropian, sidomos atë zviceran sepse
këta barbarë me ide mesjetare, haptazi, në rrugë, radio, TV etj përkrahin
ligjin e sheriatit, faqet më errëta të këtij ligji primitiv.
Dhe, këta
njerëz kryesisht nuk janë emigrant
aziatik apo afrikan të ardhur nga pjesë të tjera të botës. Jo. Këta janë
njerëz të racës së bardhë, zviceran etnik që janë konvertuar në Islam. Ata
pastaj kanë studiuar një periudhë të gjatë në Arabinë Saudite dhe janë kthye në
Zvicër si wahabist të edukuar në versionin më brutal të islamit.
Askush
nuk duhet të besoj se dikush i jep falas me milion euro, dollar për të ndrequr
xhami dhe objekte tjera fetare për shqiptarët e trojeve etnike. Këto ”dhurata”
nuk janë dhurata por korrupsion për degjenerimin e kombit shqiptar dhe
shkatërrimin e vendit. Kjo duhet të parandalohet. Këso ndikimesh të fëlliqura
ne nuk duhet të lejojmë.
Por nuk
është vetëm Arabia Saudite që na jep ”dhurata”, janë të gjitha ato shtete
myslimane që operojnë lirisht në tokat arbërore me qëllime djallëzore. Ata
flasin dhe maskohen pas lirive fetare, por fshehin faktin se ajo është një
shpikje moderne e njerëzve që duan pushtetin fetar për të shtypur. Ka ardhur
koha për t'u përballur me versionin radikal të Islamit, të largohen menjëherë
misionaret e huaj ”fetar” dhe të burgosim islamikët radikal shqipfolës, duke
filluar prej hoxhallarëve agjent antikombëtar të paguar nga qarqet e errëta
afrikane-aziatike që synojnë instalimin e Sheriatit
islamik në tokat arbërore.
Nuk mund të ekzistojë
një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar
paprerë kundër tyre.
Aktet
mafioze të qeveritarëve të Kosovës janë
të drejtuara kundër Sovranitetit, sigurisë shtetërore dhe pavarësisë së një
pjese të Shqipërisë natyrale.
Ligji është për t'u
ndjekur.
Mjerisht, në trojet e arbrit, ligjin, pik së pari nuk e ndjekin ata që e përpilojnë;
i kanë privatizuar funksionet shoqërore. Kjo ka rezultuar në shkatërrimin e
vlerave te popullata, sidomos rinia e varfër, në mungesë të perspektivës,
rekrutohet shumë lehtë në radhët e ushtarëve taleban të Krasniqit dhe Ramiqit.
Shqiptarët
e trojeve etnike, janë viktimat e
psikopatëve dhe narcisëve (qeveritarëve/politikanëve aktual në pushtet) të
cilët më tepër se dy decenie janë duke i manipuluar, gënjyer, mashtruar ata. Më
brengosën fakti se kombi të cilit i takoj është veçanërisht i prekshëm ose ka
prirje për t`u bërë viktimë e kodoshëve të pistë, flijohen për interesat e
tyre. Psikopatët dhe narcisët për të mbajtur me çdo kusht postet e tyre të
pamerituara, e bëjnë pastrimin e trurit të viktimave. Si rrjedhojë, trutë e
viktimave që jetojnë në halucinacione janë të mbushur me shpresa të rrejshme.
***
Konflikti vjen nga fjala latine conflictio
që do të thotë përplasje.
Definicionet për konfliktet
- Një konflikt është përplasja midis
interesave, vlerave, veprimeve apo drejtimeve.
- Konfliktet mund të përshkruhen si një
proces në të cilin respekti për dinjitetin njerëzor gradualisht zvogëlohet dhe
çojnë në situatë ku palët e përfshira trajtojnë njëri-tjetrin më shumë si
objekte sesa si qenie njerëzore.
- Një situatë ku një ose më shumë
njerëz ndihen të frustruar, bllokuar ose irrituar nga një ose më shumë gjëra të
natyrave të ndryshme.
Konflikti
nuk është e njëjtë si mosmarrëveshje. Konflikti është diçka që zhvillohet me
kalimin e kohës dhe ku palët përpiqen të pengojnë njëri-tjetrin për të përmbushur
nevojat e tyre. Një luftë apo përplasje. Palët kanë vlera të ndryshme dhe të
përpiqen t'i aplikojnë ato për njëra-tjetrën.
Arsyet e konflikteve
Sipas
studimeve të mia ekzistojnë katër lloje konfliktesh të ndryshme:
1) Konflikti i vlerave
2) Konflikti i nevojave
3) Konfliktit vlerësimeve
4) Konflikti i roleve-/pushtetit
Konfliktet
mund të jenë pozitive ose negative, të fshehura ose të dukshme, të mëdha dhe të
vogla, të rëndësishme dhe të parëndësishme.
Njeriu ka
role dhe interesa të ndryshme në jetë. Dallime të tilla janë të natyrshme,
domosdoshme, efektive, të shëndetshme dhe konstruktive. Është pothuajse e
pamundur për tu zhvilluar pa kontradikta dhe diskutime. Prandaj, është e lehtë
për të prodhuar ide të reja dhe sfida. Mosmarrëveshjet dhe konfliktet mund të
jenë të shpeshta, por jo domosdoshmërish, të çojnë në konflikte. Konfliktet
lindin kur dallimet janë të dukshme. Konfliktet janë një pjesë e natyrshme e
jetës së përditshme.
Perceptimet
e ndryshme të realitetit dhe rolet, mungesa e respektit, apo qëllime të
ndryshme dhe interesat janë disa nga arsyet e shumta për konflikte. Kontradikta
dhe mosmarrëveshja në vetvete nuk është e mjaftueshme për të krijuar një
konflikt. Prandaj është e rëndësishme për të mbajtur kontradiktat e një niveli
faktik, të arsyeshëm.
Rezultati i mundshëm i konfliktit
Konfliktet
zakonisht mbeten në një nivel të ulët, pa të vrarë apo plagosur. Mospërputhje
të tilla mund të vazhdojnë gjatë shumë viteve. Megjithatë, konfliktet dhe
përplasjet e dhunshme janë një tipar i dukshëm në lajme. Dhuna fizike është
shpesh rezultat i konfliktit, por ajo gjithashtu mund të jetë një hakmarrje e
dhunës apo kërcënimeve të dhunës. Shumë konflikte ndërkombëtare janë rezultat i
dhunës spirale në të cilin shkaku është i paqartë. Lufta mund të ketë motive
fetare, shoqërore ose ekonomike të shkaktuara nga një konflikt i vogël.
Bashkësia
botërore është duke u përpjekur për të ndihmuar në situata ku një konflikt
duket se është ngulitur në mesin e organizatave të tjera ndërkombëtare. OKB
është krijuar në vitin 1948 për të siguruar paqen, "Të gjithë Anëtarët
duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore në një
mënyrë të tillë që paqja ndërkombëtare dhe sigurimi të mos vihet në
rrezik."
Konfliktet e njohura
Lindja e Mesme
në mes hebrenjve dhe palestinezëve
Irlanda Veriore mes protestantëve dhe katolikëve
Turqia mes
rebelëve kurdë të PKK dhe turqve
Bosnja
ndërmjet serbëve dhe myslimanëve
Kosovë ndërmjet
shqiptarëve dhe serbëve
Zgjidhja e Konflikteve
Rezultatet
e mundshme të një konflikti mund të jenë:
• Një
palë fiton
• Të dy
palët heqin dorë
• Palët
bëjnë kompromis
• Palët
gjejnë një zgjidhje kreative
Personalisht
mund të argumentoj se vetëm negociatat dhe dialogu mund të çojë në një zgjidhje
paqësore. Referencë për rregullat, gjykimet apo fitim / humbje situatat çojnë
në një zgjidhje jo-paqësore (luftë).
***
Plani i
Ahtisarit ishte shumë i dëmshëm për Kosovën, ne e gëlltitëm si kompromisin e
fundit. Por, qeveria marionete e Kosovës, i ka bë edhe me mijëra kompromise të
tjera Serbisë, apetitet e së cilës nuk ngihen.
Çdo qenie
njerëzore, për aq sa është një person dhe ka një fytyrë, ka edhe një fat të
vetin, të paracaktuar dhe të bashkëlindur, madje shpesh duket sikur ai vetë e
ka zgjedhur fatin, nga siguria me të cilën bën dhe jeton atë që është
paracaktuar për të.
S`duhet
filluar nga fundi, nga format e regjimit dhe metodat politike, por nga fillimi,
nga ndërtimi i personalitetit, nëse duam të kemi njerëz dhe ndërgjegje që na
garantojnë të ardhmen.
Shqiptarët
duhet ta dinë se për t`iu shmangur konflikteve lypset kompromise, por asnjëherë
nuk mundemi e as që guxojmë të bëjmë kompromis me të vërtetën.
Anijet nuk ndërtohen të mbeten në limane por të lundrojnë në det.