Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Tradhtarët, gënjeshtarët... unë Aureli, ti...
E hene, 19.03.2012, 09:05 PM
TRADHTARËT, gënjeshtarët...unë Aureli, ti...
Nga Aurel Dasareti, Arizona, ekspert i shkencave psikologjike dhe ushtarake
Njeriu pa emocione, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.
Gjatë lundrimit lypset të orientohemi nga yjet jo nga dritat e anijeve që kalojnë.
Detyra jonë është jo vetëm të informojmë për sendet dhe ngjarjet por të përcaktojmë cilësitë dhe ndjenjat që duhet t`u zhvillojnë popullatës: Dashurinë pa kufi ndaj Atdheut, gjuhës shqipe, zotësisë në punë, disiplinën, thjeshtësinë, cilësinë për të thënë të vërtetën, guximin për të reaguar s`bashku kundër padrejtësisë dhe tradhtisë kombëtare, dashurinë për njëri tjetrin, nderimin për më të mëdhenjtë dhe kujdesin ndaj më të vegjëlve.
Me tradhti nënkuptojmë mashtrimet, sidomos veprimet që janë të drejtuara kundër sigurisë shtetërore ose pavarësisë.
Ekziston dallimi mes tradhtisë së lartë, tradhti së vendit dhe tradhtisë së luftës. Tradhti të lartë janë krime kundër Kushtetutës dhe kreut të shtetit. Tradhti ndaj vendit janë krime kundër pavarësisë dhe sigurisë së shtetit. Tradhti lufte është kur armikut i ofrohet ndihmë në luftë.
Mashtrimi është një krim ekonomik, që kryhet me vetëdije për të marrë për veten, përvetësuar, përfituar me të padrejtë të mira materiale (pronësi të tundura-patundura). Ai dallon nga krimet tjera tipike pronësore, siç është grabitja dhe vjedhja, sepse viktima vetë me pavetëdije luan një rol aktiv për të siguruar pasurimin joligjor të autorit të krimit.
Një shtet përbëhet nga institucione të ndryshme që zotërojnë autoritet për të bërë rregullat që qeverisin njerëzit në një ose më shumë komunitete dhe që kanë sovranitetin e brendshëm dhe të jashtëm mbi një territor të veçantë. Shteti ka një monopol për përdorimin legjitim të përkufizimeve fizike.
Si rrjedhojë shteti ka edhe institucionet shtetërore që përfshijnë forcat e armatosura, administratën e menaxhimit të shtetit, apo burokracinë shtetërore, gjykatat dhe policinë.
Një kushtetutë është një grup i rregullave që përcakton parimet bazë të një organizate. Një kushtetutë është kodifikuar shpesh në formën e një kushtetute ose memorandumi.
Shembuj të organizatave me një formë të Kushtetutës:
• Shtetet / Qeveria
• Shoqatat
• Kompanitë
• Partitë politike
Kreu i shtetit është udhëheqës suprem i një shteti sovran, për shembull: president, mbret, princ, perandori, apo papa. Por kjo nuk do të thotë se personi posedon fuqinë reale në vend; ka raste kur kreu i shtetit mundet edhe të mos jetë zyrtarisht lideri i qeverisë por vepron prej prapavije...
Lypset t`i detyrojmë qeveritarët dhe politikanët të largohen. Kanë dështuar. Ata as që kanë kapacitetin intelektual të maten me kolegët e tyre grek dhe sllavo-ortodoks. Le të merren me diçka tjetër. Kjo vlen edhe për falsifikatorët e diplomave universitare dhe pseudo-intelektualët tjerë që shqiptaria i ka me tepricë. Atdheut nuk i nevojiten kundërvlerat.
Edhe personi më i paaftë mund të shërbejë si një shembull i mirë.
Kuajt ishin mbledhur për festivalin e garave vjetore. Gomari kishte humbur rrugën dhe rastësisht u gjend në vendtubimin, stadiumin e tyre. Edhe atij ia nda një numër rendor.
· Hajt, hyni në vijën fillestare të startit, vrapimi fillon pas 2 minutash, - urdhëroi gjykatësi.
· Më fal zoti gjykatës, tërhiqem, nuk jam unë për këto gara, unë i shkreti nuk e dija se këtu vrapohet, mendova se do t`i matim kush e ka më të madh aletin, - u arsyetua gomari.
Tradita shqiptare nuk lejon terren gënjeshtre. Kultura e mirëfilltë nuk përcillet për ndonjë qëllim, por si çdo aspiratë, ka kuptim në vetekzistencën e saj.
Një gënjeshtër është një pretendim fals apo deklaratë e bërë si një e vërtetë.
Rrenat ndodhin mes njerëzve kur rrenacaku rrëfen diçka përkundër faktit se ai (ajo) e din se nuk është e vërtetë; me qëllim që të mashtron dike të mendoj se është e vërtetë. Gënjeshtra është një koncept etik. Çdo deklaratë që ka për qëllim të mashtrojë tjetrin në lidhje me perceptimin e së vërtetës mund të karakterizohet si një gënjeshtër në kuptimin etik. Gënjeshtari mund të mashtroj edhe kur në realitet thotë diçka që në fakt është e vërtetë.
Shembull: Oficeri shkroi në tabelën e anijes: "Sot kapiteni është i matur." Një deklaratë e tillë nënkupton se është një kapiten i dehur, rast i cili ka gjasa të mos jetë aspak i vërtetë. Pra, në parim oficeri ka thënë diçka të vërtetë për kapitenin e anijes, por në një mënyrë që ka për qëllim të mashtrojë. Kjo është një gënjeshtër.
Gënjeshtra nuk është e kundërta e së vërtetës.
Homologu i gënjeshtrës është sinqeriteti apo ndershmëria. (E kundërta e së vërtetës është gënjeshtra). Është krejtësisht e mundur që të thuhet një gënjeshtër pa gënjyer. Ju mund të jeni në gjendje mirëbesimi, të informuar gabimisht, keni keqkuptuar, keqinterpretuar, duke u mashtruar, dhe kështu me radhë.
Një person që vuan nga detyrimi i brendshëm që të gënjen, në psikologji quhet mytoman apo i tollovitur, kënaqësi gënjeshtari.
Nëse dikush ka nevojë të justifikojë jetën e tij, për të s`do të ketë rëndësi një pikësynim i përgjithshëm i veprës së tij, të cilin e ka realizuar, por ky pikësynim të përfaqësojë at thelb, atë cilësi që i është dhënë, sa më plotë e sa më qartë që të jetë e mundur, në jetën dhe veprimtarinë e tij.
Një pafundësi tundimesh na largojnë nga ky drejtim, por mes gjithë tundimeve, më i forti është ai që duam të jemi tërësisht ndryshe nga ç`jemi, të ndjekim modele dhe ideale që as mundim as duhet t` i arrijmë. Ky tundim është veçanërisht i fortë tek ata që kanë cilësi shpirtërore dhe është më tinëzar se rreziqet e zakonshme të egoizmit të kulluar, sepse ka pamjen e fisnikërisë dhe moralitetit.
Gjithë jetën kam qenë mbrojtës i individit, i personalitetit dhe nuk besoj se ekzistojnë ligje të përgjithshme në dobi të individit. Përkundrazi, ligjet dhe zgjidhjet e gatshme s`janë për individin, por për shumicën, për grigjën, për shoqërinë e bashkësinë. Personalitetet e vërteta mbi këtë tokë kanë një fat më të vështirë por edhe më të bukur; ata nuk gëzojnë mbrojtjen e grigjës, por kur kënaqësitë e fantazisë së tyre dhe vitet e rinisë kalojnë duhet të mbajnë mbi shpatulla përgjegjësi të mëdha.
Deri tani kurrë nuk jam sulmuar dhe sharë sepse kam bërë ndonjë budallallëk, diçka sipërfaqësore e të padobishme, por jam fishkëllyer vetëm për një punë apo për një parim që më pas është vërtetuar si i vlefshëm.
Të lexosh i shpërqendruar dhe pavëmendje është si të shëtitësh në një rrugë symbyllazi. Ne s`duhet të lexojmë sa për të harruar vetveten dhe jetën tonë të përditshme, por në të kundërt, për ta zotëruar atë rishtas, me më shumë vetëdije dhe pjekuri. S`duhet t`u afrohemi librave si shkollarët e frikësuar mësuesve, as edhe si pijaneci shishes, por siç u afrohen alpinistët kodrave, si luftëtarët në fushëbetejë, jo si mërgimtarët e mërzitur nga jeta.
Dikush mendon se disa qindrat letra të mia brenda këtyre 10 viteve të paraqitjes s`ime në internet më hapin mundësi të reja për të hyrë diku. Por, të them të drejtën, nuk kam nevojë për mundësi të reja. Madje, kam frikë se mos më prish gjykimin. Karrierën e kam bërë pa ua shtruar të pasurve apo njerëzve me pushtete, pa shfrytëzuar miqësitë me ta, kurse tani që mund t`ua shtroj, tani nuk kam kohë të tepërt. Epërsia ime kryesore është se të tjerët duan të lidhen me mua. E kam fjalën për ata që më propozojnë ujdi biznesi...për pjesëtarët e kompanisë së familjes s`ime.
Të gjithë ne veprojmë mbi bazën e një njohjeje të mangët e të papërkryer. Askush nuk zotëron të vërtetën përfundimtare. Prandaj kemi nevojë për një mënyrë kritike të menduari; kemi nevojë që institucionet dhe interesat të jetojnë së bashku në hapë; kemi nevojë për një formë demokratike qeverisjeje që siguron kalimin paqësor civil të pushtetit; kemi nevojë për një ekonomi tregu që reagon e që jep mundësi të ndreqësh gabimet. Mbi të gjitha kemi nevojë që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Ideologji të skajshme, të djathta ose majta, bëjnë të lindë një shoqëri e mbyllur, në të cilën individi i nënshtrohet kolektivit, shoqëria sundohet nga shteti, kurse shteti është në shërbim të një dogme që pretendon të jetë mishërim i së vërtetës përfundimtare. Në një shoqëri të tillë nuk ka liri. Dhe, një shoqëri që ka liri të pakufi tjetërsohet në anarki. Balancimi është i domosdoshëm. Shoqëria më e mirë është ajo ku një person si unë e ti mund të jetojë e përparojë. Që të ndihmojmë atdheun e gjyshërve tonë në rrugën e dekolonizimit dhe demokratizimit kemi obligim moral të nxitim tek opinioni mënyrat kritike e të menduarit.
Shkatërrimi i komunizmit nuk solli ndonjë formë të re më progresive në organizimin shoqëror të shteteve lindore dhe jugore, përfshirë këtu Shqipërinë. Koncepti i shoqërisë së hapur nuk ishte i përpunuar, as në teori e as në praktikë (e as i dëshiruar nga klikat mafioze të sunduesve të ri). Në trevat shqiptare këto klika pseudo-demokrate patën një etje të madhe për t`u pasuruar në mënyra të pista, prandaj ngritën institucione të tilla për t`i realizuar dhe konkretizuar këto etje. Si baraspeshë, ne nuk kemi për qëllim të propagandojmë konceptin e shoqërisë së hapur, por ta ushtrojmë në praktikë. Qëllimi im (dhe i juaji) nuk është vetëm të përgatisim një elitë të re, por edhe të krijojmë një vetëdije të re.
Jeta është absurde, mizore, e zbrazët dhe megjithatë e mrekullueshme; nuk tallet me njerëzimin (sepse për këtë është shpirti), sidoqoftë kujdeset për shqiptarin aq sa për krimbin. I japim shumë rëndësi vetes kur mendojmë se shqiptari është tekë dhe lojë mizore e natyrës. Duhet vërejtur se ne shqiptarët s`kemi ndonjë fat më të keq se zogjtë apo milingonat, por më të lehtë e më të bukur. S`duhet të ankohemi nga mizoria e jetës nën robërim dhe fataliteti i vdekjes, por duhet të shikojmë këtë dëshpërim. Vetëm atëherë kur të njohim nga afër gjithë mizoritë dhe absurditetin e natyrës, mund të ndeshemi me këtë absurditet dhe t`i japim një kuptim. Kjo është aftësia më e madhe e racës shqiptare. Të gjitha të tjerët kafsha i bën më mirë. Për shumicën e shqiptarëve, ashtu si dhe për krimbin, absurditeti nuk është dënim. Por janë pakica prej nesh, ata që kaplohen nga dhimbja dhe fillojnë të kërkojnë një kuptim, ata që përbëjnë kuptimin e njerëzimit.
Pa tharmin e bishës në vetvete, s`jemi veçse qingja të tredhur.
O ju simpatizues të verbët të politikanëve. Mos i lavdëroni ata se turpi bie mbi ju. Apo, keni llogari ekonomike ta bëni këtë propagandim të padenjë dhe jo burrëror? Liderët e partive politike shqipfolëse nuk janë heronj; siç i vrisni dhëmbët ju pa pushim, edhe nëse kanë punuar diçka pozitivisht - e bëjnë atë me pagesë të majme e jo falas. E kanë për detyrë pra sepse ua kemi dhënë ose na i kanë vjedhë votat, detyrë të cilën e keqpërdorin. Shikoni pasuritë e tyre joligjore, e pastaj logjikoni për “patriotizmin” e tyre prej hajduti, tradhtari e gënjeshtari. Prej kasolleve, leckave e gomarit që i posedonin para se me i hy “politikës”, 2-3 muaj pas integrimit të tyre në at “profesion të lezetshëm” - kanë ndërtuar pallate, ecin me Mercedes-Benz e truproje. Pasuritë e tyre të tundura dhe patundura, vlerësohen në milion euro për individ. Ku i fituan ato shifra astronomike brenda disa muajsh në at vend ku rroga mesatare është 200 euro në muaj?! Pa koment.
Pse u nevojiten truproje? Sepse e dinë që janë hajdutë e tradhtarë prandaj rrezikojnë shkopin vitheve nga të shtypurit nëse dalin në rrugë si njerëzimi i rëndomtë. Janë ata sahanlëpirës, kriminel ekonomik...dhe shërbëtorë të kolonialistëve të Tokave që stërgjyshërit tanë na i kanë lënë amanet t`i mbrojmë me nder. Tradhtarët predikojnë pareshtur kurajën dhe vetëmohimin për shqiptarizmin. Në realitet është kjo krejt një sajim. Jeta profesionale e tyre si “politikan” përbën një shembull të qartë të interesit personal, tradhtisë, pavendosmërisë dhe mungesës së vullnetit të tyre të dëgjojnë kritikat dhe këshillat e atdhetarëve/intelektualëve të pavarur të Diasporës dhe Vendit. Sa më tepër që keqësohet tragjedia e shqiptarëve aq në mënyrë joracionale logjikojnë ata.
Tradhtarë, gënjeshtarë! Jeni fajtor që shqiptaria do të përfundon me një gropë të përbashkët pluhuri dhe eshtrash, një nekropol, një fshat dhe qytet të vdekurish: rrënoja të djegura nga zjarri, ndërtesa të thërrmuara, fabrika të zbrazëta, pirgje me mbeturina pa kuptim, popullatë të masakruar apo kthyer në skllavëri. Në zjarrin e ferrit, për TRADHTI KOMBËTARE do të digjeni ore bastard, të akuzuar për shitjen dhe shkatërrimin e popullit, ajrit, ujit, tokës dhe pemëve të Shqipërisë natyrale.
Shqipërinë etnike e ka kapluar tmerri dhe terri. Nata është me stuhi. Bora mbulon të gjitha rrugët. Ajo zhdukën të gjitha gjurmët e ujqërve dhe të dhelprave. Egërsirat janë futur të gjitha në foletë e tyre. Gjuetari me pushkë vjen në pyll. Zagari shkon përpara. Gjuetari nuk i gjen dot egërsirat, se nuk duken gjurmët. Zagari me anën e erës i zbulon ato...