E premte, 02.05.2025, 07:47 AM (GMT+1)

Kerko: xhafer leci

Xhafer Leci: Dosjet e falsifikuara nga UDB-a

E diele, 03.07.2011, 07:58 PM


Dosjet e falsifikuara nga UDB-a

 

Nga Xhafer Leci

 

Dosjet për të cilat flet Menduh Thaçi, si duket  janë  të falsifikuara nga UDB-a jugosllave.

Polikat e diplomacive serbo-maqedono-sllave, për qëllime të tyre kanë: në radh të parë,përleshjet në mes shqiptarëve deri në hakmarrje fizike. Kështu është shumë më lehtë për serbët dhe maqedonasit të depërtojnë drejt integrimt në Evropë, duke i paraqitur shqiptarët si njerëz të pa nderqshëm, që në mes veti kanë gjithmonë probleme...

 

Vitin e kaluar te një bashkëveprimtarë imi më rastisi të shohë disa dosje të UDB-së  të vulosura dhe të nënshkruara...

Miku im ndër të tjera më pyet: "Çka din ti për demostratën, e cila ka qenë e organizuar më 26 nëntor 1989 në Stuttgart të Gjermanisë, nga Emin Fazlija alias( Emil Kastrioti), kryetar i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare".

 

 Në ate dosje shkruante: se në protestën e sipërpërmendur kanë marrë pjesë edhe drejtues nga LPK-ja si: Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Bardhyl  Mahmuti, Musa Xhaferi, Emrush Xhemajli, Raif Gashi etj.

 

Ndërsa nga kroatët kanë marrë pjesë: Petar Himiç, Malkica Dugeç, Tomo Naletiliç nga Stuttgat-i dhe Josip Lediç nga Frankfurt-i.

 

Dhe, kinse, në përleshje në mes vete në protesten e datës 26.11.1989 qenka përdorur  edhe gazi lotësjellës etj.,

ku, gjoja, paskan kërkuar ndihmë mjekësore mbi 60 veta...

Mikut dhe bashkëveprimtarit tim i  them se unë nuk e besoj që ka këtu asgjë të vërtetë, sepse neve jemi shumë dëshmitarë të gjallë, si pjesëmarrës në këtë dhe shumë demostrata

e protesta të tjera, që janë mbajt në Stuttgart dhe vende të tjera, qoftë nga e djathta apo e majta shqiptare dhe e di mirë se diçka e till nuk ka ndodhur asnjëherë.

 

Duke e ditur se Emin Fazlija ka mbajtë rregullisht shënime, për ta vërtetuar më mirë, e marë në telefon dhe i tregoj se çka shkruan në njenën nga dosjet, e cila bënë fjalë për protestën në fjalë. Ai më thotë: "Asgjë për pos datës nuk ka të vërtetë këtu, unë gjithmonë kam mbajt shënime dhe askush nga këta  emra të veprimtarëve të LPK-së që përmende nuk kanë diskutuar, sepse bindshëm besoj që nuk kanë marrë pjesë në protestën e datës 26.11.1989, e cila është zhvilluar për nder të 28 Nëntorit - ditës të Flamurit",- rrëfen  Emini, duke hapur-shfletuar dhe shikuar edhe domkumentet e shënuara në arhivin e tij.

Emini ndër të tjera më thotë: "Nga gjithë këta emra që përmende ti, përpos kroatit Tomo Naletiliç nga Stuttgat-i, nuk e besoj të ketë marrë pjesë në atë protestë asnjëri prej tyre. Unë disa nga këta emra të veprimtarëve të LPK-së që përmende ti nuk i kam takuar asnjëherë personalisht, e disa prej tyre i njoh, jam takuar 1-2  herë me ta, por, përveç një përshëndetje nuk kemi pasur biseda të tjera".

Nuk ka pasur asnjë përleshje dhe asnjë njeri nuk ka kërkuar kurfarë ndihme mjeksore. Këtë e di policia dhe mjekësia gjermane, sepse, mbajtjet e demonstratave gjithëherë kanë qenë të lajmëruara dhe të përcjella nga organet e policisë gjermane.

 

"Diku në vitet 1990-ta, -  shton Emini,-  në një protestë në Stuttgart dikush nga një urë ka pas hedhur një dozë me gaz lotsjellës në masën e protestuesve, por as atëherë askush nuk është lënduar dhe nuk ka pasur nevojë të kërkojë ndihmë mjekësore. Me këtë rast një person e pat kapur policia gjermane, por, pas disa orëve e kanë liruar", -  përfundon Emin Fazlija,  duke thënë:  "UDB-a gjithëherë është marë me proçese të montuara kundër shqiptarëve".

 

20.06.2011

Gjermani



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx