Kulturë
Gani Qarri: Shkëlqimi shqiptar vazhdon mbi qiellin Kroat
E marte, 07.06.2011, 07:00 PM
 Shkëlqimi shqiptar vazhdon mbi  qiellin Kroat
Shkëlqimi shqiptar vazhdon mbi  qiellin Kroat
Nga Gani Qarri
Shkëlqimi muzikor shqiptar,vazhdon që nga Patrik Nuo në Zvicër, shqiptar nga Babai, me origjinë nga rrethi i Gjakovës, i cili sivjet për herë të parë,ishte edhe pjesë e jurisë së spektaklit muzikor gjerman, "Deutschland sucht den Superstar" Duri Krasniqi në Austri,Vanesa Krasniqi dhe Ardian Bujupi në Gjermani , dhe të tjerë fëmijë të emigrantëve shqiptar, e deri te Fenomeni më i ri- aktual ,i  spektaklit të  muzikës "Kroacia kërkon yllin e muzikës" që po mbahet në Zagreb,djaloshi Mark Marku me origjinë nga Prizreni i cili po mahnit spektatorët dhe jurinë muzikore të spektaklit televiziv kroat.
Ai në kuptimin e plotë të fjalës nuk po mahnit vetëm kroatët por të gjithë ata që e përcjellin paraqitjen e tij me një zë aq të fortë , kumbues dhe të ëmbël muzikor sa që edhe vet rapsodi i ndjerë Augustin Ukaj i cili njihej për zërin  e tij të "pakufishëm" dhe melodik , po të  ishte gjallë, do t`ia kishte shumë lakmi Markut.
Me 4 Qershor ai shkëlqeu edhe një herë me tërë dimensionin e një diapazoni të pa kufizuar tonor, të formës së shkolluar muzikore deri në përsosje, duke habitur edhe jurinë, e cila jo vetëm u ndje e ngushtuar deri në përlotje,para performancës së shkëlqyer të këtij djaloshi  shqiptar, por ajo ishte e gatshme edhe të përulej para një mrekullie të tillë performuese, e cila mund të jetë mësim i dobishëm edhe për yjet e tjerë  që do të vijnë, në spektaklet e ardhme muzikore,kudo.
 

 Mark Marku 
Se fitoren e finales së këtij spektakli ky djalosh shqiptar e meriton, këtë më së miri e dëshmuan edhe shprehjet plot bindje deri në emocione të shoqëruara edhe me lot nga anëtarët e jurisë,kur kompozitori kroat i muzikës Toni Cetinski ,deklaronte se Marku me paraqitjen e tij,ishte treguar fitues i pesë sezoneve,kurse anëtari tjetër i jurisë Fox, shtoi se performanca e djaloshit prizrenas ishte më e mira që kishte parë ,derisa Ivana me lot në sy,këndimin e Markut e quajti  interpretimin më të mirë të këtij sezoni.
Paraqitja e djaloshit prizrenas,u përcoll me aq shumë duartrokitje dhe komplimente të zgjedhuara, saqë ai nga 4 Qershori  mund ta ndiej veten si fitues i pa konkurrencë i spektaklit televiziv të Kroacisë,i cili u nis për të kërkuar një Yll "kroat" por gjeti një Super- Yll , Shqiptar, për të cilin i ftojmë të gjithë bashkatdhetarët që të votojnë në mënyrë të organizuar  dhe në numër sa më të madh që të jetë e mundur, që ky fenomen i dëshmuar muzikor, ta fitoj finalen e madhe kroate, sukses  me të cilën ai, jo vetëm se do ti gëzonte të gjithë shqiptarët dhe adhuruesit e tjerë të tij, por  edhe do ti nderonte që të dy shtetet, Kosovën dhe Kroacinë. Ndaj, unë e uroj Markun për të gjitha paraqitjet e tij të deritashme,dhe i dëshiroj përzemërsisht fitoren e finales së madhe të këtij spektakli, që do të mbahet në ditët e ardhshme.
Cyrih  5 Qershor 2011

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










