Kulturë
Dhimiter Pojanaku: Qiriri i këndon natës
E shtune, 04.06.2011, 06:22 PM
 Dhimiter Petraq Pojanaku
Dhimiter Petraq Pojanaku
                            
Ka lindur ne Pogradec, me 28 gusht 1956. Ka mbaruar fakultetin politiko-juridik ne Universitetin e Tiranes, dega Drejtesi.
Sot punon gjyqtar per ceshtje civile dhe penale ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Pogradec.
Sot eshte nje nga poetet te njohur te vendit e me gjere.
Ka fituar shume cmime poetike kombetare e nderkombetare.
Per poezine e tij te vecante ne vitin 2005 Bashkia Pogradec i ka dhene titullin “ Qytetar nderi I Pogradecit” .
Poezite e tij jane perkethyer e botuar ne disa gjuhe te huaja.
Disa nga arritje me kryesore ne fushen e poetike.
Botimet  poetike
“ Shiu lexon trishtimin tim “  1991
“Mengjes dhe pak nate “ 1993
“Xhindet kercejne polka “   1999 
Guret zbardhin naten “. 2002
“Shtepia ime rrotullon qiellin “ 2000
Perkrahesit ne botimet e para: Justina Aliaj,Azem Shkreli,Agim Vinca Dilaver Baxhaku
Cmimet me kryesore :
Ne vitin 1969, ne kampin e pioniereve Durres,  fiton cmim te pare ne nje konkurs poetik me rastin  e 25 vjetorit te clirimit te atdheut, nga I moment I qepen dhe nuk I ndahen ethet per cmime poetike.
1996 – çmim nderkombetar per poezi ne Itali,Milano
1997 – çmim nderkombetar per poezi ne France
1998 –    fiton me konkurs perzgjedhje ne antologjine me poete nderkombetare ne Rimini, Itali
2000 – fiton me konkurs pjesmarrjen ne antologjine e poezise kontemporane ne Indi.
2000 – botohet ne Bukuresht,ne gjuhen rumune,vellimin poetik “Shtepia ime rrotullon qiellin “
2001 – I ftuar ne takimin poetik te Roterdamit,Hollande
2002 – çmim special nderkombetar, me poezine kushtuar nenes,ne Itali.
2003 – çmim nderkombetar ne takimin poetik me poete nga Shqiperia, Greqia, Maqedonia.
2003 – I Akordohet nga Ministria e Arsimit dhe Kultures “Penda e  argjendte“,  per vellimin “ Guret zbardhin naten”, shpallur libri me i mire ne poezi per vitin  2002. Vleresohet nga juria ne kete cmim prestigjioz vecanerisht  stili I vecante, gjuha lakonike  e sugjestionuese.
2004 – Takim ne Manhattan New York me shkrimtare Shqiptaro- amerikane dhe dashamires te poezise,pjesmarres ne festivalin poetik mbremje strugane Maqedoni, pjestamrres ne festivalin poetic Curtea De Arges, Rumani.
2004 Cmimi poetik  “Doruntina”,Kumanove,Maqedoni
2005 –per krijmtarine  e vecante poetike Keshilli Bashkiak Pogradec I akordon titullin” Qytetar Nderi “ i Pogradecit. 
2006 – çmim ne takimin poetik nderkombetar  ne Shkup, Maqedoni
2007 – çmim ne takimin nderkombetar poetik “Ditet e veres” ne Elbasan, Shqiperi.
2008  - Cmim Lasgush Poradeci ne takim e vjeshtes, Korce
Organizon e drejton takimin poetik nderkombetar  “Vjeshte ne Pogradec” Organizon e drejton naten poetike “ poezia me e mire per veren” ( pijen)
Disa vecanti: Adhuron detin. Mban te gjitha  poezite permendesh.
Dhimiter Petraq Pojanaku
Qiriri i këndon natës
 
Afromi faqet krahe korbash,
T`I  zverdh e ngroh me timin  pjalm.
 
M`i afro,
Vetem une  digjem per ty me trup e eshtra.
 
Ne jaken e palltos,
Do ta stampos puthjen time
Si karafil I kuq
Gati per sherr.
 
Eja ,flutur bije serrash,
Me duaj,
Vec mos u bej e babezitur,
Palcen e perit,
Mos ma thith pernjehere,
Eja ta bejme dal-e-ngadale
Si
Motmoteve
Moj skilja ime e vjeter.
 
Pas dashurie.
Ta dish,
Do  krekosem,
Si zambak i verdhe mbi lekuren e deteve te zinj.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










