Kulturë
Agim Gashi: Ditëlindja e përjetshme
E enjte, 02.12.2010, 10:59 PM
Ia fali Presidentit të përjeshëm të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugovës për ditëlindjen e 66-të!
Agim Gashi
DITËLINDJA E PËRJETSHME
Sot në ditën e Dy dhjetorit
Kur mbar bota është në qetësi
Kam vu foton tënde pranë
Ta festoj ditëlindjen Ty.
I vetmuar në dhomën time
Një karrike rrin e zbrazur,
Ajo është vendos për TY
O presidenti ynë i dashur.
Gëzuar Ditëlindjen President
Sot ti mbushe 66 mote,
Sa te jete kjo botë me njerez,
Do festohet ditlindja jote.
Ishe Ylli i shqiptarisë,
Ishe drita e njerzisë
Njerz si ti lindin rrallë
Lum populli që të pati n´ballë.
Edhe pse je në fotografi
Unë të ndiej se je igjallë,
Folma prapë ndonjë fjalë.
Porositë na i ke lënë
Si në libra e si në jetë,
Nëse shkojmë rrugës sate,
Populli ynë i lirë do jetë.
Çdo dhjetor ka një emër
Se na e dha një Yll t´lirisë,
Ishe e mbete në çdo zemër,
Ikona kombëtare e Dardanisë.
Gëzuar, gëzuar Ditëlindja jote,
Në parajs me engjëj të tjerë,
Me trimat që ranë për këto troje,
Në zemër t´kombit do jeni përherë.
Të përshëdes me sharkinë time
Tani shko e flej në qetësi,
Të kam kënduar e do të këndoj
Me plot zemrën këngë për Ty!
02.12.2010-Düren
http://agim.poeticforum.com/veprimtaria-letraro-muzikore-e-agim-gashit-f17/shkrime-per-dr-rugoven-t356.htm
http://www.youtube.com/watch?v=NNtS_JVlixw
http://www.youtube.com/watch?v=vsyvnM5pDSQ
http://www.youtube.com/watch?v=xlCga6GBmwU
http://www.youtube.com/watch?v=cXdQqGlILq4