Intervista
Albert Vataj: Intervistë Ekskluzive me Kryetarin e Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha
E merkure, 21.11.2007, 11:19 PM
Intervistë me Kryetarin e Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, Fatmir Hoxha
Dje në diktaturën e Hoxhës, sot në diktaturën e Katovicës
E takojmë atë në një bar-kafe prane parlamentit. Kushdo që frekuenton këtë bar dhe që nuk e njeh, menjëherë do të vërë re tek ky njeri, jo vetëm një administrator të përsosur të një lokalit, por dhe një njeri fisnik. Në këtë vend nuk është e domosdoshmëri të jesh i njohur në një fushë të artit, të sportit apo të politikës, apo gjejeni vetë se si që të kesh popullaritet. Fatmir Hoxha ka konturuar njohjen e tij në atë copë të Tiranës edhe më tej, deri ku mbërrin vepra e tij e mirë dhe bujaria me “zemër të bardhë” kur thotë populli. Jo vetëm kaq, mirësia ka bërë që kafja e tij të jetë një nga toponimet populiste të kryeqytetit. Ku po takohemi-tek kafja e Mirit. Ku po të pres-te lokali i Mirit. Shihemi tek Fatmiri. Por ndodh edhe kështu: Si ia bëre zgjidhjes së asaj punës- i kam thënë Mirit. E zgjidhe atë problemin-më ndihmoi Miri?
Fatmir Hoxha
Sot ndërsa i ashtuquajtur globalizëm ka orjentuar shoqërinë shqiptarë për nga një pragmatizëm që tejkalon të gjithë limitet e përcaktuara në standartet e akademikëve të filozofisë. Sot ndërsa individualizmi po e vë përballë një metamorfoze një ndër traditat më të shkëlqyera dhe më humane të shoqërisë shqiptare, ngrohtësinë e jetës shoqërore, tek personazhi ynë “demode”, apo “konservator”, “human” apo “zemërdhembsur” gjithçka e shqiptarizmës ka mbetur si më parë. Bujaria, mirësia, fjala e mirë, por dhe burrëria, trimëria, atdhetarizmi i pashoq, patriotizmi dhe nacionalizmi, gjenerojnë tek ai një fuqi të pashtershme vullneti për kombin dhe gjithçka shqiptare ngado.
Të gjithë këto cilësi, që gradualisht po e zhveshin tërë të ashtuquajturen shoqëri bashkëkohore, dëshmojnë të jenë treguesit më domethënës dhe kolonat e forta të moralit dhe principeve bazë që kanë mishëruar atë përgjatë gjithë veprimtarisë së tij, që në rëgëtitjet e para si drejtues i ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Tiranës, e deri sot si kryetar i një prej partive më të reja, që do t’i shtohet korit të zhurmshëm të klasës së politikbërjes. Ajo që pasqyron në të gjithë atë çfare është ky protagonist duket se i ka rrënjët tek origjina e tij, tek kalvari i mundimeve, sakrificave dhe flijimeve të të gjithë gjeneratës së tij, si nga ana e nënës, ashtu dhe e babait. Golgota e familjes së tij është tipike e shqiptarëve patriotë dhe të përkushtuar deri në vetmohim për atdhetarizëm e flamur.
Kaq do të mjaftonte të kisha shtysën e mjaftueshme ta intervistoja për “Lajmëtari i Lirisë”. I telefonova dhe do të ishte i pranishëm brenda pak minutash në takim. Dashamirës si gjithnjë, i gatshëm për gjithçka dhe bujar. Objekti i intervistës ishte ideja e krijimit të partisë, ndoshta jo dhe aq për tu rënditur në galerinë e partive politike, për ta përfshirë vetveten në spektrin e tendencës për pushtet dhe privilegje, se sa për të krijuar një parti që të mbushte një nga hendeqet më të mëdha, konkretisht mbrojtjen e të drejtave të mohuara, ku në themel do të kishte përfaqësimin dhe mbrojtja e interesave të të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politike, interesa, të cila deri më tash duke mbetur në kuadrin e përfaqësimit vetëm si shoqata, kërkesat, interesat dhe universi i kësaj shtrese të diskriminuar të shoqërisë shqiptare, të mos kishin një fjalë të lirë, një zë të fuqishëm, një apologji stoike dhe të vendosur. Drejt kësaj partie, veç mbrojtjes së interesit të kësaj shtrese që vijon të ndjehet e persekutuar edhe sot nga pinjollët e komunizmit, si dje nga etërit e bolshevizmit edhe një larmi sfidat politike përbëjnë panoramën e përgjithshme të devizës.
Kush është Fatmir Hoxha, kush është origjina e tij, nga rrjedh prejardhja e gjeneratës që Fatmir Hoxha përfaqëson?
Origjina e familjes time vjen nga Misdhodezha e Strugës, Maqedoni. Ajo pikënis me vrasjen nga antishqiptarët gjakatar maqedonas të gjyshit të babait, Haki Meta. Kjo vrasje do të flakadante më fort në zemrën e babait atdhetarizmin, shqiptarizmin, por kjo do t’i kushtonte tepër shtrenjtë, nëse do të vazhdonte të qëndronte atje. Kështu, babai, Osman Meta (Hoxha), vendos të arratiset për në Shqipëri, në vitin 1941. Në Shqipëri njihet dhe martohet më nënën time Dituri Xhemali Kulla. Familja e nënës rrjedh nga një taban genetik me tradita patriotike, ku spikat mbrojtja që kjo familje ka shfaqur ndaj kufinjve të kërcënuar nga rreziku sllavo-grek.
Si vijon më tej fati i familjes suaj?
Më 1946 nëna ime dënohet si antikomuniste dhe kundërshtare e flaktë e regjimit të Enver Hoxhës dhe mizorive të diktaturës, luftës së klasave.
Veç këtij çmimi që u desh të paguanit traditave antikomunsite, sa do të kushtonte kjo bindje për familjen tuaj?
Gjyshit, Beqe Turanit (Beqe Kulla) i është rrethaur kulla plotë 38 herë nga komunistët duke e bërë një ferr të vërtetë jetën në Shqipëri, duke e bërë gjithnjë e të pamundur qëndrimin aty. Ndërkaq ai arratiset në Itali dhe një dajë në Zelandën e Re. Nga bombardimet që i janë bërë kullës, nga forcat partizane të Petrit Dumes dhe Teki Kolonecit, Njazi Kullës i plasin të dy sytë, duke e zhytur që në moshën 17-vjeçare, deri në moshën 78-vjeçare, kur dhe ndërroi jetë, në një natë të përjetshme, në një terr të egër.
Ende duhet t’i paguante komunizmit familja juaj?
Sigurisht që ajo kërkonte e kërkonte gjithnjë, e bindur se me këtë do të mund të veniste sadopak vullnetin antikomunist dhe shpirtit atdhetar që karakterizonte çdo degë të pemës së kësaj familje. Kështu vala e sulmeve do të vijonte. Feridi dhe Skënderi dënohen me burg të përjetshëm, dhe vujanë heqjen e lirisë pas telave në burgun famëkeq të Burrelit. Më pas, dhe konkretisht, më 1957, familja ime dëbohet nga Tirana, duke u vendour në Kamëz, dhe do të riktheheshim vetëm në vitin 1971. Kalvari do të vijojë me arrestimin si agjente anglo-amerikane Hatixhe Çoçolit (Kulla), e cila vdes në duart e hetuesve të sigurimit, nga torturat çnjerëzore për ditë e netë të tëra. Duart e gjata të sigurit të shtetit nuk ndalen deri sa më 1974 agjenti i sigurimit, Halit Barami, ekzekuton djalin e vogël të Beqes, në Zelandën e Re. Familjes veç të tjreash nga pushteti komunist na është sekuestruar një shtëpi tek Rruga “Fortuzi” në Tiranë, e cila edhe sot e kësaj dite nuk i është rikthyer pronarëve të sajë real, duke mbetur një pasuri ende e grabitur.
Kaq e gjatë dhe e mundimshme ka qenë rruga e kalvarit?
Tre breza, fizi ynë ka qenë viktimë e persekucionit, veç ekzekutimeve, torturave, dëbimeve, sekuestrimeve, pushteti komunist nuk ka qenë asnjëherë i ngopur nga ajo që i kemi paguar dhe nga ajo që ky gjakpirës ka kërkuar për të shuar etjen e tij për gjak dhe babëzinë me jetë të pafajshme. Nga praktikat mesjetare të trajtimit, që pikënisnin që në hapat e parë, që në fillesat e goditjes që diktatura ushtroi ndaj familjeve asntikomuniste, kaloi në një tjetër persekutim, në një tjetër luftë, në një tjetër. Konkretisht ajo do të vazhdonte me largimet nga puna dhe vendosje në punë të rënda, mohim total të arsimimit të të gjithë pinjollëve të kësaj familje. Jo vetëm kaq, ndaj këtij fati tragjik do të ekspozoheshin dhe bashkëshortët e motrave dhe fëmijët e tyre. Deri në fund lukunia komuniste nuk u ngop. Nuk ka rrëfenjë që ti tregojë për gjithë ata që ka hequr familja jonë, gjithë atë farë kanë bërë komunistët ndaj nesh.
Vitet e ndryshimeve natyrisht do të ishin për ju dhe familjen tuaj, si vitet e një rilindje, si vitet e rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të mohuar, të cilat natyrisht që do të merrnin një emërtim më sinjifikativ në rolin që familja juaj pati në këto ndryshime të mëdha demokratike në Shqipëri?
Familja jonë, si shumë familje të tjera shqiptare, të cilat kishin vuajtur për vite e vite më radhë persekucionin e pashoq, u radhitën në vijën e parë të frontit duke u bërë ndër veprimtarët më të zellshëm të triumfit të demokracisë. Vëllezërit, Hakiu, Durimi dhe Bujari organizuan protesta dhe do të ishin në pararojë të manifestimeve më të fuqishme antikomuniste për rrëzimin e diktaturës, për dëbimin nga pushteti të të fundit diktator të Evropës, Ramiz Alinë, atë që para trupit pa jetë të Enverit do të betohej se do ta vazhdonte me besnikëri rrugën e lënë në mes. Njëri prej vëllezërve, dhe konkretisht Haki Hoxha do të themelonte sindikalizmin e parë shqiptarë, e cila ishte dhe organizimi i parë antikomunist, ku me protesta dhe greva do të kërkonin fuqimisht dhe pa kushte lirimin e të burgosurve politikë.
Ku spikat veprimtaria juaj postkomuniste?
Më 1996 marr drejtimin e shoqatës së ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë për Tiranën. U përpoqa të justifikoj besimin e ofruar nga bashkëvuajtësit, për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të kësaj shtrese të shumëvuajtur. Jam përpjekur dhe mendoj se kam arritur maksimumin e munshëm në zbutjen e halleve të bashkëvujtësve, në zgjidhjen e problemeve dhe në integrimin e saj, aq sa mund dhe kishte kompetenca roli im drejtues në këtë shoqatë, natyrisht dhe në kushtet e pafavorshme ku duhej të arrije këto sfida. Duke shfrytëzuar të gjitha mjetet që jep ligji, kemi mundur së bashkë të rikthejmë dinjitetin e njerëzve të kësaj shtrese, të ushqenim shpresën se pas një ferri të gjatë në burgjet e diktaturës, një ditë e re do të lindte, një tjetër jetë do të përqafonte vullnetet e tyre të lënduara. Përpjekjet për të arritur shumëçka ishin titanike, pasi edhe pas rrëzimit të bustit të Enverit, fantazma e tij do të ringrihej nga gërmadhat për tu bërë një realitet politik në qeverisjen shqiptare. Do të ishte e vështirë, shpesh dhe e pamundur që liritë dhe të drejtat tona, privilegjet dhe detyrimet kushteteuse të gjenin zbatim. Por ne nuk ne nuk kemi reshtur së luftuari me mjete demokratike që liria jonë të ishte një liri jo vetëm jashtë qelive të burgut të Burrelit apo të Spaçit, por të ishte liri me të drejtat dhe liritë e përcaktuara nga kartat ndërkombëtare. Me protesta dhe greva kemi kërkuar kthimin dhe kompensimin pa kushte të pronave. Kemi kërkuar me insistim, gjithashtu integrimin në shoqërinë shqiptarë të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë. Kemi kërkuar po ashtu largimin nga të gjithë instancat dhe hierarkitë e drejtësisë të të gjithë atyre që në një mënyrë apo në një tjetër ishin veprimtarë të sigurimit të shtetit, i kishin shërbyer me devotshmëri diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, kishin nënshkruar me dorën e tyre pushkatike, varje, burgosje, inetrnime, sekuestrimin e pasurisë së ish të përndjekurve politikë. Me pak fjalë ne kemi kërkuar largimin e persekutorëve tanë, të atyre që kanë bërë genocid mbi atë shtresë të shoqërisë, që sot quhen të përndjekur politik. Nuk kemi hequr dorë për asnjë moment për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe moslejimin e ushtrimit të çdo veprimtarie në shtetin shqiptarë të atyre që janë pjesë e krimeve të diktaturës, të gjithë atyre që kanë larë duart me gjak.
Sot, sa mendoni se gjithë këto përpjekje janë kthyer në sfida?
Fatkeqësisht pjesërish ka mundur të konkretizohet kërkesat që kemi parashtruar. S’kishte se si të ndodhte ndryshe kur endë në krye të shtetit kemi ish rekrutë të sigurimit, drejtësinë ende e dirigjojnë pinjollë të diktaturës komuniste, fatet e ish të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit i marrin vetë persekutorët. Nuk shoh që pas rrëzimit të diktaturës në Shqipëri te ketë marrë fund njëherë e përgjithnjë ky realitet tragjiuk, kjo fantazëm ezezë.
Mendoni se në përfaqësimin e shtetit shqiptar ka ish bashkëpunëtorë të sigurimit famëkeq, apo thjeshtë propoganda mediatike reket të persiatë artikulime të ndryshme, të cilat i përcjell si pseodonimet e bashkëpunëtorëve të sigurimit?
Nuk është aspak e vërtetë që artikulime dhe emërtesa të ndryshme të jenë një fushatë propagandistike mediatike, e personave apo e grupeve të caktuara që kërkojnë në një mënyrë apo në një tjetër të hedhin hi gjoja mbi personalitetin e shumë përafqësueve të pushtetit të djeshëm dhe të sotëm. Kjo është një e vërtetë si drita e diellit. Pas çdo pseodonimi qëndron një emër konkret. Shumë gazeta kanë patur kurajon t’i prezantojnë këto pseodonime, pnjë pjesë e kufizuar ka përballur personin konkret me veprimtarinë e tij me sigurimin. Por janë shumë e shumë pseodonime të tjera që qarkullojnë dhe një pjesë e vogël njerëzish janë në dijeni se kush fshihet pas sejciles nofkë që u ka vënë atyre sigurimi. Ajo që është më e dënueshme, madje dhe vepër penale është ekzekutimi i shumë dosjeve që eksponent të rëndësishëm në politikë dhe në drejtimin e shtetit kanë bërë. Ata mendojnë se pas kësaj kanë larë duart si Pilati, por ata harrojnë së viktimat e veprimtarisë së tyre të errët janë ende gjallë, janë një dëshmi e patjetërsueshme, janë një e vërtetë që nuk mund të fshihet, nuk mund të ekzekutohet. Gjithsesi ata kanë hequr qafe një provë zyrtare që vërteton dhe bën me përgjegjësi personin e tyre, dhe se çfare “llomotitet kafeneve, nëpër gazeta apo nëpër deklarata të irritura të kundërshtarëve të tyre politikë, ata as nuk merakosen fare.
A do ta shikoni me rrezik zvarritjen e zbardhjes së kësaj të vërtete, hezitimin për të hapur dosjet dhe për të bërë present detyrimet ligjore që kanë të gjithë këto eksponent?
Fillimisht dua të sqaroj se ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi kafshëror në atë që quhet shlyerje e përgjegjësi, shpagim i mëkatit, për të gjithë ata që ishin persekutorët tanë dhe sot po të tillë por me një emër tjetër. Ata duhet të kenë kurajon, siç dhe e kanë patur tek-tuk, të përballen me realitetin dhe të jenë koshient përballë detyrimeve ligjore që rrjedhin për njerëzit e kësaj kategorie. Me pakta që ata duhet të bëjnë është të mos kërkojnë me ngulm të jenë domosdo, ende njerëz që kanë në duar fatin tonë, fatin e shtetit shqiptar, fatin e demokracisë, fatin e integrtimit evroatlantik dhe atij evropian. Për sa kohë që ata të drejtonë shtetit, aq më të vështirë do ta kemi të shkëputemi n nga e kaluara, e ardhmja dhe demokracia do të jenë pafundësisht të brishta, përjetësisht të mohuara për shqiptarët.
Ju tashmë jeni kryetar i një partie, që mund të jetë me e reja në spektrin e politikës shqiptare, si quhet?
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re.
Si lindi ideja e krjimit të kësaj partie?
Themelet e idesë së krijimit të kësaj partie janë të vendosura në të drejtën tonë për përfaqësim politik. Duhet ti jepej fund një herë e përgjithnjë, që në emrin tonë të flasë dikush tjetër, duhet të merrë fund një herë e mirë, që përfaqësimi ynë të jetë i mangët dhe zgjidhja e të gjithë problemeve të shtresës së ish të përndjekurve politikë. Mjaft me pikësynime të qarta e dashakeqe politike për të lënë këtë shtresë të shoqërisë pa nivel përfaqësimi politik, pa të drejtë legjitime fjale, pa atribute. Mjaft duhet që në emrin tonë të fliste dikush tjetër dhe asnjëherë përfaqësimi dhe zëri ynë të mos jetë i fuqishëm dhe vendimmarrës. Pavarësisht se diktatura komuniste la këtë shtersë pa të drejtën e arsimimit dhe integrimit social-shoqrore, ekonomiko-politik Vitet kanë vërshuar, ndryshimet politike duan apo nuk duan një pjesë, kanë gjeneruar një brez me potencë intelektuale, të aftë të drejtojnë parti politike, digastere, e pse jo dhe shtetin.
Çfarë principesh bazë do të jenë si lajtmotiv i kësaj partie, pra kush është synimi, apo përpjekjet që merr përsipër për t’i arritur krijimi i këtij formacioni politik?
Interesat komëtare, flamuri dhe heronjt e saj janë për ne të shenjtë. Përparësore në sfondin e organizimit është që në radhët e sajë, kadegorikisht të mos aderojnë persona që kanë shërbyer diktaturës komunste dhe kanë shërbyer sigurimit. Përfaqësimi i shtresës së ish të përndjekurve në arenën politike, në atë të vendimmrrjes, kërkesa për kthimin dhe kompensimin e pronave, politika sociale më të ndjeshme ndaj problemeve akuto që po viktimizojnë të sotmen e shoqërisë shqiptare, janë sfidat më të rëndësishme politike që i kemi vënë vetes si qëllim. Gjithashtu një ndër synimet tona është dhe kërkesa e vazhdueshme pranë instancave kompetente për transparencë në aspektin e papunësisë, varfërisë dhe problemeve sociale në përgjithësi. Shanset e barabarta, dhe të gjithë të barabart përpara ligjit janë kërkesa energjike që do t’i parashtrojmë çdo pushteti që do t’i besohet qeverisja e vendit
Sa e përfaqësuar ka qenë përgjatë këtyre viteve shtresa e ish të përndjekuyrve politikë dhe cili ka qenë roli i shtetit ndaj kësaj shtrese?
Fatkeqësisht kjo shtresë ka përfituar fare pak, për të mos thënë se asaj i ka mbetur t’i gëzohet lirisë jashtë mureve të ftohta të burgut, çka do të thotë se shteti i ka trajtuar këto njerëz si për mëshirë, duke i joshur me kacille. Ne nuk kishim, nuk kemi dhe nuk do të kemi nevojë për mëshirë, për drejtësi, për respektim të të gjitha të drejtave që na takojnë ligjërisht, asgjë më shumë. Duke i lënë ish të përndjekurit politikë dhe të drejtën e përfaqësimit të tyre vetëm në rangun e një shoqate, ata do ta kishin dhe e bënë të mundur ta kishin më të lehtë t’i mbanin ende nën sundim njerëzit e kësaj shtrese, ose t;i mashtronin. Domosdoshmërisht ata nuk duhej të ishin askund në drejtimin e shtetit. Një porosi Kativice do të arrihej nga komunistët e sotëm më një përpikmëri sa dhe vetë ati i kësaj filozofie, Gorbaçovc, do ta kishte zili. Duke i lënë shoqatë ata jo vetëm tentuan ti kishin më nën kontroll këtë shtresë, por dhe ta denigronin më tej atë, ta nëpërkëmbnin ende personalitetin e tyre të përfaqësimin, të dyshonin pafundësisht mbi standartet e tyre intelektuale.
Mendoni se kjo sihte një strategji sipas Katovicës, që ju deri mjë tash të ishit vetëm shoqatë dhe të mos kishit të drejta që rrjedhin nga të qenit subjekt politik, forcë lëvizëse politike, vendimmarrës?
As vetë Ramiz Alia, si ati shqiptar i Katovicës, nuk do të besonte në kohën që mbrojti këtë tezë, se ajo do të gjente një terren kaq të përshtatshëm veprimi dhe veprimtarë kaq të zellshëm për ta vënë në jetë këtë doktrinë të postkomunizmit. Tendenca e atyre që të mos lënë shtresën e ish të përndjekurve politikë ti afrohen pushtetit dhe të jenë veprues me të drejta të plota, si të gjithë të tjerët, në një shoqëri demokratike, duket në një farë mënyre një rikthim tjeter në diktaturë. Është e vërtetë se kjo diktaturë nuk është ajo që sukseset pushtetit të tij i mat me luftën e klasave, me mbushjen e burgjeve me kundërshtarë politikë. Një tjetër diktaturë, një tjetër klasë politike komuniste ka kapluar shtetin shqiptar. Sot megjithse jemi në demokraci, ende metodat e drejtimit si të partive politike, ashtu dhe të shtetit, janë po ato metoda të trashëguara nga koha e diktaturës komuniste. Parë me një sy vëzhgues nga dje, sot ka fare pak ndryshim. Ajo që ka ndryshuar është vetëm sipërfaqja, në themel, në Shqipëri ka mbetur po ajo klasë politike, që luan po atë lojë politike, që ushtron veprimtarinë për të arritur po ato qëllime, varfërimin e masës së madhe të njerëzve dhe përqëndrimin e të ardhurave në duart e një grupi të vogël njerëzish. Krijimin e një anarshie në arsimimin publik të brezit të ri dhe shvleftësimi e këtij arsimimi, duke i dhënë përparësi arsimit privat, ku kanë mundësi të shkollohen vetëm të pasurit. Gjithashtu loja me pronën, kthimin dhe kompensimin, duke mbetur vetëm në kuadrin e një lojë politike dhe duke e shtegtuar problemin gjithnjë drejt rrugëve pa krye, ata bëjnë të mudnur që prona të mos kthehet tek i zoti dhe për pasojë, të drejtat universale të ekonomisë së tregut, të mos gjejnë zbatim. Një minim i tillë i themeleve të demokracisë është në interes të vazhdueshëm të atyre, që kërkojnë me çdo kush, që Shqipërtia të mos bëhet, që populli të mbetet viktimë e lojrave dhe konfliktualitetit politik. Kështu ajo që fiton është ajo diktaturë e re që po instalojnë ish komunistët me petk demokrati.
Në këto kushte, natyrisht që do ta keni tepër të vështirë, si në prezantimin elektoral, në fuqizimin e zërit tuaj publik ashtu edhe në gjetjen e rrugëve të sfidës?
Sigurisht që përpjekja jonë tashmë politike institucionale do të përballet me vështirësi të shumta. Sfidat për tu arritur kërkojnë një konsum të madh energjie njerëzore dhe intelektuale. Pengesat janë të parashikuara dhe të vështira për tu kapërcyer. Këto dhe shumë barriera të tjera nuk kanë pse të jenë frenuese që edhe ne si ish të përpndjekur politikë të mos kemi zërin tonë, përfaqësimin tonë, forcën tonë vepruese në atë që do të jetë shteti i të drejtët, pushteti i të gjithëve dhe të gjithë të barabartë para ligjit. As nuk e kemi menduar se do të jetë e lehtë kjo ndërmarrje, por as të pamundur arritjen e këtyre sfidave nuk e pranojmë. Demokracia është pushtet i të gjithëve dhe ne do të përpiqemi ti bindim bijtë e etërve, se heret a vonë ajo do të trioumfojë.
Në të ardhmen si do të jenë marrëdhëniet me partitë e spektrit të djathtë?
Reciprociteti, korrektësia e respektimit dhe zbatimit të marrëveshjeve paraprake, dinjiteti që do të garantohet nëpërmjet një politike transparente, politike vepruese, politike që do të drejtohet nga interesa kombëtare.
A do të jeni të gatshëm që në një të ardhme të dorëzoheshit përpara marrëveshjeve për interesa pushteti, pazaresh politik, etj, manovera kaq të njohura të politikbërjes në të sotmen shqiptare?
Me të djeshmen, me të sotmen dhe me të ardhmen e popullit dhe kombit shqiptar, interesave të shenjta të shqiptarizmis nuk ka pazare. Nuk mund të bëjmë kompomise, çmimin e të cilit duhet ta paguajnë shtresa e mesme dhe e varfër e shoqrisë. Ne jemi tashmë në një suybjekt politik për të përfaqësuar dhe mbrojtur këto interesa që për ne janë të shenjta dhe kurrsesi nuk mund që ne të shkelim parimet themelore, principet bazë të partisë sonë, në mbrojmë drejtat e mohuara dhe jemi këtu për ta bërë këtë në mënyrën më të mundshme.
A keni frikë se do të jeni të papranueshëm nga pjesa tjëtër e politikës, e cila në një mënyrë apo në një tjetër ka bërë kompromis me të palejueshmen vetëm për të mbijetuar në kushtet e një politike “novatore”?
Ne nuk kemi oindiur si subjekt politik duke menduar se si do të mëndoje kjo apo ajo parti, lidershipi i këtij apo atij kah politik. Ne jemi tashmë në politikën shqiptare një zë ndryshe, sepse vetë politika ka nevojë emergjente për këtë. Pak rëndësi ka për ne se cili do të jetë qëndrimi i tyre. Vendosmëria jonë për të zbatuar objektivat tona në respoerkt me ligjet e vendit dhe kushtetuetshmërinë është qëllim