Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pa drejtësi nuk ka paqë, liri as demokraci
E diele, 09.05.2010, 06:58 PM
EVROPË, KE “HARRUE”..:
PA DREJTËSI NUK KA PAQË, LIRI AS DEMOKRACI..!
Nga Fritz RADOVANI
Ramiz Alia mbështet grevën e urisë…“Ja, mos shko larg. Ti shiko greva që po bëhët sot e rinisë, ata djem dhe vajza janë për t’u admiruar, që për një ideal të tyre, për votën e lirë, kërkuan, bënë protesta, shkruan, bënë demonstrata, pasi nuk i dëgjoi njeri vëndosën të futën në grevë… Ata janë për t’u admiruar për vullnetin e tyre të madh, për vëndosmërinë e tyre të madhe, nuk po kërkojne para për vetën e tyre, bukë për vetën e tyre, po kërkojnë një të mirë për të gjithë shoqërine dhe unë mendoj se kushdo duhët ta shikojë me një sy optimist këte…”
Edhe “babai i tyre” Enver Hoxha, (“dreqi ia pastë marrë shpirtin”, siç, thotë gjithë Populli Shqiptar), ka pasë thënë: “Unë do bëhëm terrorist..!”…
Ja, çka thotë At Gjergj Fishta për…: GJAKSORËT
Ndalnju! Ku véni burra?...
Pash Zotin, lshoni hutat!
Pse teper gjak asht derdhun,
Pse teper bajtë kem’ futat:
Prej vaj’t na asht marrun zani...
Medet, o qiellë, medet!...
T’ njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,
T’ tanë t’ quejtun me nji emen?
A thue, kshtu do t’ xêhen (ngatrrohen)
Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke
E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?
3. Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit
T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit...
Kush kjé, kush kjé ai mizori,
Qi pushken rroku s’ parit
E duerët tash don me i zhye
Në gjak t’ vllazenvet kot?
4 Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!
E vejë ati i mbetët grueja
Djali i njatij t’ perbuzunit
Veshun me zhele t’ hueja,
Kerkoftë nper dyerë të shekllit
Pa u gjetë kush me i dalë zot.
5 Jo, jo, se ma prej sodit
Thêmra e gjaksorve e mnershme
Token nuk do t’a shklasë,
T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,
T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,
E shuguruen me gjak.
6 Atje nen vapë t’ Saharës,
Nder luaj e pardha jeten
Mizuer, kush don me më shkimun
Në gjak t’ vllazenve etjen,
Atjé, pa kenë vajtue,
Mbaroftë i namët per lak...
7 Djelmt t’onë, - ah kob i zi!
Djelm t’onë e Arbnis uzdaja,
Të cillt dergue i pat qiella
Per me mbarue punë t’ mdhaja,
E vllazenve i muer pushka
E kalben sod në vorr...
8 E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shpi dalë fare:
Me thirr nder hatlla mblue
Lahuta heshtë Shqyptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u kndon n’ oborr...
9 Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se neper terr, Njai, t’ cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë sheklli,
Kundra teje po vjen.
10 I zi e i perfrigueshem
I prin Atij thellimi:
Ftyren ia zblon vetima,
T’ cillen ia ndezi idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij ia then.
11 Me zhgjeta të frigueshme
Doren Ai e armatisi;
Qé, se edhe e rrebtë duhija
Idhun mbi ty tash krisi,
E ‘i dét të zi ankimesh
Permbi kryet t’and dikon.
12 Qé, se edhe vala e mnershme
Perpin me gjire t’ veta
Shpin t’ande prej themelit:
E grueja e jote e shkreta,
Fmin t’u tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot pshtim kerkon.
13 U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frigshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue...
Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit
Pa thanë nji Zot: Do t’ bije
Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.
14 O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot landë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau ?
I nderuem lexues! Nuk besoj se ka nevojë për koment...
Me siguri një pyetje do t’ më kishit drejtue: Po, kur, do të ngjasë kjo?
- Këte pyetje do ti kishe drejtue edhe unë Evropës..!