Kerko: Remzi Salihu
Remzi Salihu: Performanca alkimiste e një shpirti të shqetësuar poetik
E merkure, 30.12.2009, 07:56 PM
PERFORMANCA ALKIMISTE E NJË SHPIRTI TË SHQETËSUAR POETIK
Vëllimin poetik ''Lumi që rrjedh drejt burimit'', 2007
Nga Remzi Salihu
Në synimet e thella artistike poetët fluturojnë me imagjinatën
e tyre kah hapësirat e panjohura jetësore, fluturojnë drejt kthjelltësive për
të përmbushur në vete një kërkesë të madhe spirituale, intelektuale e
njerëzore. Ky dialog shtegtimi midis vetes dhe ndjenjës së përgjithshme,
gjithsesi, të largon e të sjell në vete me shpresën e përmasave të mëdha
jetësore, se ke plotësuar diçka që ka munguar në kozmosin kolorit të
njerëzimit. Të paktë janë ata njerëz që i takojnë një rrethi, apo vendi të
caktuar, e që shkëputin diçka të çmueshme nga jeta e rëndomtë e tyre me
vetëbesim për një detyrë e mision të caktuar jetësorë. Gjithsesi këto mënyra të
guximshme jetese janë sakrifica, tortura të njeriut, për të ndryshuar diçka që
është e përgjithshme, në atë individuale e të veçantë. Kështu në këtë qiell
yjesh, padyshim, do të ndriçoj me vargjet poetike edhe poetesha Silke
Liria Blumbah.
Rrugëtimi refleksiv, që rend me veçanti
nëpër vargje, me shpirtin alkimist të kohës moderne, poeten do ta shpjer majave
zenitore të kuptimit të jetës, andaj frymëmarrja e kthjellët frymëzuese e
kreative në vëllimin poetik ?Lumi që rrjedh drejt burimit?, të Silke
Liria Blumbahit shënon një freski të kulluar dhe, njëherë një largim dihatjesh
të etshme shpirtërore nga vetja, drejt burimit të dashurisë së nisur në kohë e
hapësirë të pacaktuar jetësore. Barka poetike mbi të cilën lundron me
imagjinatën e vet shumë kuptimore, poetja Blumbah, është ajo barkë që mbush,
shalon dallgët e historisë së dhimbjes dhe dashurisë së njeriut e kozmosit që
na rrethon. Largimi nga vetja drejt gjurmëve të shpirtit të shqetësuar, poetes
i jep frymëmarrje jetese, gjallëri nga më të ndryshmet, sepse në të shëmbëllen
dhimbja, e trishtim kohorë në njërën anë dhe, dashuria e shpresa në anën
tjetër. Nëpër detin e syrit poetik duket se notojnë emocionet e shumta. Ato
radhiten nëpër dallgë bashkë ëndrrat e dashuritë e sinqerta dhe, vuajtjet
për njeriun që kërkon shtegtimin e shpëtimit nëpër dallgët e jetës të quajtur
lumturi. Ky kërkim, sa është i largët e kureshtar, aq më tepër është sakrificë
e thellë për të mbijetuar nëpër vijoren e ngushtuar të shpresës që të çon kah
zeniti i diellit, bashkë me dhimbjen përvëluese të zjarrit të zemrës së arnuar
për fëmijën e uritur, të braktisur, të arratisur e azilkërkues, të një kohe e
hapësirë të caktuar.
Tetë ciklet poetike të librit ?Lumi rrjedh drejt burimit?, përmbledhin
në vete një tërësi kuptimore, ironike, të cilat si stimungu koherent vijnë nga
ferri i përjetimeve vetanake drejt dallgëve optimiste të dashurisë së burimit
të kërkuar, duke u përballur me të keqen dhe të mirën e jetës. Poetja kalon me
hapa të sigurt nëpër kalldrëmin e shtigjeve të ashpra të përvojës, ku vlera
njeri i kalon përmasat e zakonshme, individuale, me atë të përgjithshme
shoqërore. Ajo bëhet udhërrëfyese tërheqëse në këtë arratisje shpirtërore të
mendimit, kundrejt individit, përballë shoqërisë, përballë sendeve. që e
rrethojnë. Ata që ikin nga vuajtjet si duket poeten e grishin në vuajtje dhe
shqetësim. Andaj ajo bëhet spontanisht truproje e vuajtjeve të tre nëpër skutat
e meridianëve dhe për të mbijetuar ëndrrën e saj, sfidon gjithçka me shigjetat
e saja ironike, bile edhe nga atakët e papritura që vijnë nga e keqja, furtuna e
kohës, si dhe nga e shëmtuara primitive e shoqërisë njerëzore. Do t’u
kundërvihet, si rrufe në qiell të hapur, mjegullave të pakuptueshme, që ia
trazojnë dhe atakojnë shpirtin. Ajo do ta barikadoj me energji e vullnet në
kujtesën dhe mendimin e saj, për zenitin shpirtërorë, të arritur me sukses e
sakrificë në cakun e qëllimit mendorë, të dalë nga pasojat e mundimshme
të sakrificave jetësore.
Në këtë vegim pelegrin, autorja inkarnon në shpirtin e
saj poetik mendime jashtëkohore. Ato nuk janë fjalë boshe, nuk kanë çast dhe
afat të caktuar, por ato vijnë si dhimbje e përhershme e brendshme, si
kërkesë e guximshme për të ndryshuar diçka nga vetja dhe rrethi. Ajo hyn thellë
nëpër shpresat e njerëzve për të kërkuar lumturinë e tyre. Por, nëpër atë det
të syrit të pangopur të zbulimeve e përjetimeve të reja, autorja kërkon fatin e
prehjes tjetërkund, nëpër meridianët e botës, ku njeriun e nxit kureshtja dhe
nevoja për të jetuar ndryshe nga ajo e zakonshmja dhe monotonia e
përditshmërisë. Mirëpo, pikërisht lumturinë e jetës poetja, Silke Liria
Blumbah, e kërkon në atë vend ku të tjerët e braktisin, ikin dhe largohen, duke
marrë me vete ‘’tragetin e ëndrrave’’ të tyre për një jetë më të lumtur, pa
menduar mirë se në atë shtegtim të marrë ka ?ujëra të zeza?, nëpër të cilin noti jetësor do t’i
shpie, është i rëndë me shumë pasoja e ndodhi të hidhura. Lumturia nuk fitohet
me atë braktisje të një anshme e të shëmtuar të atdheut, sepse njeriu në atë
udhëtim pa krye mund të jetë si ndonjë krimb në një mollë të prishur dhe fundi
i tij më në fund mbaron pa u ditur, në një ?kosh me plehra?.
Silke Liria Blumbah mjaft me shkathtësi e përdor
ironinë në vargjet e saj, që do të thotë, se ajo në mënyrë eliptike është në
vazhdën e poezisë moderne, bashkëkohore, madje si me vetëdijen e krijuesit të
shkathtë i shpërndahet mendimi i porosisë në një jehonë spontane, ndikuese,
qoftë kur qorton, apo godet të keqen zymtësinë së kohës, qoftë kur
mallëngjehet, apo kur ndjen dhimbje për njeriun dhe gjërat që ka pranë.
Mendimet e saja vrapojnë, me flatra engjëllore, nëpër çdo skutë të jetës si dhe
nëpër ?rrudhat e hirta të kujtesës? së saj,
incizon në mendje gjithçka që i del përpara. Ajo gjykon vrazhdësinë për ?Maskaratë? e maskave që terrorizojnë rrethin
shoqërorë. Ajo atyre ua tërheq vërejtjen se mënyra e tillë e të jetuarit është
e përkohshme dhe ato boshllëqe dhe orekse të ndyta jete të lakmuara nga
individ, s’janë kurrgjë tjetër, pos një çorape e zezë që trumhas kohën errtë që
kalon shoqëria në një periodë të caktuar. Psherëtimat e autores vijnë si
metafora këngësh të goditura, që kultivojnë mbijetesën individit nëpër
barrierat e ndarjeve të egra të mureve të Berlinit, e të ndalesave tjera midis
njerëzore, e që vijnë si ritëm i dhimbshëm, melankolik në shpirtin e poetes.
Deti dhe delfinët në të bashkë, si
dhe dallgët shpërndara nëpër baticat e zbaticat e kujtesës, poetes, i bëhen
lajtmotiv, kartolinë identifikuese e imazheve optimiste të temave e
motiveve të shpërlara me shijen e këndshme të ndjenjës, duke shijuar e
përmbushur bashkë me njerëzit, afrinë, ndarjen buzë detit bashkë me filxhanin e
kafesë së fundit. Poezia e Silkes është mjaftë e larmishme, motivet e preferua
nga përjetimet e veta, janë frymëzime të akorduara mirë siç e kërkon edhe vet
natyra e poezisë moderne, me shumë ngjyra e kolorit artistik. Poetja
vëren çdo gjë që e rrethon, shpirti i saj është gjithnjë në dyluftim me
vetveten për të dhënë e ndryshuar diçka nga jeta. Kjo betejë në arenën e
kundërthënieve të jetës vjen si nevojë , kërkesë shpirtërore për t’i ndryshuar
gjërat e pa dashura, që ia ngulfatin njeriut lumturinë. Gjatë këtij lundrimi të
gjatë në këtë det shikimi të pafund, me batica e zbatica, shfaqen gjurmë
ndriçuese në qiellin e shpresës jetësore.
Pos ciklit ?Letra nga ferri?, në të cilën autorja aludon në kohën e
çasteve më të rënda të jetës së saj. Ajo, madje, me elan të çeliktë largohet
nga ajo mugëtirë e padurueshme, duke u shpërngulur me spontanitet shpresëdhënës
nga ai pezmi i vetes, duke u bërë dëshmitare e vetme përjetimeve të
hidhura, të cilat dëshmi të hidhura e nxisin dhe kalitin për t’iu rrëfyer
dikujt, andaj ato letra këngëtimesh realiste mbeten testamente të pashlyera të
mendjes e dijes e që kërkojnë prehje diku, diku në sirtarin kujtesës. Pas
ciklit të parë renditet cikli ?Nëpër detin e syrit?, ateron me
sukses në atë det të hapur synimesh, ku frymëmarrja çlirohet nga konfuzionet e
kufizimet e dashurisë. Autorja duke notuar në mënyrë spontane dallgëve të
frymëzimit fantastik përplaset në tërësinë e strukturës poetike gjuhësore të
ciklit ?Tokë në detin e syrit?. Si duket
autorja, këtu, nga ai shtegtim i gjatë e mundimshëm vjen në oazën e shpëtimit
jetësorë. Pas atij udhëtimi të vrullshëm në meditimin e gjatë të dyshimeve,
autorja gjen prehjen optimiste të ngrohtë të saj. Ajo njësohet me këtë
‘’vendshpëtim’’, dhe shpresa e saj?kërcen përmbi zemër për të notuar me dashuri nëpër detin e
Sarandës, Delvinës, madje nëpër zhurmën e alineve të Tiranës e të Alliasit.
Poetja binjakëzohet me këto vende, të duket se ? ajo i pjell ato,
apo ato pjellin atë si ndonjë fëmijë që s’ndahet kurrë nga gjiri nënës, nga
zemra që ndien mall të pashuar. Poetja ngjishet me këtë truall, dashuria e saj
humusohet me përmasa të jashtëzakonshme, të pashtershme malli, andaj atdheu i
shqiptarëve është atdheu i saj i shpëtimit të ndjenjës së kallur, e cila
ndjenjë ia sjell shpresën dhe lumturinë, dhimbjen, vrazhdësinë dhe gjithësesi
krenarinë. Ajo bëhet më shqiptare se shqiptarët. Ajo nuk kushtëzohet nga
paragjykimet në këtë dashuri të sinqertë, por vet zemra i flet dhe me afshin e
saj të thellë e zgjedh atë Atdhe, dhe njeriu çdo gjë që zgjedh vet, me
vetëdijen e tij krijon dashuri të sinqertë, oazën optimiste të besimit e
shpëtimit jetësorë. Sipas poetes vetëm fjala është ajo që krijon botën e
jashtme dhe të brendshme të njeriut, ngase ajo vjen nga thellësia e ndjenjës
dhe mendjes. duke u krijuar dhe brumosur me mjeshtëri në kujtesë, si fjalë të
rralla dhe të bukura. Janë ato fjalë që shpërndajnë drita dhe shkëndija
optimiste për të zhdukur dyshimet, hijet e shpirtit dhe, të gjitha peripecitë
që i përndjekin gjatë shtegtimit artistik njeriun. Poetja në mënyrë
kronologjike shkon nga vendi në vend, nga njeriu në njeri për të dhënë e marrë
dashuri. Rrugëton me këngëtimin refleksiv ?nëpër perden e shirave të ‘’qerpikta’’, ?sa për të mos i braktisur sinjalet e shpresës”, që e shpojnë
papandehur në zemër. Ai yll vegimi e humb gravitetin e vet të ndriçimit
shigjetues dhe pa diktueshëm i ngulitet diku në zemër, në zemrën e poetes, duke
fluturuar si ndonjë simfoni e qetë afrie midis njerëzish, sepse qielli artistik
ka vend dhe bukuri edhe për shumë ?gërsheta tingujsh?
të rrallë e që do të formonin polifoninë e këndshme njerëzore
e humane midis tyre. Ai është zogu i zemrës, feniksi i dashurisë, që zbret i
flaktë nga lartësitë e zjarrta të qiellit dhe kërkon çerdhim në zemrën e çdo
njeriu.
Nga fluturimi i largët, zogu i zemrës,
shuan etjen në?Lumin që rrjedh
drejt burimit?. Kthimi në burimin e vetëdijes është një
refleksion imagjinativ i autores, që pas një shtegtimi të gjatë mbi flatrat e
kërkimit të shpresës dhe dijes, formon harku e kthimit parabolik në burim
dashurie të pikës, cakut, apo të stacionit të parë të nisjes alkimiste. Por
tani në këtë pikë vendqëndrimi poetja kthehet me një përjetim, bagazh e përvojë
të madhe jetësore, që sërish për t’u rinjohur me rrethin e vendin, farefisin
dhe me kthjelltësinë e atij burimi të nisur, e që e derdhi me vrull e shpresë
të përmbajtur nëpër ato dallgë jete, madje mu aty në esencë të kuptimit të
fjalës për të shëmbëllyer me një përvojë jete të ashtuquajtur në vete
vetëdijesim në gjykimin e gjërave dhe përvojave jetësore. Tërë ky lirizëm i
vrullshëm në librin poetik ?Lumi që rrjedh drejt burimit? të Silke
Liria Blumbah shpërthen nga thellësia e ndjenjës në mënyrë spontane.
Andaj struktura e ndarjes ciklike ka një rrjedhshmëri spontane e që në praktikë
pasqyron kontunuitetin e stilit mjaft të goditur të autores. Nëse cikli i
parë ?Letra nga ferri? e njofton
lexuesin për të keqen, trishtimin. Në ciklin e dytë “Nëpër detin e syrit? lexuesi
grishet në shtegëtim nëpër motive dhe tema nga më të larmishmet për ta njohur
botën. Frymëzimet objektivizohen në tërësi të ciklit të tretë ?Tokë në detin e syrit?. Poetja
ndalet aty ta shijoj atë vend me kënaqësi të madhe vegimi, të preferuar nga
zemra. Në detin e syrit të thellë sheh oazën e shpëtimit, të kënaqësisë,
lumturisë së kërkuar me vite të tëra dhe kjo atmosferë kuptimi do të vazhdoj
duke notuar artistikisht edhe në ciklet tjera pasuese.
Me këtë vëllim poetik Silke Liria Blumbah te
lexuesit shqiptar përmbush një mision të ndritshëm, vezullues të dashurisë për
njerëzit dhe vendin, me të gjitha karakteristikat, përjetimet e veta. Në këtë
ishull të pa harruar poetik, poetja strehon mall e dashuri, të mbajtur si peng
kujtimi të përhershëm thellë në zemër.