Shtesë » Historia
Jeton Ameti: Diplomacia shqiptare përballë Konferencës së Paqes në Paris
E merkure, 16.12.2009, 06:35 PM
Për problemet e shumta që kishin lindur në marrdhëniet ndërkombëtare me mbarimin e Luftës së Parë Botërore,ishte e domësdoshme thirja e një Konference ndërkombëtare prandaj në janar të vitit 1919 u mblodh në Versajë një Konferencë ndërkombëtare në të cilën morën pjesë mbi tredhjetë shtete,organet kryesore të Konferencës së Paqes në Paris,ishin kshilli i të katërve i përbërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Amerikës Udrou Villson,nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Llojd Xhorxh,kryeministri Francez Zhorzh Klemaso dhe ai Italian Orlando.Evropa tashmë ishte në një situatë të ndryshme nga ajo e paraluftës, ngahëse ishin krijuar raporte të reja në strukturën e saj politike,ku së shpejti do të lindej një hartë e re politike në kontinentin e vjetër evropian dhe atë botëror.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore Shqipërinë
dhe mbarë kombin shqiptar në ballkan e gjeti të ndarë politikisht,e të pushtuar
ushtarakisht nga disa shtetete fituese
të luftës,dhe në një gjendje të vështirë ekonomike.Konferena e Paqes në Paris e
vuri në vështërsi të madhe diplomacinë
shqiptare sepse Traktati i fshehtë i Londrës i përpiluar në vitin 1915
cënonte rëndë sovranitetin e shtetit shqiptar dhe realizonte planet grabiqare të Italisë dhe të popujve fqinjë
të ballkanit.
Diplomacia shqiptare e dalur nga qeveria e Durrësit në krye me Turhan Pashë Përmetin udhëtoi për në Paris për ti paraqitur kërkesat e drejta dhe të realta të kombit shqiptar përpara Fuqive të Mëdha të asaj kohe.Diplomacia shqiptare i paraqiti Konferencës së Paqes në Paris dy memorandume së pari theksonte se pavarësia e Shqipërisë konsiderohej e siguruar me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913,së dyti kërkohej që të evitoheshin padrejtësitë që ishin bërë Shqipërisë që nga periudha e Kongresit të Berlinit në vitin 1878,dhe e Konferencës së Londrës në vitin 1913.Deklarata e presidentit Amerikan Villson se përkrahte pavarësinë politike dhe tërësinë tokësore si për shtetet e mëdha ashtu edhe për vendet e vogla këto deklarata diplomatike të drejta dhe të realta për fatet e popujve kishin ngjallur shpresa të mëdha tekë popullata shqiptare që jetonte jashtë kufijve politik të shtetit shqiptar.
Kombi shqiptar doli përpara Konferencës së
Paqes në Paris duke u mbështetur përmbi atë
fuqi që ka bërë të pamundërtën,gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore dhe
po shfaqet me plotë besim se parimet e kombësisë falë drejtësisë së njerëzve të shquar që janë mbledhur në
këtë Konferencë ndërkombëtare do të marrin zbatimin e drejtë dhe të plotë për
fatet e popujve të vegjël dhe çështjet e tyre kombëtare,kombi shqiptar i cili
është më i vjetër në ballkan ka mundur ta ruaj
kombësinë shpirtin e lirisë e të mëvetësisë së tij,me gjithë që
Shqipëria dhe mbarë populli shqiptar herë pas here,me kalimin e shekujve është
bërë fushë pushtimesh nga armiq të huaj.
Për çështjen shqiptare u diskutua shumë në
Konferencën e Parisit ndërsa në përgjithësi kërkesat e shqiptarëve fare nuk u
përfillën nga Konferenca e Paqes së Parisit që udhëhiqej gjatë asajë periudhe
nga Fuqitë e Mëdha.
Konferenca e Paqes së Parisit e ndryshoi hartën politike të Evropës dhe të Botës përgjithësi qeveria shqiptare dhe diplomacia e sajë ishin aktivë dhe për rrethanat e kohës aritën atë që mund ta arrinin.Shqipëria metëvërtet mbeti përsëri e ndarë pa pjesët e saj më vitale,por të paktën arriti që të rrifitohej pavarësia e vendit dhe sidomos arriti të shmangë shkputjet e më tutjeshme të cilat do të ishin,një katasrofë shumë e madhe për të ardhmen e vendit dhe të shtetit shqiptar në aspektin politik.