E premte, 26.04.2024, 06:33 AM (GMT+1)

Faleminderit

Dy ekspozita në nderim të Nënë Terezës

E hene, 03.09.2007, 10:59 PM


Nga Aurora Murra

Dy ekspozita priten të çelen në Tiranë, në 5 dhe 6 shtator , në kujtim të 10 vjetorit të vdekjes së Nënë Terezës, e cila që kur ndërroi jetë në vitin 1997, në çdo përvjetor të lindjes apo të ikjes së saj, përkujtohet nga mijëra njerëz në të gjithë botën. Një ekspozitë historiko-dokumentare, e ndarë në tre seksione, do të çelet në Muzeun Historik Kombëtar në mesditën e 5 shtatorit, pjesa më e madhe e të cilave, sipas drejtorit të këtij Muzeu, Beqir Meta, do të prezantohen për herë të parë. Kushtuar tërësisht veprës së bamirëses së madhe , në këtë ekspozitë do të prezantohen fotografi, portrete sikundër edhe punime në skulpturë.  Ndërkohë Galeria Kombëtare e Arteve, ka iniciuar organizimin e një ekspozite tjetër (6 shtator), e cila i kushtohet veprës së Nënë Terezës. Do të jenë katër piktorë të njohur shqiptarë, Hasan Nallbani, Arben Theodhosi, Lumturi Blloshmi, Gazmend Leka,  të cilët do të sjellin me pikturën  e tyre më të zgjedhur për publikun kryeqytetas, dhimbjen, shpresën, gëzimin, në kujtim të  Nënë Terezës, që  lindi me 1910 nga prindër shqiptarë. Me siluetën e saj të brishtë, të mbështjellë me një pelerinë prej pambuku të bardhë, me shirita ngjyrë blu, Nënë Tereza, u shpall e “lumturuar” më 19 Tetor 2003 nga Papa Gjon Pali II. Nënë Tereza konsiderohet si  simbol i ndihmës për “më të varfërit e të varfërve”

Qilimi ku është lutur Nënë Tereza, në Arqipeshkvinë Tiranë-Durrës 

Qilimi ku është lutur  Nënë Tereza deri në çastet e fundit të jetës së saj, ndodhet në  Arqipeshkvinë Tiranë-Durrës në Tiranë. Qilimi me motive popullore shqiptare, është sjellë në Shqipëri nga Monsinjor Rrok Mirdita, Arqipeshkvi i Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, në shtator të vitit 1997, kur ai u kthye nga Kalkuta (Indi), pas ceremonisë funerale të Nënë Terezës. Don Mariani, një prift pranë Katedrales së Shën Palit në Tiranë, katër vjet më parë në prag të lumturimit të Nënë Terezës, është shprehur, se “gjatë regjimit komunist, Shqipërinë, nuk  mund ta vizitonte asnjeri që i shërbente fesë të ndaluar me ligj  nga regjimi komunist”. Ndaj edhe në vitin 1972, kur Nënë Terezës i vdiq e ëma në moshën 83 vjeçare, ajo nuk u lejua të vinte në Tiranë. Kur në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza erdhi në Shqipëri me  protokoll qeveritar, vizita e saj si shtetase shqiptare zgjati vetëm pak ditë, ndërsa kur u largua mori me vete si kujtim nga Shqipëria një qilim, të cilin e vendosi në dhomën e saj të lutjes, në Kalkuta. Mbi këtë qilim me motive shqiptare, ajo është përkulur edhe në ditët e fundit të jetës. Pas ceremonisë funerale në nder të Nënë Terezës (në Kalkuta), Monsinjor Rrok Mirdita e ka marrë këtë qilim, mbi të cilin Nënë Tereza është lutur për tetë vjet, deri më 5 shtator 1997, kur ajo u nda nga jeta. Sipas Don Marianit, qilimi ruhet në një sallë të Arqipeshkvisë bashkë me një portret të Nënë Terezës, ku ajo paraqitet si misionare e bamirësisë. Pranë këtij portreti ndodhet portreti i Papës dhe i Monsinjor Rrok Mirditës, si dhe një kryq në të cilin është gdhendur trupi i Jezu Krishtit.

Pllakë përkujtimore në shtëpinë ku jetuan të parët e Nënë Terezës

Një pllakë përkujtimore do të vendoset me 5 shtator në Tiranë, në 10 vjetorin e ikjes së Nënë Terezës nga kjo jetë, në shtëpinë ku kanë jetuar anëtarë të familjes së saj. Ceremonia, e cila pritet të organizohet rreth orës 10.00 të mëngjesit të së mërkurës, do të çelë kështu edhe aktivitetet e shumta që priten të mbahen në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit në kujtim të Nënë Terezës, e cila u bë nënë e të gjithëve dhe që jetën e saj ua dedikoi tërësisht të varfërve. Për 17 vjet shtëpia ku do të vendoset kjo pllakë përkujtimore ka qenë selia e nënës, motrës dhe vëllait të Nënë Terezës, të cilët u vendosën si qeraxhinj në këtë shtëpi në vitin 1946. Pronari i saj, ishte profesor Ahmet Zajmi, një patriot i ardhur në Tiranë nga Kosova dhe që pa ngurim i konsideroi gjatë të gjithë jetës ‘qeraxhinjtë’  e tij, baraz me anëtarët e familjes. Këmbët e zbathura të Nënë Terezës, futur në sandalet me një gisht, si të Krishtit, shkelën tokën shqiptare ku preheshin kockat e nënës dhe të motrës së saj në vitin 1989, por atëherë vetë rrethanat e diktuara nga regjimi komunist bënë që kjo familje të mos e takonte dot. Në vitin 1991, kur Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri  dhe kur Shqipëria ishte hapur ndaj botës, njerëzit e shtëpisë Zajmi e takuan dhe i dhuruan shumë relike të nënës dhe të motrës së saj, të cilat tashti sipas të gjitha gjasave mnedohen se ndodhen në Kalkuta (Indi). Kur Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997,  shumë njerëz vizituan shtëpinë e nënës që i dha botës, Nënë Terezën.

Parlamenti maqedonas seancë në nderim të Nënë Terezës

Qilimi ku është lutur  Nënë Tereza deri në çastet e fundit të jetës së saj, ndodhet në  Arqipeshkvinë Tiranë-Durrës në Tiranë. Qilimi me motive popullore shqiptare, është sjellë në Shqipëri nga Monsinjor Rrok Mirdita, Arqipeshkvi i Durrësit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, në shtator të vitit 1997, kur ai u kthye nga Kalkuta (Indi), pas ceremonisë funerale të Nënë Terezës. Don Mariani, një prift pranë Katedrales së Shën Palit në Tiranë, katër vjet më parë në prag të lumturimit të Nënë Terezës, është shprehur, se “gjatë regjimit komunist, Shqipërinë, nuk  mund ta vizitonte asnjeri që i shërbente fesë të ndaluar me ligj  nga regjimi komunist”. Ndaj edhe në vitin 1972, kur Nënë Terezës i vdiq e ëma në moshën 83 vjeçare, ajo nuk u lejua të vinte në Tiranë. Kur në gusht të vitit 1989, Nënë Tereza erdhi në Shqipëri me  protokoll qeveritar, vizita e saj si shtetase shqiptare zgjati vetëm pak ditë, ndërsa kur u largua mori me vete si kujtim nga Shqipëria një qilim, të cilin e vendosi në dhomën e saj të lutjes, në Kalkuta. Mbi këtë qilim me motive shqiptare, ajo është përkulur edhe në ditët e fundit të jetës. Pas ceremonisë funerale në nder të Nënë Terezës (në Kalkuta), Monsinjor Rrok Mirdita e ka marrë këtë qilim, mbi të cilin Nënë Tereza është lutur për tetë vjet, deri më 5 shtator 1997, kur ajo u nda nga jeta. Sipas Don Marianit, qilimi ruhet në një sallë të Arqipeshkvisë bashkë me një portret të Nënë Terezës, ku ajo paraqitet si misionare e bamirësisë. Pranë këtij portreti ndodhet portreti i Papës dhe i Monsinjor Rrok Mirditës, si dhe një kryq në të cilin është gdhendur trupi i Jezu Krishtit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora