E merkure, 03.06.2020, 03:09 PM (GMT+1)

Komente

Bajrush Morina: Për inat të Karla Del Pontes

E premte, 24.07.2009, 05:20 PM


Për inat të Karla Del Pontes

Nga Bajrush Morina

Prej pasdites së 25 prillit të vitit të kaluar e deri më 23 korrik të këtij viti, një pjesë e jetës time të lirë ka qenë e kufizuar, e kontrolluar e madje për 90 ditë edhe mbyllur në Qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Kjo pjesë e jetës time prej një vit e gjysmë do të përshkruhet një herë tjetër, por ajo që më së shumti më ka penguar dhe që më së shumti ka qenë e ndaluar gjatë kësaj kohe për mua është liria e lëvizjes, liria e fjalës dhe liria e komunikimit me opinionin për “dosjen e Hagës”. Pra edhe atëherë kur kam qenë përkohësisht i liruar por edhe atëherë kur kam qenë për 90 ditë me qëndrim në Qendrën e paraburgimit ka qenë e ndaluar të flitet për gjithë këtë proces të montuar dhe gjysmë të fituar nga Prokuroria e Tribunalit. Edhe Astriti edhe unë, ndër të tjerash e kemi pasur të ndaluar të flasim në telefon prej atje me të afërmit tanë për gjithçka që ne dinim qoftë gjatë leximit të aktakuzës, qoftë gjatë gjykimit. Madje ka qenë e ndaluar që të merret nëpër gojë apo të shahet publikisht edhe ai ‘dëshmitari i mbrojtur” apo ai njeriu “i pa fytyrë” me të cilin jam takuar në një vend të tretë, ka qenë e ndaluar që të flitet dhe të shkruhet edhe për “zonjën e hekurt Karla Del Pontetn” e cila e para ka nënshkruar “ftesën’ për bisedë me hetuesit e Tribunalit. Pastaj ka qenë e ndaluar që të flitet për përmbajtjen e gjithë aktakuzës gjysmë të dështuar të Prokurorisë, ashtu siç kanë qenë të përcjella dhe të kufizuara edhe liritë e lëvizjes në Kosovë.

Por të gjitha këto duken të parëndësishme në dëgjim të parë. Fundja edhe vetë përmbajtja e aktakuzës, edhe gjykimi, edhe shpallja dhe vuajtja e dënimit, edhe liria e kufizuar në Kosovë janë “muhalife” nëse krahasohen me proceset e tjera gjyqësore e policore, qofshin të paraluftës nga policia serbe, qofshin të pasluftës nga policia e gjyqësia ndërkombëtare. Por në esencë të lirisë së një individi, në rastin konkret të një gazetari, megjithatë qojnë peshë, lënë gjurmë në jetë,

Avokati im i nderuar z.Jeans Dieckmann, një gjerman shumë u kujdesshëm, edhe gjatë vizitës në Kosovë, edhe gjatë takimeve në Hagë, por edhe në komunitet tona me letra elektronike, madje edhe në bisedën e fundit telefonike me ka thënë: kujdes, janë disa çështje që nuk mund të thuhen publikisht kurrënjëherë. Ai më ka tërhequr vërejtjen që asnjëherë të mos ia përmend emrin “dëshmitarit të mbrojtur” që më kishte organizuar kurthën, mos të përmend detaje të hetimeve dhe të gjykimit, të mos publikojë asnjë dokument sekret të Prokurorisë apo Gjykatës të cilat i kemi pasur vetëm unë e avokati etj. Unë si zakonisht i pranoja sugjerimet e tija por as nuk pohoja e as nuk i mohoja vërejtjet e tij.

Por në të vërtetë ka diçka që nuk është e ndalueshme, por në të vërtetë nuk është e preferueshme të thuhet publikisht. Psh, pse t’i përmendet emri atij farë “dëshmitari të mbrojtur” i cili më futi mua në kurth, i cili është fajtori kryesor për gjithë këtë “odisejadë” time me Tribunalin, i cili nuk ka guximin të dalë publikisht të dëshmojë me emër e mbiemër, i cili është dëshmitar i mbrojtur i Prokurisë, i cili ka dëshmuar edhe në procesin “Haradinaj e të tjerët” por edhe në procesin tonë më fytyrë e zë të shtrembëruar. Me një fjalë në opinion është person me fytyrë e me zë të shtrembëruar apo siç thotë nj fjalë e urtë popullore, është njëri i pafytyrë. Prandaj as tash dhe as në të ardhmen, këtij personi nuk do t’ia përmedn emrin, sepse është i paemër. Në këtë drejtim do të respektoj vërejtjet e avokatit tim që të jem i kujdesshëm dhe që të mos ia përmend emrin atij dhe kështu që të mos detyrojë Prokurinë e Tribunalit që përsëri të më dërgojë ndonjë ‘ftesë” për udhëtim në Hagë!

Por ajo që është e lejueshme është përmendja e emrave të prokurorëve, procedura e hetimeve, e gjykimit, e madje edhe shfaqja e opinionit tim personal për Prokurorinë dhe Tribunalin. Me një fjalë mund të çfryhem duke e ‘sharë” Karla Del Ponten me fjalorin e lejueshëm që përdoret në opinion. Mund t’i them prokurorit të lëndës se je rrejtur keq ndaj meje dhe se “oferta” e juaj për të qenë edhe unë ‘dëshmitar i mbrojtur” ka qenë vetëm një loje e ndytë e prokurorisë por jo e pranueshme për mua.

Ndërkaq meqenëse tash është shpallur verdikti përfundimtar i Tribunalit atëherë mund të them edhe një opinion timin që nuk është në kundërshtim me legjislaturën e Tribunalit. Mund të pajtohem me vendimin Dhomës së Apelit për pafajësinë e Astritit dhe natyrisht nuk pajtohem me vendimin e tyre në ndaj meje. Por në qoftëse ata kanë gjetur veprime të mia të dënueshme te unë atëherë, në stilin e një fjale të urtë popullore, “për inat të resë më vdektë djali”, atëherë mund të them se të gjitha veprimet dhe mosveprimet e mia i kam bërë “për inat të Karla Del Pontes!” Kjo besoj nuk është e dënueshme.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora