E shtune, 05.12.2020, 10:14 PM (GMT)

Komente

Arif Molliqi: Kur fluturojnë gomarët

E marte, 14.07.2009, 06:26 PM


Dilema të çastit

KUR FLUTUROJNË GOMARËT

Nga Arif Molliqi

Në Kosovë gjithçka bën vaki?!
    Si të mos bën vaki kur edhe gomarët fluturojnë. Se fluturojnë gomaret, nuk e kam shpikur unë, ketë e kam dëgjuar në një nga televizionet tona. ( Në një emision televiziv i kishin kushtua fenomenit të “gomarit që fluturonte” (?!) Mirëpo, kishte ndër ata që në Fushë Kosovë, me be e rrëfe thoshin se e kishin pa me dy sytë gomarin duke fluturua. Ndërsa me të mençurit e Prishtinës i besonin këtyre njerëzve se vërtetë kishin pa një mrekulli të tillë, gomarin duke fluturuar.
    Veçse, çështjen dhe mënyrën e fluturimit të gomarit, ata e shpjegon ndryshe. Sipas tyre, gjithmonë sipas tyre: ministri Fatmir Limaj është duke e ndërtuar autostradën Prishtinë deri tek aeroporti në Sllatinë. Meqenëse nëpër atë autostradë duhet ndërtuar edhe disa ura, që qysh tash kanë filluar tí quajnë “Urat e  Fatmirit”. Dhe, një ditë, krejt pa dashje nëpër ato ura që janë në përfundim e sipër paska hipe një gomar dhe ka filluar të shëtisë shumë krenarisht prej njërës urë në tjetrën. Mirëpo, gomari duke shëtitur mbi “urat e Fatmirit”, ai e pa rrafshin e Kosovës si në shuplak të dorës. E pa edhe Prishtinën, Skenderajn, Besianën, Pejën, Gjakovën, Gjilanin, Ferizajn...
    I pa mrekullitë që po ndodhin kohëve të fundit...
    I pa qytete të ndritura me rrymë elektrike njëzetë e katër orë, dhuratë kjo nga ministrja Justina Pula. Pastaj, pa qytete të zbukuruara që po mbushen çdo ditë me kazino, autoparqe, rrugë nëntokësor, pa hekurudhën për mes sheshit të Prishtinës, aty nga hotel Grandi deri tek Iliria.  E pa një lum artificial që e kishte krijuar kryetari i Prishtinës z. Mustafa e që kalonte mes qyteti. N´atë lum të kthjelltë si loti laheshin fëmijët, fluturonin pulëbardhat...Pas ndërtesës së Qeverisë, gomari e pa një shtëpi që nëpër dritaret e saj kishin dalë femra të bukura e ua bënin më dorë kalimtarëve (dikush ia shpjegoj se ajo shtëpi ishte një bordel).
    Nëpër çdo qytet pa duke u ndërtua shkolla fillore, të mesme dhe universitete, bile edhe nëpër kodra e male ministri Enver Hoxha kishte filluar të ndërtonte institucione arsimore, sado që në ato kodra s´kishte asnjë banor...
    Në disa qytete gomari pa se si ministri i kulturës Valton Beqiri, po hapte teatër dhe biblioteka nëpër fushat e Drenicës dhe Dukagjinit, që bujqit kur të lodhen me shati në dorë, të kenë librin sa më afër. Dikush tha se ministri i kulturës kishte propozuar edhe krijimin e ndonjë simfonie aty-këtu nëpër grunaja...(?!) Kurse barinjtë, pse jo, në mungesë bagëtive, të luanin teatër, pasi teatrot ekzistuese në disa qytete nuk punojnë për mungesë të mjeteve....
    Për ketë sihariq gomari palli tri herë dhe duke e ngritur kokën në shenjë krenarie nga këto të arritura, ishte entuziazmuar dhe kështu, nga kjo mrekulli që pa iu kishin marrë mend, kishte rrëshqitur nga ura. Ishte rrëzua.
    Derisa gomari binte nga ura, disa kameraman të RTK-së, e kishin incizuar duke ra nga lartësia dhe menjëherë ato pamje i kishin dërguar në studio si lajmë sensacional: “Në Fushë Kosovë kanë pa gomarin duke fluturuar”!...
    Ky lajmë mori dhenë!? Edhe disa  qendra mediatike të huaja (me korrespodentë vendas), vrapuan ta përcjellin këtë lajmë (plagjiat) në qendrat-gazetat e tyre si ngjarje sensacionale e ndodhur në Kosovë.
    Dikush tha se kjo është rrenë, por të tjerët (ata që punojnë nëpër ministri), thanë; s´është rrenë. Kështu e ka dokumentua televizioni ynë, dhe televizioni nuk rrenë.
    Tash vjen dilema; kujt ti besojmë se fluturojnë gomaret?! Televizionit, punëtorëve të ministrisë apo, gazetave?! Ose, na mbetet ti besojmë gomarit se ai, atje mbi urë e paska pa se si po ndryshon Kosova.
    Dikush mund të thotë se jemi në demokraci dhe; thuaj çka të duash, rrej si të tekët, mashtro pa masë, kryesore popullit hidhi hi syve që mos të shikon as çfarë po i ndodh para hundës se tij. E para hundës se popullit të Kosovës po ndodhin gjëra tmerrësisht të çuditshme: po fluturojnë gomarët!?


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora