E premte, 26.04.2024, 03:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Sulejman Sulejmani: Rrëfimi për Doruntinën

E premte, 10.07.2009, 06:32 PM


Tregim

Sulejman Sulejmani
                             
Rrëfimi për  Doruntinën                         

Sot më erdhi një dëshirë e zjarrtë që të rrëfehem.Të kuptojnë edhe të tjerët dhëmbjen,mallin  për kandilin që digjet...Vitet kan ecur, dhe i kam kaluar të dyzetat.E dini çka thonte një shkrimtar(M.S) për këtë moshë,nëpërmes personazhit të tij?!-''Jam dyzetëvjeçar,i ri për të pasur dëshira,por plak për t'i realizuar ato''
Unë nuk kam shumë dëshira,e kam vetëm një...ajo do të mbetet deri në amshim...
Do të ju rrëfej në vazhdimësi historinë e idilës,dashurisë sonë!Unë edhe Ajo u rritëm bashkë,luanim nëpër kopshtet e fqinjëve dhe nëpër oborret e tyre,nëpër korijet e lëndinat e fshatit.Të gjithë na donin,ishim fëmijë të urtë e gazmor,për çudi ishim që të dy shumë të bardhë!
Bashkë e kryem shkollën fillore.Ajo shkoi në Gjimnaz,ndërsa unë u bëra Bari.Baba ka  qenë bari tërë jetën dhe ma la këtë zanatë.Dola me tufën time në male.Jetoja mes cicirimës sé zogjëve,mes luleve e barit të njomë,mes aromës së tyre gudulisëse.E doja punën time me shpirtë,e edhe sot e kësaj dite e dua,sepse ende jam Bari me dëshirë.
Ajo shkoi në Gjimnaz dhe pas një kohe të shkurtër u shpërngulën me familje nga fshati ynë.Nuk e pashë më,më thonin se ishte në shkollë dhe po bëhej vajzë e zgjuar.Mundohesha me mendjen time, ta kuptoj heshtjen e saj, ndaj meje, por nuk ia arrija.Dikur, zjarri i zemrës filloi të shafitej, mbulohej disi.Merresha me tufën e deleve dhe mbrëmjeve luaja në kavall do melodi pikëlluese...
Kaluan  dhjetë vite e unë gjithnjë me tufén dhe me kujtimet.Në një pranverë, kur gjelbrimi kishte mugulluar dhe kur çdo gjë lulëzonte,në një kohë në të perenduar të diellit, pashë se si para kasollës sime u ndalën dy vetë.Dallova një plak të katundit tim dhe një grua të re,shumë të bukur.Ishte ajo!Kishte ardhur nga qyteti dhe një copë rrugë e kishte bërë me plakun e mirë që edhe ai ishte bari.Plaku mé shikoi me dyshim dhe u largua,por pas një dhjetë metrave e kthei kokën prapa dhe buzëqeshi djallzisht.
Kështu filloi idila ime.Erdhi Profesoresha të  Qobani në Stan,pranë tij dhe  tufës së tij!Nuk ma shpjegoj  kurrë,çka e nxiti të më vinte kështu në befasit,por kjo as që kishte shumë rëndësi për mua ,mjaftonte që kishte ardhur.Në mëngjes zgjoheshim herët dhe i mjelnim delet,dhe nga kënga e zogjëve  krijohej një gjallëri që të jepte jetë.Ajo ishte rritur në katund  dhe shumë punë katundi i dinte.Ja filloj të gatuante bukë misri që edhe nëna po të ishte gjallë do të i´a kishte lakmi.Pasi i mjelnim delet i nxirrnim në kullosa, tërë ditën rrinim shtrirë në barin e  njomë.Në ato ditë të gjata i´a filloi të më tregonte për poet dhe shkrimtar që nuk i kisha dëgjuar kurrë.Bota disi mori një kuptim tjetër me këto tregime.Më pat treguar për poetin e madh Sergej Jesenin.Paska qenë rebel dhe i dhanur mbas rakisë dhe femrave.Disa thonin se kur paska bërë vetëvrasje,si shkak paska qenë ikja e një dashnoreje.Më pat treguar për mallin e tij,për nënën në katund që e priste   dhe i paska  shkruar një poezi të përmallëshme që kur ma recitonte, më shkonin mornica.Në atë poezi i drejtohej nënës dhe i thonte se do të kthehej në katnd patjetër dhe do të i´a blente një shall.I thonte: ''mos i beso njerëzit se nuk jam ashtu pijanec si thonë'' .Po mbi të gjitha i premtonte se do të kthehej në katund se edhe këtë e kishte marrë malli për izbën e tyre edhe për kumbullat né oborr.
Më pat folur për ''Plakun e detin''aq mirë ma  pat spjeguar, sa shumë netë me radhë në  ëndërr më dukej se përballesha me një peshkaqen, në mes të valëve të detit   të pa anë.Kur zgjohesha ndjehësha i gëzuar që jam Bari dhe kurrë nuk kisha parë detin.Por nuk mund ta kuptoja pse Heminguej  një njeri aq i zhdërvjelltë  ia hoqi vetës plumbin ?!...
Kur lodhej apo nuk kishte dëshirë për të biseduar e merrte kitarën e saj.I luante do melodi për një dashuri që kurrë nuk u realizua...                                                                                
Kur shtrihej mbi shtratin me barë të njomë dhe shikonte nga dritarja e kasollës,as Davinqi nuk do të mund  të pikturonte një bukuri të tillë ,që vetëm në këngët e kreshnikëve e kisha dëgjuar e   menduar që ka.Kështu i kaluam katër stinë.I ruanim delet,pinim qumsht,këndonim,më recitonte poezi të madhërishme dhe natën bënim dashuri nën dritën e hënës,kur kishte hënë,e kur nuk kishte hënë  e ndeznim kandilin.Edhe sot kur më kujtohet ai trup  i bardhë,më bëhet se do të venitem dhe të bëhem hi.Kur erdhi pranvera e dytë,një ditë më tha se dua me shkuar deri në qytet me blejt disa libra.U ngrit herët,u la në krua ashtu lakuriq,u vesh me rrobet që kishte ardhur dhe u nis.Për çudi nuk më puthi fare,më shikoi gjatë në sy dhe dorën ma mbante të shtrënguar në dorën e vet të bardhë.Më tha se do të kthehej pas dy tre ditëve.Kaloi një javë dhe nuk erdhi,por  nuk shqetsohesha.Pas një jave filloj një shi i rrëmbyeshëm që zgjati shtatë ditë dhe shtatë netë!..Në natën e shtatë kur pushoj shiu,më ra një   lukuni   ujqish në  vathë  dhe më prenë shumë dele nga kopeja ime.Pas këtij shiu dhe pas kësaj  të keqe që më gjeti,u ula në derën e Stanit dhe për herë të parë e kuptova se ajo nuk do të vinte kurrë më ...   Nuk i nxorra, pjesën e kopesë  që shpëtoi, si zakonishtë  në kullosë. E mora kavallin dhe i lujta do melodi që më duket se edhe zogjët i bëra të qanin e bjeshkët të rënkonin.Kaluan shumë vite që nga ajo ditë dhe vërtetë  ajo kurrë nuk u kthye më.Më kan thënë se është martuar dhe ka fëmijë...Unë nuk i´u besoj!Tash kam filluar të ëndrroj, se  e shoh në derën e stanit...Sa herë del hëna më bëhet se i´a shoh trupin e bardhë,se i´a dëgjoj këngët,se ia dëgjoj recitimet...Vitet ikin,unë me tufën time në male dhe me kujtimet,e me shpresë se një ditë në derën e kasollës do ta shoh Doruntinën!!!


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora