E diele, 28.02.2021, 10:49 PM (GMT)

Lajme

Republika e Kosovës anëtare me të drejta të plota e Akademisë Ndërkombëtarë për Mjekësi Ligjore

E enjte, 04.06.2009, 05:10 PM


Nga Hajdin ISLAMI, Vushtrri - Kosovë

PRISHTINË,4 QERSHOR 2009-Ministria e Drejtësisë së Kosovës njofton se që nga 26 maji deri më 30 maj 2009, në Lisbonë të Portugalisë u mbajt Kongresi i XXI-të i Akademisë Ndërkombëtare për Mjekësi Ligjore, në të cilin Republika e Kosovës për të parën herë është paraqitur si anëtare e plotë e këtij kongresi.  Tash e tutje edhe vendi ynë mund të konkurroj për mbajtje të një kongresi të tillë me karakter botëror.  Në këtë Kongres morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga e gjithë bota, ndërsa nga Republika e Kosovës morën pjesë dr. Arsim Gerxhaliu, drejtor i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, që vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe dr. Naim Uka. Dr. Gerxhaliu me këtë rast paraqiti kërkesën për avancim të mjekësisë ligjore  në Kosovë dhe theksoi se tani edhe Kosova mund të konkurroj për organizimin e një konference të tillë. Udhëheqës i këtij Kongresi është prof. Nuno Duarte Viera, i cili njëherësh është edhe  president i Mjekësisë Ligjore në botë. Profesor Nuno Duarte Viera është mik i vendit tonë, i cili në vitin 2003 ishte i vetmi që morri përsipër trajnimin e mjekëve ligjor të Kosovës në ngritjen e standardeve evropiane të mjekësisë ligjore në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora