E shtune, 27.11.2021, 06:17 AM (GMT)

Kulturë

Nata e Pashkëve

E shtune, 18.04.2009, 09:44 PM


Për Natën e Pashkëve shkruan me admirim poeti gjerman J. W. Goethe. Te Fausti i tij, në kuadrin e poezisë Kori i Engjëjve, pas vargut të parë Krishti u ngjall, përshkruan përgëzimin e Atij që vdes së bashku me diellin, i prekur nga mëkati i madh i trashëgimisë. Te Kori i Grave flet për erëtimat e zgjedhura me të cilat është lyer i Shenjti, i shtruar në var, i mbështjellë me qefine modeste. Te Kori i Dishepujve, Goethe përshkruan paqën e varrit dhe lartësinë e qiellit ku është ngjitur Krishti përmbi dhe, së bashku me gëzimet dhe mijëra mundimet e Tij, dhe vajtimet e dheut për Atin e tij. Dhe Zoti është pranë, që mund t’i shpëtojë, vetëm ata që i besojnë.

Mrekullia e ndezjes së Dritës së Shenjtë

Të shtunën në mëngjez, të gjitha qirinjtë të Varrit të Shenjtë dhe mbi Golgotë janë të shuar. Varri kontrollohet nga ushtria, pastja mbyllet, duke qenë i mbrojtur me besnikëri. Në varr shihet vetëm një çik drite që vjen nga jashtë përmes disa dritareve të imta. Rreth orës 11-të, ushtria i ndan grupet e pelerinëve, secila fe duke patur vendin e saj. Në ceremoninë e faljes janë prezentë 20 mitropolitë dhe 400 priftërinj. Secili pjesmarrës ka në dorë një kalli prej 33 qirinjsh, numri duke përfaqësuar moshën që e ka patur Jezu Krishti. Në orën 12 vjen Patriarku, kurse pas dy orësh, pas Lutjes së Mbrëmjes, ai i bie rrethepërqark Varrit të Shenjtë, kurse pastaj çvesh veshjen priftërore dhe mbetet vetëm në një pëlhurë të bardhë me mëngë të gjera.

        Është i kontrolluar me rigorozitet nga ushtria mos të ketë ndonjë burim zjarri, duke qenë prezentë përfaqësues të myslimanëve, katolikëve, judenjve, armenëve etj. Pastaj hiqet dryri nga dera e varrit të Shenjtë, ndërsa Patriarku hyn brenda me një mysliman që e veneron vazhdimisht. Mbi varrin e Shenjtë është vënë pambuku nga e Premtja pas Qametit. Mbi pambuk lëshohet njëfarë vese, Patriarku ulet në gjunjë dhe i lutet Zotit të dërgojë Dritë nga Qielli. Drita e Shenjtë dallon nga viti në vit. Ajo e ndez pambukun e vlagtë mbi Varr, Patriarku  e merr në duar dhe e vë në dy kupa, të cilat ua jep diakonëve ta vënë mbi Altar.

        Patriarku ndez dy dorashka me nga 33 qirinj, pastaj del nga Varri i Shenjtë dhe u jep Dritë të pranishmëve. Por, mrekullia nuk zhvillohet vetëm në brendësi të varrit, por edhe përjashta tij. Njerëz të shumtë rrëfejnë se si e kanë parë Dritën duke ardhur në forma të ndryshme, ndërsa qirinjtë u janë kallur papritmas në dorë. Të gjithë që kanë qenë prezent me rastin e Pashkëve Ortodoksë te Varri i Shenjtë, rrëfejnë se zjarri i qirinjve nuk digjet. Edhepse janë 33 qirinj, ato duk nuk ta djegin dorën. Kjo Dritë e ringjalljes ndizet vetëm me rastin e pashkëve Ortodoksë.

(Përktheu nga e përditshmja Azi, Bukuresht, 17 prill 2009, fq. 13: Baki Ymeri)

Kisha e Shen Jozefit ne qender te Stublles
Kisha e Shen Jozefit ne qender te Stublles

Krishti ne Kosove, pikture e nje piktori arumun nga Poradeci
Krishti ne Kosove, pikture e nje piktori arumun nga Poradeci

Shqiptaret e Bukureshtit para kishes shqiptare (1938)
Shqiptaret e Bukureshtit para kishes shqiptare (1938)



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora