E shtune, 27.04.2024, 05:39 AM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Si mund ta konkretizojmë propozimin për themelimin e Universitetit publik në gjuhën shqipe

E hene, 13.04.2009, 10:16 AM


Te nderuar bashkatedhetar, vellezer dhe motra,
 
Po ju dergoj nje shkrim nga i nderuari z. Refik Hasani i cili eshte propozues per themelimin e Uviersitetit publik ne gjuhen shqipe. z. Refiku spjegon se si munde te vije deri te konkretizimi dhe njeherit une kerkoj nga ju te nderuar vellezer dhe motra te ndihmoni ne arritjen e qellimit:
  Te themelojme nje Universitet ne Kosoven Lindore, do te thote te ndihmojme te rinjet qe te kene nje perspektive dhe mos ta leshojne vendin e tyre
  Te themelojme nje Universitet ne Kosoven Lindore, do te thote te ndihmojme te gjitha ato familje qe nuk kane mundesi te i shkollojne femijet e tyre ne Universitetet e etnikumit shqiptar.
  Te themelojme nje Universitet ne Kosoven Lindore, do te thote te hapim nje dritare te ndritur drejt emancipimit dhe forcimit te shqiptareve ne ate pjese te harruar
  Te themelojme nje Universitet ne Kosoven Lindore, do te thote te mbrojme Kosoven Lindore nga shpernguljet, nga izolimi, nga perbuzja, nga harresa!
Te nderuar vellezer dhe motra, une e dije se ju doni, dini dhe mundeni te ndihmoni ne kete drejtim andaj, Apeloj te mblidhemi drejt kesaj kauze qe te themelojme kete Universitet, dhe te i pamundesojme armikut shekullor Serbo-Sllav te luaje me shqiptaret.
Ju mundeni, ju doni dhe ju dini se si te na ndihmoni!
 
Arber Ibrahimi
Suedi
+46 (0)73 735 82 06
 
***

Si mund ta konkretizojmë propozimin për themelimin e Universitetit publik në gjuhën shqipe

Të nderuar bartës të institucioneve , përgjegjës të niveleve të ndryshme Komunale , Kryetar të partive politike , Deputeti Popullor dhe Këshilltar Komunal  të zgjedhur nga vota e popullit . Përfaqësue të tjer  të jetës publike , ushtar nga tri lufta që luftuan për çlirim  , nga e tërë hapsira e jonë  etnike  , aktivist dhe veprimtarë kudo që jeni me pun nga  Komuna Medvegjë , Bujanoc dhe  Preshevë.

Këto tri  Komuna po ballafaqohen më shum qështje që ende po presin zgjidhje .

Si  të Organizohemi në të drejtën tonë  të ligjshme , që të kemi shkollim të lartë në gjuhën shqipe .  

Ne mendojm që të lëvizim në drejtim që kjo kërkesë për themelimin e Universitetit  të jetë kërkesë e  gjithë popullit , partive politike  , prandaj bëjmë apel që : Këshilltarët  Komunal së bashku me Deputetin Popullor , Kryetarin e Komunës së Preshevës , Bujanocit dhe nënëkryetarin e K.K të Medvegjës .

 I -  Të thirret një seancë  e përbashkët e tri Kuvendeve Komunale

- Nga të gjithë Këshilltarët Komunal shqiptarë nga tri Komunat me një pikë të vetme të rendit të punës enkas për shqyrtimin e kërkesës gjithëpopullore si nevoj imediate për themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe .

Në fund të ksaj mbledhje të dilet më një Konkluzion apo deklarat të përbashkët  dhe të caktohet një grupim nga Këshilltarët për  Themelimin e Universitetit . 

  II - Peticion nga studentët e tri Komunave kudo që studiojnë

 - Një peticion duhet dhe mundë ta organizojn studentët nga tri komunat që studiojn nëpër Univirsitetet të ndryshme private apo publike në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , Serbi dhe vende të tjera , por edhe mësimdhënës që vijnë nga kjo Krahinë . Peticioni do të jetë si kërkesë , që pasi të dihet numri i studentëve që vijnë nga ajo pjesë dëshirojn të kthehen të studiojnë në vende të tyre .

Përveq ksaj , Studentët mund të manifestojn edhe në forma të tjera të një performance : Se duan të kthehen në vende të tyre për të studiuar  . Të ngrisin një Këshill , apo Union të studentëve të ardhur nga ajo pjesë  etj . Kështu do të mund të ngrisim zërin duke njoftuar , sensibilizuar dhe alarmuar opinionin e mbrendshëm dhe të jashtëm për domosdoshmërin që sa më par të themelohet një Universitet publik në gjuhën shqipe për shqiptarët në tri Komunat .. .  

III - Të pregaditet dhe të organizohet një  Memorandum :

- Me kërkesa që duhet ti realizojn shqiptarët në tri Komunat drejtuar instancave më të larta të Republikës së Serbisë , organizatave adekuate për të drejtat e njeriut të Parlamenetit Europian deri në Këshillin e Sigurimit . Kjo formë e pregaditur  do të jetë edhe një si rikonfirmim  i referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992 , sakrificë e popullit që organizoi luftën e armatosur të udhëhequr nga UÇPMB-ja dhe Marrëveshja e Konqulit .

Ne duke patur parsysh që disa herë kemi bërë disa shkrime dhe publikime  nëpër të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike nga e tërë hapsira jonë etnike  . Ne ndiem si obIigim që edhe më tej ta ndihmojm konkretizimin e këtij projekti jetik , shumë domedhënjës dhe  kapital  . Pasi ky propozim  mori dhen , pasi njerzit nga të gjitha nivelet parreshtur kërkojn nga ne që të takohen dhe të njoftohen nga afër lidhur me propozimin si të realizohet ky projekt .. . !   Në fund të këtij apeli për ju të lartë përmendurit pa dashur që ndaj asnjë personi apo institucioni të uli ndikimin e tij me këto tri propozime .  Por si bashkëvendas u munduam që të japim kontributin ton modest , që bashkërisht  të ndërmarrim veprime të ligjshme dhe të pranuara që sa më par të konkretizohet dhe të bëhet realitet realizimi i themelimit të universitetit publik në gjuhën shqipe për Komunën Medvegjë , Bujanoc dhe  Preshevë.

Kjo letër me këto tri propozime nuk është për publikim dhe në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë , askush ta publikoj. !  

Me shumë respekt , nga Refik HASANI    

12.04.2009

tel. mob. 044 249 866  , e-mail adresa : refikhasani@hotmail.com  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora