E premte, 26.04.2024, 10:56 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Kaqanik 07.09.1990 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës (II)

E hene, 13.04.2009, 09:55 AM


KAQANIK 07.09.1990 KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Per Z.SH.
Selim Hasanaj
 
LIRITË, TË DREJTAT DHE DETYRAT E NJRIUT DHE TË QYTETARIT

 
                                           NENI 42.
 
Liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit janë të janë të kufizuara vetem me të drejtat dhe liritë e barabarta të të tjerve.
 
                                           NENI 43.
 
Qytetaret janë të barabartë në të drejta dhe detyra dhe gëzojnë mbrojtje të njejtë para organeve shtetërore dhe oragneve tjera, pa dallim kombësie, race, gjinie, gjuhe, feje, bindjeje politike dhe bindjeje tjeter, arsimi, prejardhjeje sociale, gjendjeje materiale ose vetie tjeter personale.
 
                                           NENI 44.
 
Jeta e njeriut është e pacenueshme.
Denimi me vdekje mund të percaktohet me ligj dhe shqiptohet perjashtimisht vetem në format më të rënda të veprimtarive të rënda penale.
 
                                           NENI 45.
 
LIRIA e njeriut është e pacenueshme.
Askujt nuk mund ti hiqet liria, pervec në rastet dhe në procedurë të percaktuar me ligj, në bazë të vendimit të gjyqit kompetent.
 
                                           NENI 46.
 
Personi per të cilin egziston dyshimi i bazuar se ka kryer veper penale, mund të  vihet në paraburgim vetem kur kjo është e domosdoshme per zbatimin e procedures penale ose per sigurinë e njerëzve.
Paraburgimi caktohet me vendim të gjyqit, e vetem në raste të jashtzakonshme, në kushtet e caktuara me ligj , me vendim të organit tjeter të autorizuar me ligj-më së shumti deri në tri ditë.
Personit që është vënë në paraburgim duhet ti dorzohet vendimi me shkrim, i arsyetuar në momentin e paraburgimit.
Kunder këtijvendimi ky person ka të drejtë ankese mbi të cilen gjyqi vendos mbrenda afatit prej 48 oresh.
Koha e paraburgimit duhet të reduktohet në masen ma të vogël të domosdoshme.
Paraburgimi sipas vendimit të gjyqit të shkallës së parë mund të zgjasë më së shumti tre muaj nga dita e vënjes në paraburgim. Ky afat me vendim të Gjyqit suprem mund të zgjatet edhe tre muaj. Në qoftë se deri  në kalimin e këtyre afateve nuk ngritet padia i pandehuri lirohet.
 
                                           NENI 47.
 
Qytetarëve u garntohet liria e qarkullimit dhe e banimit dhe e drejta që të largohen nga vendi dhe që të këthehen në te.
Liria e qarkullimit dhe e banimit mund të kufizohet vetem me ligj, nëse këtë e kerkon zhvillimi i procedures penale, parandalimi i sëmundjeve ngjitëse ose interesat e mbrojtjes së vendit.
 
                                           NENI 48.
 
Dinjiteti i njeriut dhe jeta e tij private janë të pacenueshme.
 
                                           NENI 49.
 
Qytetarëve u garantohet liria e punës, zgjedhja e lirë e profesionit dhe e punës dhe e drejta në kushte të njejta, per cdo vend pune dhe funksion.
Ndalohet puna me dhunë.
 
 
                                             NENI 50.
 
Punëtori ka të drejtë per kushtet e punes që i sigurojnë  integritetin dhe sigurin fizike dhe morale të tij.
 
                                             NENI 51.
 
Të zënët me punë në mënyren e percaktuar me ligjin dhe kontraten kolektive, kanë të drejtë në kompensimin adekuat per punë.
 
                                            NENI 52.
 
Të zënët me punë kanë të drejtë në grevë , në mënyren e percaktuar me ligj.
 
                                             NENI 53.
 
Në pajtim me ligjin, të zënët me punë kanë të drejtë në kohë të kufizuar të punës prej 42 oresh në javë, në pushim ditor, javor dhe vjetor me pagesë.
 
                                              NENI 54.
 
Qytetaret të cilet nuk janë plotësishtë të aftë per punë u garantohet aftësimi per punë gjegjëse dhe krijohen kushte per punsimin e tyre, në pajtim me ligjin.
Në kushtet e percaktuara me ligj, garantohet e drejta në sigurinë materiale gjatë kohes së papunsisë së perkohëshme.
 
                                                NENI 55.
 
Qytetari që ka mbush 18 vjet ka të drejtë të zgjedh e të jetë i zgjedhur.
Në zgjedhje marrin pjesë partitë politike, levizjet, lidhjet e shoqatat, të cilat formohen e veprojnë lirisht si dhe grupet e qytetarëve. Ato duhet të respektojnë parimin e sovranitetit popullor e të demokracisë dhe tu permbahen kufinjve të aktiviteti të percaktuar me KUSHTETUTË DHE LIGJ.
 
                                               NENI 56.
 
Garantohet liria e bashkimit, e mbledhjes dhe e tubimit publik të qytetarëve si dhe liria e organizimit të aktivitetit politik dhe sindikal në mënyren e percaktuar me ligj.
Të zënet me punë, me qellim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të veta, mund të organizojnë aktivitete sindikale dhe të antarsohen në to sipas vullnetit.
Ndalohet organizimi dhe  aktiviteti politik i drejtuar në ndryshimin me dhunë të rregullimit të percaktuar me Kushtetutë dhe cenimin e tersisë teritoriale e të pavarsisë së Bashkësisë së Jugosllavisë e të Republikës së Kosovës, të nxitjes së urrejtjes, dhe mosdurimit nacional, racor dhe fetar.
Mënyra e realizimit të lirës së organizimit dhe të aktivitetit politik e sindikal rregullohet me ligj.
 
                                              NENI 57.
 
Fsheftësia e letrave dhe mjeteve të tjera të komunikimit është e pacenueshme.
Me ligj mund të percaktohet se vetem në bazë tëvendimit të gjyqit mund të bëhet perjashtim nga parimi i pacenueshmerisë së fsheftësisë së letrave dhe të mjeteve të tjera të komunikimit, po qe se kjo është e domosdoshme per zhvillimin e procedures penale ose per sigurinë e vendit.
 
                                             NENI 58.
 
Garantohet mbrojtja e të dhënave personale. Mbledhja,perpunimi dhe shfrytzimi i të dhënave personale rregullohet me ligj.
 
                                             NENI 59.
 
Banesa është e paprekshme. Me ligj mund të percaktohet që personi zyrtar vetem në bazë të vendimit të gjyqit mund të hyjë në banesë ose lokale tjera kunder vullnetit të mbrojtësit të tyre dhe në to të bëjë bastisje.
Bastisja mund të bëhet vetem në praninë e dy deshmitarëve.
Në kushtet e percaktuara me ligj, personi zyrtar mund të hyjë në banesë ose lokale pa vendim të gjyqit dhe të bëjë bastisjen, nese kjo është  e domosdoshme per ta zënë drejtë persedrejti kryesin e vepres penale ose per të shpetuar njerzit dhe pasuritë.
 
                                             NENI 60.
 
Sejcili ka të drejtë per mbrojtjen e barabartë të tëdrejtave të veta në procedur para gjyqit, organeve shtetnore dheorganeve organizative të tjera, që vendosin mbi të drejtat obligimet dhe interesat e tij.
Secilit i garantohet e drejta e ankesës,ose e mjetit tjeter juridik kunder vendimeve të gjyqit, të organeve shtetërore dhe të organeve e organizatave të tjera, me të cilat vendoset mbi të drejten ose interesin e tij të bazuar në Ligj.
 
                                            NENI 61.
 
Askush nuk mund të denohet per veper e cila , para se të kryhet , nuk ka qenë e parashikuar me ligj ose me dispozitë të bazuar në ligj si veper e denueshme, e as të shqiptohet denimi që nuk ka qenë i paraparë  per atë veper.
Vepra penale dhe sanksionet penale mund të caktohen vetem me ligj.
Sanksionet penale i shqyrton gjyqi kompetent sipas procedures së percaktuar me ligj.
Askush  nuk mund të konsiderohet fajtor per veper penale perderisa kjo të mos vertetohet me aktgjykim gjyqësorë të formes së prerë.
Personi që është denuar pa arsye per veper penale, ose i cili pa bazë është privuar nga liria, ka të drejtë per rehabilitim dhe per shperblimin e dëmit nga mjetet shtetnore, si dhe të drejtat tjera të percaktuara me ligj.
 
                                            NENI 62.
 
Secilit i garantohet e drejta per mbrojtje para gjyqit.
Askush që nuk nxirret para gjyqit ose organit tjeter kompetent per zhvillimin e procedures, nuk mund të denohet në qoftë se sipas ligjit nuk është marr në pyetje ose nuk i është dhënë mundësi që të mbrohet.
I pandehuri ka të drejtë të marr mbrojtësin, të cilit në pajtim me ligjin i bëhet e mundur mbojtëja dhe sigurimi i të drejtave dhe interesave të të pandehurit.
Me ligj percaktohet se në cilat raste i pandehuri medoemos duhet të ketë mbrojtësin.
 
                                        NENI 63.
 
Qytetari sipas kushteve të percaktuara me ligj, ka të drejtë të kerkoji zhdenmtim nga shteti, per demin që i shkaktohet nga veprimet e paligjëshme të organeve shtetërore gjatë ushtrimit të detyres, ose nga organizata që ushtron autorizime publike.
 
                                       NENI 64.
 
Garantohet respektimi i personalitetit të njeriut dhe dinjiteti njerëzor në proceduren penale dhe në cdo procedurë tjeter, në rast heqjeje respektivisht kufizimit të lirisë, si dhe gjatë kohes së egzekutimit të denimit.
Garantohet pacenueshmeria e integritetit të personalitetit të njeriut, të jetës personale dhe familjare, si dhe të drejtat e tjera personale.
Ndalohet dhe është i denueshem cdo detyrim per të pranuar dhe per tu deklaruar.
Ndaj askujt nuk mund të zbatohen mundime apo ndeshkime, respektivisht sjellje nencmuese. Posaqërishtë është e ndaluar që ndaj ndokujt pa lejen e tij të bëhen eksperimente medicinale ose eksperimente të tjera shkencore.
 
                                       NENI 65.
 
Është e drejtë enjeriut të vendos lirshem per limdjen e fëmijës.
 
 
                                       NENI 66.
 
Familja gëzon mbrojtje të posacme ligjore.
Nëna dhe fëmija gëzojnë mbrojtje të posacme.
Martesa dhe mardhënjet juridike në martesë dhe familje rregullohen me ligj.
 
                                      NENI 67.
 
Është i obliguar shkollimi fillor dhe zgjatë së paku tetë vjet.
Qytetaret kanë të drejtë në kushte të barabarta të percaktuara me ligj, të fitojnë dije dhe pregaditje profesionale në të gjitha shkallët e arsimit.
Në shkollat që financohen nga të ardhurat publike shkollimi është pa pagesë.
 
                                    NENI 68.
 
Në shkollat fillore,të mesme, të larta e fakultete, respektivisht në paralelet e tyre sigurohen kushte per mësim në gjuhen amtare, respektivisht në gjuhen shqipe, serbokroate dhe turke në pajtim me ligjin.
Në rajonet ku jetojnë romet , varsishtë nga kushtet, sigurohet  mësimi fillor edhe në gjuhen rome.
 
                                    NENI 69.
 
Garantohetliria e krijimit dhe publikimit shkencor, profesional dhe artistik si dhe krijimeve tjera kulturore.
 
                                     NENI 70.
 
Garantohet liria e mendimit dhe e shprehjes publike të mendimit.
 
 
                                     NENI 71.
 
Garantohet liria e shtypit dhe mjeteve tjera të informimit publik.
Qytetaret kanë të drejtë që në mjetet e informimit publik ti botojnë mendimet e veta.
Qytetaret, organet shtetërore, partitë politike, lidhjet , levizjet e shoqatat e qytetarëve, në kushtet e caktuara me ligj, mund të botojnë shtypin dhe perhapin informata me anë të mjeteve tjera të informimit.
Me ligj denohet CENZURA dhe cdo masë tjeter preventive që e cenon lirinë e shtypit dhe formave tjera të informimit publik.
 
                                     NENI 72.
 
Qytetari ka të drejtë të kritikojë publikisht punën e organit shtetëror , partisë politike, lidhjes, levizjes ose shoqates së qyteterëve dhe bartësve të autorizimeve publike si dhe  që tu paraqesë parashtresa, peticione, propozime e iniciativa dhe që per to të marr pergjigje.
 
                                     NENI 73.
 
Shtetasi i Republikës së Kosovës në botën e jashtme gëzon mbrojtjen e Republikës së vet.
Shtetasi i Republikës së Kosovës nuk mund të zhvishet nga shtetësia, të largohet nga vendi e as të ekstradohet.
Shtetasi i Republikës së Kosovës i cili nuk gjindet në vend, i cili disponon me shtetësi tjeter, mundet që vetem perjashtimisht, në bazë të ligjit , ti merret shtetësia, në qoftë se me punën e vetë u shkakton dëme interesave nderkombëtare ose interesave të tjera të Republikës së Kosovës ose në qoftë se refuzon ti kryej obligimet qytetare.
 
                                      NENI 74.
 
U garantohet e drejta e strehimit shtetasve të huej dhe personave pa shtetësi, të cilet ndiqen per shkak të angazhimit të tyre per pikpamje dhe levizje demokratike, per clirimin social dhe nacional, per lirinë dhe të drejtat e personalitetit të njeriut ose per lirin e krijimit shkencor ose artistik.
 
                                      NENI 75.
 
Qytetarit i garantohet liria e shprehjes e perkatësisë kombëtare, liria e shprehjes së kultures kombëtare, dhe liria e perdorimit të gjuhes e të shkrimit të saj.
Qytetari nuk është i detyruar të deklarohet se ciles perkatësi kombëtare i takon, as të percaktohet që ti takojë njërit nga KOMBET, respektivisht pakicës kombëtare.
Është kunderkushtetuse dhe denohet cdo propagim ose zbatim i pabarazisë kombëtare, si dhe cdo mbjellje e urrejtjes dhe mosdurimit, kombëtar, racial, ose fetar, mohimi i historisë, kultures dhe i vlerave të tjera kombëtare.
 
                                    NENI 76.
 
Garantohet liria e ndergjegjës , besimit fetar dhe e manifestimit të fesë.
Bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti dhe janë të lira në kryerjen e punëve fetare dhe të ceremonive fetare.
Bashkësitë fetare mund të hapin shkolla fetare dhe ente bamirëse.
 
                                   NENI 77.
 
Mbrojtja e vendit është e drejtë e pacenueshme dhe e patjetersueshme, obligim dhe nder i madh i cdo qytetari.
 
                                  NENI 78.
 
është detyrë e sejcilit ti jap ndihëm tjetrit në rast rreziku dhe të marr pjesë në menjanimin e rrezikut të pergjithshem.
 
                                   NENI 79.
 
Liritë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë nuk mund të mirren as të kufizohen.
Liritë dhe të drejtat realizohen , ndersa detyrimet permbushen në bazë të Kushtetutës.
Me ligj mund të caktohet vetem mënyra e realizimit të disa lirive dhe të drejtave kur kjo është e percaktuar me Kushtetutë
ose kur kjo është e domosdoshme per realizimin e tyre.
Sigurohet mbrojtja gjyqësore e lirive dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë.
 
Vijon neser me nene tjera.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora