E enjte, 02.04.2020, 10:39 PM (GMT+1)

Personalitete

Mërgim Korça - Jetëshkrimi

E diele, 15.07.2007, 04:03 PM


Mërgim Xhevat Korça është inxhinier mekanik. Ka projektuar dhe zbatuar sisteme origjinale makinerishë bujqësore disa edhe unikale në llojin e tyre. Ka mbrojtur gjithashtu studime në fushën e motorëve. Si rezultat është i laureuar me titullin më të lartë në fushën shkencore  “Punonjës i shquar i Shkencës dhe Teknilës”.
Krahas shkencës Mërgimi, i ndikuar nga i ati, ka patur gjithë jetën pasion gjuhën dhe letërsinë. Për pesëdhjetë vite nuk shkroi asnjë rrjesht në kushtet e diktaturës që sundonte në Shqipëri. Mbas rënjes së regjimit komunist, emigroi në SHBA (Detroit) ku banon edhe sot. Ai u është përkushtuar analizave me karakter historik, duke patur si synim të hedhë dritë mbi të vërteta historike që u shtrëmbëruan nga ideologjia komuniste, e cila ndërhynte në çdo qelizë të shkencave shoqërore.
Ndër studimet e tij më të rëndësishme janë analizat që u bën personaliteteve madhore intelektuale, fetare si edhe patriote të nëpërkëmbura dhe të përbaltura nga ideologët si edhe kalemxhnjtë e diktaturës komuniste. Vlen të veçohen shkrimet rreth Patër Gjergj Fishtës, Hirësisë Tij Baba Rexhebit, Patër Anton Harapit, Peshkopit Iriné Banushi, Hirësisë Tij Imam Vehbi Ismailit, etj. Ka bërë edhe analiza për ngjarje historike si p.sh.Kryengritja e Malësisë së Madhe e dimrit 1945. Gjithashtu ka edhe shumë shkrime edhe intervista për martirë të Kombit, pa lënë në një anë edhe gjykime të drejtpeshuara dhe objektive edhe për kriminelë që dëndur e më dëndur po vazhdojnë e paraqiten si “ heronj “.
Shkrimet e tij karakterizohen nga dy veçorí : Së pari, nga themelet e shëndosha dhe vërtetësítë e fakteve të qëmtuara që ai paraqit. Nga ana tjetër e shquan paanësía e studjuesit i cili mundohet hap mbas hapi shtegun, përgjatë të cilit e udhëheq lexuesin, ta shmangë nga mllefet si edhe paragjykimet të cilat, si trashëgimí e diktaturës, e kanë shpërfytyruar historinë e shkruar deri sot.
Në SHBA ka arritur të bëjë pjesë në trupin pedagogjik të Wayne State University.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT