E premte, 26.04.2024, 08:15 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Borizani partizan qe u vra nga shoket

E premte, 15.06.2007, 08:21 PM


Gjon P. Nikolli
Ne ish-qendren e pare administrative te Mirdites, ne Shpal te komunes se Oroshit, teksa devijon per ne luginen e Repsit, te del perpara nje koder me pamje mjaft piktoreske, ne majen e se ciles ndodhen banesat e fisit Kola. Per inerci te 50 viteve diktature, edhe sot mban emrin “Kodra e kulakut” qe banoreve te zones u kujton kalvarin e dhimbjeve dhe shume histori. Kalvari fillon gjate diteve te tensionuara te Tetorit 1944, kur gjermanet dhe forcat partizane ndesheshin me te gjitha forcat, per dominimin e Shpalit, e cila ne ate kohe ishte qendra administrative e Mirdites. Fillimisht qyteza mbahej nga forcat nacionaliste, me ne krye bajraktarin e Mirdites, Gjon Markagjoni. Por me afrimin e forcave partizane te brigades se VI-te, nacionalisteve iu bashkuan edhe forcat gjermane, te cilet ishin ne ikje, ne drejtim te Jugosllavise. Disa dite te shtena armesh, dhe Shpali bie ne duar te forcave partizane. Ndodhi me 26 Tetor te vitit 1944, qe njihet zyrtarisht edhe si dita e clirimit te Mirdites. Gjate luftimeve u vra edhe borizani i brigades se VI-te, “Deshmori i Atdheut”, Naum Thomollari nga Kutali. Naumi u vra ne njeren nga banesat e “Kodres se kulakut”, teksa tentonte qe me borine e tij te njoftonte forcat e tjera partizane, se kjo koder ishte marre nga partizanet dhe nuk duhej me te qellonin. Por nje plumb, fatalisht i merr jeten ne dritaren e kulles se Gjon P. Nikollit. Dhe per kete ngjarje te diskutueshme, kesaj familje iu vu nofka e “kulakut”, qe do t’i kushtonte per shume vite.

Deshmitari i vetem i atyre diteve, Gjon P. Nikolli, edhe pse eshte 92 vjec, kujton me saktesi per gazeten “Koha Jone” gjate nje interviste, cdo detaj te atyre diteve, nder to edhe vrasjen e borizanit Thomollari.

Si i kujtoni ato dite te tetorit 1944 kur Shpali u kthye ne arene te luftimeve mes gjermaneve dhe partizaneve?

Kujtoj cdo gje me saktesi, pasi ne ate kohe kam qene ne moshe afersisht 29-vjecare. Fati yne i mire apo i keq, ishte se i kishim kullat pikerisht ne qendren e Shpalit, ku shume vite me pare bajraktari kishte zgjedhur qe ketu te ishte qendra e Mirdites. Qendra dhe te ashtuquajturat institucione, deri ne mesin e muajit tetor 1944, ishin nen kontrollin e forcave te markagjoneve qe drejtonin Mirditen. Aty nga data 20 e ketij muaji, forcat e brigades se gjashte kishin marre urdher qe te merrnin nen kontroll Shpalin, cka thoshte se keshtu ishte marre nen kontroll e gjithe Mirdita. Megjithate edhe forcat nacionaliste dukeshin te vendosura per te mos e leshuar Shpalin.

Si nisen luftimet dhe cfare kujtoni nga ajo kohe?

Kujtoj se para shtepise time qe ishte vendi me strategjik, rrinin gjithnje roje dy prej forcave nacionaliste. Madje kujtoj se shpesh ata vinin deri ne oborr dhe piqnin misra. Partizanet e brigades se gjashte u shfaqen ne anen tjeter te lumit Fan i Vogel, ndersa nje pararoje e tyre kaloi lumin me drejtim kullat tona. Dy rojet duke qene ne pozicion te favorshem, zbrazen batarete e plumbave duke vrare dy prej partizaneve. Pas kesaj, duke e ndjere rrezikun e ardhjes se forcave te tjera ne ndihme te tyre, dy rojet u larguan me shpejtesi duke iu bashkuar forcave te tjera te tyre, qe ishin pozicionuar ne kodren me lart, siper rruges qe shkon ne drejtim te Kukesit. Bresherite u bene shume te forta ndersa e gjithe zona mbulohej nga te shtenat. Nuk vonoi shume dhe nje grup partizanesh arriten te hynin ne qender, e disa prej tyre u futen edhe ne kullen time. Mes atyre qe me erdhen ne kulle ishte edhe Bardhok Biba, biri i kesaj zone, i cili drejtonte forcat partizane, borizani Naum Thomollari dhe dy partizane te tjera, qe tani nuk ua kujtoj emrat. Ndersa partizanet e tjere u shperndane neper lagje te ndryshme dhe ne vendqendrime qe i caktuan vete.

Si u zhvilluan me tej ngjarjet e atyre diteve?

Bardhok Biba ishte drejtues i larte i luftes dhe mik i familjes time. Per kete shtepia, qe ne ate kohe ishte me tre kate dhe mjaft e njohur ne zone, u shnderrua ne qender te ketij shtabi. Kundershtaret e partizaneve duke e ditur se ketu ishin futur persona te rendesishem, udhezuan gjermanet qe te qellonin me predha murtaje shtepine time. Cuditerisht asnje prej predhave nuk ka goditur ne shenje por anash. Per shume vite, ketu kane qene te fresketa gropat e krijuara nga predhat e gjermaneve. Me vone kam mesuar se shtepia ime ka shpetuar fale nderhyrjeve te nje miku te familjes, i cili ishte ne perberje te forcave nacionaliste. Por nese shpetuam nga predhat e gjermaneve, disa plumba te vete partizaneve do te rezultonin fatale, per borizanin Naum Thomollari dhe me vone per krejt familjen time.

Si eshte e verteta e vrasjes se Naum Thomollarit?

Krismat e armeve kishte raste qe rralloheshin, aq sa shuheshin fare. Kujtoj shume mire se kemi qene ne katin e poshtem bashke me Bardhok Biben, Thomollarin dhe dy partizanet e tjera. Ishte tetor kur beheshin misrat dhe te gjithe se bashku anes zjarrit, po piqnim disa prej tyre, kur shtepia jone u qellua me batare te shumta qe vinin nga kodra perballe. Sic duket nje grup partizanesh, nuk e dinin se ketu ishin vendosur disa prej shokeve. Ne keto kushte, Bardhok Biba, urdheroi borizanin qe te dilte ne oborr per t’i rene borise, me qellim qe ata te mesonin se po qellonin gabim. Por sapo borizani del ne oborr, bresherite e shumta e detyrojne ate te futet menjehere brenda. Situata po behej kritike pasi mund te vriteshim te gjithe, e ne keto kushte borizani ngjitet ne katin e trete te kulles per t’i rene borise ne dritare. Por pa mundur qe te prodhoje nje tingull, nje plumb e godet mu ne balle. Njera prej partizaneve ngjitet lart dhe jep alarmin se Thomollari ishte vrare. Kur shkuam lart, e gjetem ate te mbuluar ne gjak dhe pa asnje shenje jete.

Cfare ndodhi me pas?

Me shume mundime u arrit qe te sqarohej situata. Shpali ra ne duart e partizaneve dhe Bardhok Bibes. Ndersa filloi ushtrimi i pushtetit nga komunistet, Thomallarit iu ngrit nje lapidar, pasi u shpall Deshmor i Atdheut. Ndersa per ne filloi jeta normale deri ne vitin 1949. Me pas nisi kalvari i vuajtjeve pa fund.

Pse pikerisht ne ate kohe dhe cfare masash u moren ndaj familjes tende?

Sepse ne kete kohe u vra deputeti i Mirdites, Bardhok Biba dhe pas kesaj une u gjeta pa mbrojtjen e askujt. Dikush u kujtua se ne shtepine time ishte vrare borizani, madje bene edhe nje lidhje me faktin se babai im kishte qene ne perberje te forcave te gjonmarkajve, ne kuader te detyrimit te kohes, qe cdo shtepi duhej te kishte nje ushtar aty. Edhe pse mundohesha te mbrohesha me faktin se borizanin e kishin vrare vete partizanet dhe aty kishte qene vete Bardhok Biba, askush nuk na e vuri veshin. Edhe sot jam i sigurt se nese nuk do te ishte vrare Bardhok Biba, askush nuk do te kishte pune me mua. Na nxoren nga banesat tona dhe na detyruan te jetojme ne stanet aty afer. Kullen dhe gjithe shtepite i bene qender te mbareshtimit te derrave, te cilet sherbenin si ekonomi ndihmese per qytezen dhe pushtetin e Shpalit. Me pas kur qyteti u zhvendos ne Rreshen, ku eshte edhe sot, ekonomia ndihmese u zhvendos nga banesat tona dhe per pasoje ne shkuam te banojme prape aty. Megjithate na detyronin te paguanin taksa te larta si veze, lesh, fasule, mish, drithe etj. Ne token tone qe prodhonim me dhjetera kuintale miser, shteti ndertoi te ashtuquajturat rezerva shteterore. Nje problem ky i pa zgjidhur edhe sot.

Pse i pa zgjidhur?

Sepse duke qene ish-rezerva shteterore, me nje vendim te pakuptueshem ato kaluan ne juridiksionin e komunes se Oroshit. Ndersa komuna, pa ma njohur te drejten time te pronesise, ia ka dhuruar firmes qe nderton rrugen Durres-Kukes. Kjo e fundit ka ndertuar nje kamping te madh ne token time, ndersa askush nuk me ka dhene asnje kompensim per kete. Pra vijon te mbetet funksional, akti i shpronesimit te komunizmit. Une kam gjetur ne arkiva te gjithe dokumentet qe vertetojne pronesine time dhe se shpejti do t’i drejtohem gjykates per te vendosur drejtesi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora