E enjte, 25.04.2024, 01:38 AM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Kabili: Figura emblematike e Isa Boletinit dhe Kosova sot

E diele, 25.06.2023, 07:47 PM


Figura emblematike e Isa Boletinit dhe Kosova sot...

Nga Ibrahim Kabili

Gjithnjë më ka tërhequr lënda e historisë së Shqipërisë, figurat e saj historike dhe vepritaria e paepur e tyre për çështjen kombëtare. Ndoshta me këtë më lidhi pazgjidhmërisht profesioni i mësuesisë dhe dhënja e kësaj lënde për një periudhë mbi dyzet vjeçare. Unë kam shkruar me shumë dashuri dhe respekt për disa prej këtyre figurave historike. Në këtë shkrim modest po shkruaj diçka më shumë edhe për Isa Boletinin dhe veprën  madhore të tij në shërbim të atdheut dhe kombit të vet. Kam shfletuar disa materiale dhe shkrime për Të dhe sidomos Monografia për; Isa Boletinin e Skënder Luarasit dhe libri; Njëqind vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017" të Roland Qafokut. Duke shkruar diçka për këtë figurë të shquar ushtarake të kohës, për gjeneralin me "dy kobure" Isain, dotë ndjehem edhe më krenar në vlerësimin e veprës së tij. Kështu do të ndikoj sadopak në edukimin e mëtejshëm të ndjenjës së atdhedashurisë e patriotizmit tek brezi i ri. Motivimi im në dekada, më ka bërë më objektiv objektiv në vlerëdimin e figurave të tilla...

Isa Boletini lindi më 15.01.1864 në Boletin të Mitrovicës të Vilajetit të Kosovës. Ai lindi në një familje të madhe me tradita patriotike dhe atdhetare të spikatura. Gjithnjë kjo familje nuk u pajtua me pushtuesit dhe luftoi gjatë gjithë historisë me armë në dorë kundra tyre. Turqit janë hakmarrë në vijimësi ndaj familjes Boletini duke thurur plane dhe djegur shtëpitë e tyre në Boletin. Kjo ka ndodhur në vitet; 1750, 1830-1832, 1892, 1895, 1908, 1914, etj. Këto masa shoqëroheshin herëpasëhere me burgosje, internime, burgime dhe vrasje, etj. Vitet e rinisë Isai i kaloi në vendlindjen e tij në Boletin. Ai duke ndjerë mbi kurrizin e tij dhe familjes masakrat që bënin turqit filloi të formohej si patriot dhe në venat e tij qarkullonte gjaku i një atdhetari të flaktë. Në forcimin e patriotizmit të tij një rol të madh luajti familja dhe figurat e tjera atdhetare të kohës. Isai mbështeti Lidhjen Shqiptare të themeluar në Prizren. Kështu, Ai, në prill të vitit 1881 mori pjesë në betejën e Shlivovës me trupat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kundër ushtrisë osmane. Ai mbështeti fuqishëm Qeverinë e Përkohëshme të Lidhjes. Në vitin 1908 ishte në krahun e xhonturqve duke besuar te premtimet e tyre për reformat, por kjo lidhje qe e përkohshme dhe ai doli shpejt kundër tyre. Porta e lartë në nëntor të vitit 1908, dërgoi një ushtri të mëdha për ta nënshtruar Kosovën. Në krye të ushtrisë antiosmane vihet Isa Boletini. Gjatë tërheqjes, osmanët i dogjën kullën në shenjë hakmarrjeje. Pas kësaj Isa Boletini udhëhoqi kryengritjet në Kosovë në vitet 1910-1912 dhe ishte prijësi popullor i tyre. Isa Boletini qe bërë i njohur dhe mori nam edhe me trimërinë dhe zgjuarsinë e treguar në Londër, kur edhe pas kontrollit që i kishin bërë rojet kur hyri për të takuar ministrin e jashtëm, Eduard Grej, ai dorëzoi njërin revolver sipas rregullave dhe nagantin tjetër e fshehu nën xhuli...    Isa Boletini qe një nga figurat qendrore dhe krahu i armatosur i Pavarësë së Shqipërisë. Ai qe njeriu më besnik që mbështeti Ismail Qemal Vlorën për arritjen e mëvetësisë së Shqipërisë. Boletini është cilësuar "Tribun popullor" dhe "Gjeneral i pavarësisë së tokave shqiptare". Për shqiptarët ai njihet si hero kombëtar. Jo vetë kaq, por për çka ai dha për kombin e tij, vlerësohet në shkallë sipërore edhe nga të huajt. Një gazetë amerikane në vitin 1912 do të shkruante, për Isa Boletinin: "...heroi më i madh shqiptar qysh prej Skënderbeut, në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ai është më trimi, më i ndershmi, më fisniku, më i ashpri dhe më i famshmi i luftëtarëve ballkanas". Ky qe një nga burrat me kontribut të  çmur për çështjen kombëtare. Po siç ndodh shpesh me figura të tilla, edhe me Isain dhe familjen e tij ndodhi hakmarrja. Ndodhi hakmarrja e egër deri në kufijtë e çnjerëzores. Serbët mizorë nga viti 1883-1945 kanë vrarë pesëmbëdhjetë vetë nga familja Boletini. Po kështu ra heroikisht edhe Isai. Serbët dhe malazezët u bënë bashkë me rusët dhe francezët për të eleminuar Isa Boletinin. Ai u ra pabesisht në pritë që i solli vdekjen te ura në Podgoricë. Thirrjes për dorëzimin e armëve Ai nuk ju përgjigj, por hapi zjarr. Ra heroikisht me 23 janar të vitit 1916, për tu bërë i pavdekshëm. Bashkë me të ranë dy djemtë e tij, dy nipat dhe shumë të tjerë... Pas çlirimit regjimi komunist dhe Tito u hakmor ndaj pasardhësve të familjes Boletini duke burgosuur gjashtë vetë nga pasardhësit e tij. Për fat të keq edhe në Shqipëri më 1943 vranë djalin e Isa Boletinit, Ademin, dhe  burgosën disa të tjerë. Për Shqipërinë e viteve të pasçlirimit kjo qe e pafalshme. Pas prishjes së marrdhënieve me Jugosllavinë, në vitin 1962 regjimi komunist i akordoi titullin, "Hero i popullit". Në nderim të veprës së tij, emrin e tij e mbajnë rrugë, sheshe, shkolla dhe Universiteti i Mitrovicës... Në jug të Urës së harkëzuar të Ibrit, disa metra pranë saj gjendet shtatorja vigane e Isës. Ajo e personifikon më së miri figurën madhore të tij... Disa kilometra larg Urës së Ibrit, gjendet Boletini, fshati i tij i lindjes... Aty qëndron krenare kulla simbol e Boletinëve dhe varri i Isës me shokë. Rivarrimi i tij u bë këtu më 10 qershor 2015, me kërkesën dhe këmbënguljen e pasardhësve të tij. Atje në vendlindje, "shpirti" i tij prej atdhetari apelon dhe ban za: "Unë jam këtu. Historia po përsëritet. Armiqtë tanë ashtu si dikur janë bashkuar sërish kundër Kosovës. Mos më braktisni mua nga këu. Edhe "kështu siç jam" e ndjej veten mirë në trojet e mia. Po më braktisët, Serbia do të më "vrasë" përsëri"...

Ibrahim Kabili

Tiranë, më 24.06.2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora