E shtune, 27.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Mendime

Sami Islami: Çka duhet të dijmë për vdekjen?

E diele, 25.06.2023, 07:55 PM


NGA ASOCIACIONI HUMNIST BRITANIK

Çka duhet të dijmë për vdekjen?

Një gjë, për çfarë ne duhet të jemi të  sigurtë është  se ne do   vdesim! Secili do    vdesë! Por  disa njerëz  nuk dëshirojnë  të mendojnë  kështu! Ata nuk mund ta pranojnë këtë  fakt. Ata preferojnë  të mendojnë    vdekja nuk është  fundi ynë! Ata mendojnë  se mund të  vazhdojnë  të jetojnë  edhe përtej vdekjes! Ndoshta ndonjë jetë tjetër në tokë  apo jashtë  saj, ku do të  shpërblehen,  ose ku do të ndëshkohen sipas  veprave që i kanë bërë!

Por    dëshirosh që  diçka të jetë e vërtetë, nuk domethanë  që të jetë e vërtetë! Nuk ka asnjë ide se mendimi ynë  do ta shpëtojë  trupin apo  shpirtin tonë! Kuptim me vlerë  gjatë  jetës mund të jetë dashuria, përvoja, komunikimi, arrijtjet, ngrohtësia e diellit në  fytyrat tona…

Mendoni sikur jeni  duke e lexuar një libër të mirë, ose se jeni  duke  e ngrënë një  tortë të  shijshme! Këto mund t’ju  ofrojnë  kënaqësi të mëdha! Por një  gjë  që i përzinë këto  dy kënaqësi është  se ato  do të përfundojnë! Libri mund të  vazhdojë gjatë, gjatë; ashtu  sikur edhe torta…Megjithatë, që të  dyja , heret a vonë  do    përfundojnë një  ditë.

Vdekja është pjesë natyrore e jetës. Ka kuptim të provojmë të mos frikësohemi prej vdekjes dhe në  vend të  frikës, të  vetëdijësohemi për këtë  realitet. Pas gjithë kësaj duhet të  fokusohemi për të  gjetë  kuptimin dhe qëllimin këtu dhe menjëherë! Duhet të  kuptojmë  se ne kemi  vetëm një jetë! Duhet t’u ndihmojmë  edhe të tjerëve    ta kuptojnë  të njëjtën gjë! Duhet të  dallojmë  të mirën nga e keqja në këtë jetë, pa pasur  nevojë  për t’u  shpërbly nga ndonjë  vend tjetër!

Kur ne vdesim, ne do  të jetojmë nëpërmjet punës që kemi bërë dhe në mendjet e njerëzve, jeta e të  cilëve ka qenë  pjesë e jetës sonë. Trupat tonë  do    shpërbëhen dhe do të  bëhen prapë pjesë e natyrës! Dhe nga  atomet  që ne i kishim, do të  krijohen gjëra tjera, si pemë, zogj, lule  dhe flutura!

Përktheu: Sami Islami



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora