E shtune, 04.02.2023, 02:53 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: A po solidarizohet kreu i myslimanëve të Dardanisë me vrasjet e grave në Iran?

E shtune, 05.11.2022, 07:58 PM


A po solidarizohet kreu i myslimanëve të Dardanisë me vrasjet e grave në Iran?

Nga Gani Mehmetaj

Cili është qëndrimi i kreut të Bashkësisë Islame, sharlatanit Shefqet Krasniqi, shtihaqit H. Kastrati dhe islamistëve ekstrem për masakrat e ajotallahëve ndaj vajzave të reja në Iran? U kënaqet zemra. Me heshtje ata po e tumirin krimin, sepse të dalin sheshazi në mbrojtje të krimit nuk ua mbanë, janë tepër frikacak.

Po deputetët islamistë me shami e pa shami në Kuvendin e Dardanisë? Janë solidarë me krimet e policisë iraniane? Janë por as atyre nuk ua mbanë të deklarohen.

Mediat tona të shitura asnjëherë nuk e pyeten asnjërin prej këtyre islamistëve radikalë për qëndrimin ndaj protestave të grave iraniane. Çka thonë hoxhallarët për këtë punë? Mediat tona e marrin mendimin e hoxhallarëve për çdo gjë, sa gra duhet të ketë myslimani, tri a katër, sa dashnore duhet të ketë burri i një sorre me shami, madje i pyesin a do të bie shi a do të ketë thatësi nesër. Por për demonstratat në Iran, ku po vriten qindra gra, asnjë fjalë.

“Ç’ia fut kot edhe ti”, me tha miku im derisa e bënim këtë debat. Tërnava me “xhihadistët” e vet dhe dudja që ecën si gratë e shtëpive me fenerë të kuq u përpoqën ta bëjnë Dardaninë Iran, republikë islamike, ku ulërinte Kastrati i “jetimëve islamikë” “tekbir” si i çmendur. Gati bënë grushtet islamik para një dhjetëvjetëshi. Mos të qe Amerika ata do ta rrezonin qeverinë. U përpoqen t'u vënë shami vajzave si në Iran.

Në vend se t’i arrestonin janë bërë yjet mediash primitive, më të pranishëm se cilido burrështetasi a yll filmi. Ata janë mesjeta, ndërsa televizionet tona zëdhënëse të mesjetës së errët shkretinore. Ta turbullojnë stomakun me broçkulla.

________

Kur shqiptari e fal Ushtrinë e Kuqe për përdhunimin e 2 milion grave gjermane!

Me duken me çrregullime mendore ata që e adhurojnë Ushtrinë e Kuqe që bëri krime të tmerrshme ngado që shkeli dhe Ushtrinë Osmane, që bëri të njëjtat shëmti.

Me irritoi një lexues nga Shqipëria kur  kriminelin Stalin e amniston nga krimet, kinse “Stalini ka pushkatuar 30 komandant brigadash gjatë rrethimit të Berlinit, ngaqë e tepruan”. “Nuk bëhet pis Ushtria Kuqe”, shkruan ai si një autist i shkalluar.

Sa me erdhi ndotë prej tij.

Ushtria e kuqe sipas të dhënave zyrtare përdhunoi 2 milion gra gjermane,  përdhunoi gra polake, hungareze, çeke, përdhunoi edhe mijëra gra serbe, kur kaloi nëpër një cep të Serbisë.

Sikur të kalonte nga fshati i këtij shqiptari, adhuruesi i  Armatës së Kuqe do ta përdhunonte tërë fshatin e farefisin e tij, burra e gra, sepse në Serbi kanë përdhunuar edhe burra.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora