E premte, 22.11.2019, 07:05 PM (GMT)

Komente

Lek Pervizi: Ç’asht ky tmerr ky korb i zi

E diele, 14.12.2008, 01:26 PM


Lek Pervizi

Ç’ASHT KY TMERR KY KOB I ZI

Ç’asht ky tmerr, ky kob i zi,
Që mbulon t’mjerën Shqipni ?

Qyshë se hyni kjo partia,
Vrasje, burgje e kampe plot,
Dërdhet gjak e dërdhet lot.

Tepelenë moj Tepelenë,
Nami yt ka marron dhenë,

Nami i zi ty të ka dalë,
T’ ka vulos partia n’ballë.

Kamp mizor ktu ka krijue,
Nana e fëmi kot internue,

Pleq e plaka, djem të ri,
Nuse t’reja e vajza perri,
Që po vuejnë në mjeri.

Po qajnë nanat ditë e natë,
për fëmitë e tyne t’ngratë,

po qajnë fëmië po derdhin lot,
Nana e baba vdesin kot.

Mallkue kjofshi kriminela,
Që sajuet kampin me tela,

Mallkue kjofsh moj parti horre,
Që ke hapun gjithë kto vorre.

Tepelenë moj ti kalà,
Ku ke pa ma t’madhe hata ?

Gjithë familjet patriote,
Janë burgosun këtu me mote,

Keq burgosun keq trajtue,
Se po duen me i poshtnue.

Komunistat dalshin fare,
Duen me shue rracën shqiptare.

T’shitun krejt te Beligradi,
Te Moskovi e Stalingradi,

Shqiptarinë po duen me zhbi,
Tuj ba krime e mizori.

Por Shqlpnia jo nuk shuhet,
Kurr shqiptari nuk përkulet !

Gjithë familjet atdhetare
Të vendosuna e krenare

Në kto tela i kanë ngujue :
Fort po munden me qëndrue

Me qëndrue si u ka hije
Me tradita historie.

Turp pët ty moj qeveri,
Që ndërtove kamp të zi

Me mbyll pleq e gra e fëmi,
Vdekja n’to tuj ba kërdi !

Enver Hoxha ka urdhnue,
Sikter qoftë e qoftë mallkue !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT