E premte, 26.04.2024, 11:35 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Ashtu fliste mixha Dil!

E merkure, 10.12.2008, 10:59 PM


ASHTU FLISTE MIXHA DIL!

 

Nga Adnan Abrashi

 

Në dallim prej shumë analistëve dhe publicistëve të tjerë, të cilët, në publikimet e veta, kanë shprehi që si shembull krahasues, gjithnjë t’i citojnë thëniet apo qëndrimet e të urtëve dhe filozofëve të falshëm botëror dhe Evropian, unë, më këtë artikull timin, do ta bëja të kundërtën. Do ta prezantoj  thjeshtësinë e filozofisë tonë tradicionale të shprehur përmes individëve popullor. Konkretisht, mixhës Dil, plakut më të moshuar të lagjes sime, dhe njeriut të urtë popullor, i cili thellësinë e pleqërisë së vetë, zakonisht i ulur në ndonjë stole të parkut të qytetit tim, e kalon me moshatarët e tij duke lozur “shesh-besh”me guraleca.

Këto ditë qëllimisht e takova, në vendin e tij të  preferuar të ndejës, dhe aty ishte i shoqëruar me një bashkëmoshatar të tij. Posa u përshëndeta me ta, e pyeta:

- “E, po, mixha Dil, po na vjen EULEX-i. Si e komenton ti këtë punë?

- “ Paqedashësja dhe trimëria duhet ta lartësojë këtë popull, ndërsa largpamësia dhe gjeturia në këto situata të volitshme historike, do ta shpëtojnë atë. I forti, biro, nuk i lutet Zotit, e Zoti kurrë nuk e donë forcën”- vazhdoi më tej mixha Dil.

“Logjikën e kësaj pune, kurrë mos e kërko duke u  mbështetur në moralin e parimeve të drejtësisë hyjnore, por ta trajtosh  atë si produkt i dalë nga raporti i forcës të cilën nuk e do as Zoti.  Me të ardhë dikush në shtëpi dhe me të kontrollua kush hyn e kush del te dera e jote, apo me të mëso se si do ta pleqërosh drejtësinë me robër të tu të familjes, kjo ka një emër tjetër, biri im, e jo ndihmë e miqësi, qysh po na thonë këta politikan tanë. Një herë e kishim si babaxhan në kokë krejt botën (UNMIK-un), ku në të  u vërehej se më shumti i ecte fjala Evropës, tashti po na vjen mu kjo Evropë me këtë EULEX-in ku, më së shumti po i ecë fjala Serbisë, e po tutna që mas disa viteve, runa Zot, fundi i kësaj pune, mos po na del ne si Kosovë, ku do të dominoj vetëm Serbia”

“Por, sipas teje, si duhet me ia bë kësaj pune, mixha Dil?” – e pyeta unë në vazhdim

Me paqedashësi po se po, biri im,  por edhe me trimëri. Me gjeturi në situata, patjetër, por edhe me largpamësi, sepse shtëpinë, s’e mbajnë trarët, por njerëzit.  Andaj, ne për me arrit këtë shkathtësi të urtë vepruese, do si do, na vyejnë politikan të aftë. Njerëz të duhur në vendet e duhura. Sikur po vërej unë, ne sot në Kosovë kemi tri biçim njerëzish si politikan: dikush që është ose politikan i vërtetë, ose gjysmë-politikan, ose hiq-politikan. Politikani i vërtetë është ai që ka qëndrimin e vet dhe këshillohet me të tjerët;  gjysmë politikan është ai  që ka qëndrimin e vet por nuk këshillohet me të tjerët, ndërsa hiq politikan është ai që kurrë nuk ka qëndrim të vetin dhe gjithmonë i dëgjon vetëm të tjerët. Nga këto tri kategori, qëlloja ti vetë se çfarë biçim politikanësh ne sot i kemi në pushtet  këtu në Kosovë”?

- “A ke fëmijë, o dashamirë? -  Ndërhyri papritmas në këtë bisedë me pyetjen e tij shoqëruesi  tjetër dhe bashkëlojtari në “shesh-besh” i mixhës Dil.

- “Po, 3”!- i thash.

- “Me ymër të kofshin, biro”! –uroi nga zemra plaku .  “Por si të thërrasin ata ty”?

- “Babë” – ju përgjigja i çuditur unë me këtë pyetje.

- “E, a e di ti se pse ata të tharësin ashtu?

-  “Paj...”??!

- “Sepse ju ke “shk...nënën...”! Ma merr mendja se po e kupton ku po ta qes me këtë mesele? - u përgjigj duke qeshur me ironi plaku tjetër. “Vetëm shiko se çka po ju bën Serbia këtyre?! E ata?!  Në vend që ta dënojnë, veç po e shpërblejnë atë...!!?

Për aktualitetin tonë politik sot, ashtu fliste, mixha Dil...dhe bashkëshoqëruesi i tij, kuptohet! Kështu flisnin “filozofët” tanë  të zhgënjyer popullorë nga përditshmëria.

Për fund, për ta prezantuar sa më natyrale këtë kontakt, edhe mua mu deshtë që në këtë artikull ta ruaj origjinalitetin e bisedës. Prandaj, edhe u shpreha troç: mu ashtu sikur dëgjova nga ta.

Por...me sa duket, këta pleq edhe kishin të drejtë: A thua, për të vepruar urtë në politikë, neve si popull,  shumë na u dashka në të ardhmen: paqedashësia, largpamësia, dhe gjetura në situata të volitshme historike, ama, nga ana tjetër, edhe  pa ja “shk... nënën” dikujt, nuk po të thirrka babë..?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora