E premte, 26.04.2024, 09:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Lumturi Blloshmi: Piktura ime donzhuane!

E hene, 10.04.2006, 11:34 PM


Piktorja Lumturi Blloshmi rishfaqet në Galerinë Kombëtare me ekspozitën “Përshkoj rrugën time” që do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill.

Piktorja Lumturi Blloshmi rishfaqet në Galerinë Kombëtare me ekspozitën “Përshkoj rrugën time” që do të qëndrojë e hapur deri më 30 prill. Rreth 100 punime në gjinitë e lëvruara nga artistja, pikturë, instalacione, arti i fotografisë, performanca, mix-media dhe video janë një dëshmi e gjallë e artit të saj. Ekspozita nis me seksionin ku paraqiten 43 piktura të hershme të Blloshmit, me tematika dhe impresione të ndryshme, si peizazhe të qyteteve dhe vendeve si Durrësi, Tirana, Ardenica, Gorica, Korça, “Shtëpia e poetit Lasgush Poradeci”, “Kisha në Gjirokastër” , “Teqeja në Krujë” etj. Seksioni tjetër do të përmbajë 40 piktura të viteve të fundit, 13 grafika dhe 15 foto të performancës “Kama Sutra” dhe performancave të tjera të artistes. Tematika në telajon e saj prek misteret biblike, Kleopatrën moderne, kryqëzimin e piktorit, vende që kanë lënë mbresa si Itaka e Komo, e deri tek reflektime e përsiatje në telajot “Ambiguitet”, “Obsesion” e “Peshku i madh e ha të voglin”etj. Seksioni i fundit dhe i veçantë do të quhet “Dyqani i luleve” ku i jep vend të dukshëm fatit ironik të të gjithë artistëve në të gjithë kohërat.
Goditja e parë vizive me artin e saj janë ngjyrat: e verdha e kudondodhur, e kuqërremja, grija. Të mbërthejnë dhe të përcjellin gjendje. Shqiponja stilizuar në kokën e peshkut, diej të largët humbur nga grija e përditshme, gjurmë gruaje në rënie përqafuar me rërën, gjysma objektesh në kapërthime bashkimi. Cikli “Kama Sutra” ka filluar me disa eksperimente figurinash, të zbulura nga lëkura e portokallit. Përqasja e imazhit të burrit vetëm me instiktet seksuale e çojnë në një mendim të vetin dhe origjinal. Tablotë e suksesit nxjerrin kryet me “Zgjimi i legjendës” dhe “Kohë e humbur”. Me dhjetëra ekspozita brenda vendit dhe përfaqësime ndërkombëtare. Sipas Lumes në Shqipëri “ministat dhe kryeministrat ndërrohen si brekët, artistët janë ata që mbeten”.

Kompozimi më i zhurmshëm?

Është vepra “Kohë e humbur”, disa më kanë sharë, disa ma kanë pëlqyer. Por unë e kam realizuar sepse ashtu e kam ndjerë marrëzinë e shtetit të shkatërruar mbi trupin e Shqipërisë, e cila vjell akoma mbeturinat e diktaturës tashmë të moderuar.

Krijimi që të ka “lodhur” ?
Është vepra “Zgjimi i legjendës”, dimension i madh. Është pikturuar në kohën e çmendurisë të vitit 1997. Me atë nënkuptohet lufta civile. Gjithmonë më ka tërhequr mendimi se përse shqiponja ka dy koka të kundërta. Njërën kokë e kam bërë prej skeleti peshku. Në çdo jetë të humbur ai ndodhet në skeletin e peshkut. Unë jam një artiste e integruar në kohën ku jetojmë me gjithë konfliktet e saj.
Tërheqja nga rrymat e artit pamor si pasqyrohet?
Nuk ndjek rryma, por rrjedhjen e Kohës, pikturoj atë që mendoj, mundësisht me koncepte të reja.

Arti abstrakt nuk është në shijet tuaja?
Arti abstrakt tashmë është një term i vjetruar. Tani arti ka fituar një hapësirë eksperimentale të konceptit viziv me mjete të reja shprehëse.

Ka kufij realiteti në pikturë?
Tani në konceptin bashkëkohor në art nuk ka kufij, por tendenca për rikuperim, rinovim. Këtu do të citoja Kandinskin që thotë se “e vërteta” në përgjithësi e, më saktësisht në Art .nuk është një X i dhënë, një madhështi papërsosshmërisht e njohur dhe e paluajtshme, përkundrazi është një madhështi e ndërrueshme, gjallëruese, nga një lëvizje e ngadalshme dhe e vazhdueshme.

Po kufijtë e mendimit ku shkojnë?
Mendimi gjithnjë shkon përtej vizionit të mendimit krijues. Piktura ime është mundimi i rikthimit përmes vështrimit.

Kur ngjizet një pikturë ?
Varet nga vepra. Kur akumuloj për një kohë të gjatë realizimi i veprës bëhet më bindës, por ndodh shpesh gjatë interpretimit të emocionit viziv (pa e prekur thelbin e veprës). Vepra pëson ndryshime të papritura, kështu që je e detyruar ta ndjekësh.

Po paqja kur ndihet?
Në pikturë, në art, nuk ka paqe, por përpjekje prej Sizifi.

Ngjyrat e tua të shprehjes?
Piktura ime është donzhuane. Ndjek disa ngjyra për një pikturë, disa për një tjetër e kështu me radhë.

Përpjekja më e madhe, cila ka qenë?
Përpjekja më e madhe ka qenë ndryshimi i artit tim, duke filluar nga viti ’90 deri tani e në vazhdim. Përpjekja ime krijuese është 16-vjeçare.

Projekti më i afërt?
Kam një projekt në Hapësirë dhe Kohë. Por nuk e di nëse do të mund ta realizoj financiarisht. Artisti gjithmonë fluturon me pras në…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora