Kulturë
Viron Kona: Djali dhe xixëllonja
E marte, 28.09.2021, 06:47 PM
LEFTER DURAJ
Djali dhe xixëllonja
Fabula
dhe vjersha për fëmijë
Tiranë,
2021
Mesazhe mbresëlënëse për lexuesit e vegjël
Nga
Viron Kona
Dihet
se fabula (lat. fabula - përrallë) është një vepër e vogël
tregimtare
në vargje ose më rrallë në prozë, me përmbajtje
morale,
satirike ose ironike. Në fabula, tiparet e karakterit
njerëzor
dhe sjelljet e njerëzve paraqiten në mënyrë alegorike:
marrëdhëniet
mes njerëzve, zakonisht zëvendësohen
me
marrëdhënie mes kafshëve apo sendeve.
Edhe
autori Lefter Duraj, në librin e tij me fabula “Djali
dhe
xixëllonja”, nëpërmjet personazheve, që janë kafshë,
bimë,
shpendë, kafshë të egra, insekte etj., rrëfen aspekte
të
ndryshme të jetës, duke satirizuar, ironizuar dhe fshikulluar
ligësinë,
si dhe veset e mendjemadhësisë, egoizmit,
zilisë,
gënjeshtrës, mashtrimit... Krahas këtyre, ai afirmon
të
mirën dhe të bukurën, dashurinë për dijen dhe nderimin
ndaj
njerëzve të ditur, dashurinë dhe respektin e njerëzve
për
njëri - tjetrin, mbrojtjen e natyrës...,ndërkohë që librit
ia
shtojnë vlerat dhe bukurinë ilustrimet mjeshtërore të piktorit
dhe
ilustruesit të talentuar Kosta Raka.
Nga
leximi i këtij libri duket se autori Lefter Duraj ka një
përvojë
të gjerë në jetë. Ai, duke ruajtur ndjenjën e masës,
përpiqet
që atë përvojë ta përcjellë nëpërmjet temave
dhe
mesazheve të qarta, duke i dhënë lexuesit mësime të
vlefshme
për jetën, duke e vënë atë në mendime apo dhe
duke
e argëtuar me humorin që krijon. Kështu te fabula
“Bleta
dhe milingona”, autori përcjellë mesazhin e dashurisë
për
punën, duke sjellë si shembull dy insekte, bletën dhe
milingonën,
të cilat vërtetë janë shumë të vogla, por me
punën
që bëjnë ato i japin botës mësime të mëdha. Bota
do
të ishte më e mirë dhe më e bukur nëse edhe njerëzit
mësojnë
nga cilësitë e tyre, sidomos nga dëshira për punë,
e
cila është dhe veprimtaria më e rëndësishme e jetës, që
sjellë
të mira materiale, por edhe zhvillime në të gjithë fush
at:
“Ecin
gjithë ditën dhe sjellin n`hambar,/ Njëra fije kashte,
tjetra
sjell nektar,/ Nuk grinden kurrë, u shkon jeta mbarë, /Si
do
ishte bota, po tu kishim ngjarë?!” Kurse te fabula “Xixël
lonjë”Lefter
Duraj përcjellë mesazhin e dritës, duke shfaqur
në
vargje dëshirën e vogëlushit për ta mbajtur në dorë xix
ëllonjëndhe
t`i gëzohej dritës së saj. Mesazhet ndjekin njëri
–
tjetrin dhe begatojnë dijen dhe kulturën e lexuesve të veg
jël:Te
fabula “Vajza dhe lulja” shfaqet dashuria për natyrën,
te
“Qeni i kopesë” shfaqet dashuria për kafshët e dobishme,
te
“Dhjeta me yll” përcillet mesazhi se dija fitohet duke më
suarpa
u lodhur dhe vazhdimisht, te fabula “Elefanti dhe
mizat”
nënvizohet se, ai që i bënë keq tjetrit, vjen një ditë
që
e pëson edhe vetë.... Ky mesazh shfaqet më dukshëm
edhe
te fabula “Kurthi”: “Një dhelpër e fshehur, priste çasti
të
bënte kërdinë,/ Në tufën e pulave që kullotnin të qeta
në
një lëndinë./ Papritmas grabitqarja njërës pulë iu sul si
shigjetë,/
Por shpejt ulëriu, e kishte zënë çarku i mprehtë”.
Te
vjersha “Lulishtja e pallatit” autori u kujton vogëlushve
se
duhet ta mbajnë gjithnjë pastër dhe bukur mjedisin ku
jetojnë,
mësojnë dhe argëtohen; te fabula “Gjarpri”, lexuesi
merr
mësimin që të mos i trazojë gjallesat pa shkak, sepse
një
gjarpër apo një grerëz, po i ngacmove, ato të pickojnë,
ndërkohë
që autori lë të kuptohet se gjallesat kanë të drejtën
e
tyre për jetën dhe se bota zhvillohet në harmoni dhe ka
vend
për të gjithë. Bukur dhe me freski përcillet ky mesazh
durohej
ai pickim,/ Gëlltiste qukapiku, miza e krimba me
shpejtësi,/
Shëndet i bëhej pemës dhe rritej gjithë hijeshi./
Pema
s’po kuptonte pse ai qukapik e çukiste,/ Ndaj i bërtiste
që
nga trungu i saj të lëviste,/ Kur shpendi u largua, pema u
mbush
mizëri,/ Atëherë iu lut qukapikut të kthehej tek ajo
përsëri!”
Te
vjersha “Gjeli dhe pula”, nëpërmjet pyetjes së djalit dhe
përgjigjes
që jep gjyshi, lexuesi i vogël mëson për dobinë
dhe
veçoritë që kanë shpendët dhe kafshët shtëpiake,
të
cilat njeriu dikur i ka zbutur dhe i mban gjithnjë pranë,
teksa
krijon atmosferë të gjallë dhe të gëzueshme vjersha
kushtuar
“7 Marsit”: “Të gjithë me lule në duar, mbushur
shkolla
plotë! /Festën e 7 Marsit gëzojnë të gjithë fëmijët
sot!/Aroma
e luleve bashkë me fëmijët ndihet në klasë, /Sa
shumë
i lumturon kjo ditë fëmijët gjithë gas..!” Në vazhdim,
te
vjersha “Gjyshi”, autori rrëfen thjesht dhe ngrohtë
dashurinë
dhe merakun e gjyshërve për nipat dhe mbesat:
“Mos
nipi e lodh gjyshin?Jo ai kënaqet kur e mban,/ Vrapon
dhe
ai mbas tij në rrugët me bar e s`ndalë,/Diku nipi pengohet
dy-tre
rrokullisje bën mbi bar,/ Gjyshi bëhet merak: mos
këmbën
nipi ka vrarë!?
Vesi
i mburravecit ironizohet te fabula “Gozhda dhe patkoi”,
kurse
te “Vajza dhe celulari” autori tërheq vëmendjen
se
askush nuk duhet të mburret përpara shoqeve dhe
shokëve,
por ajo që secili duhet të bëjë sa më mirë është që
në
shkollë të fitojë sa më shumë dije, edukatë dhe kulturë,
të
cilat shërbejnë për jetën dhe të ardhmen. Zgjon kureshtje
fabula
“Pylli në fshat” e cila përcjellë mesazhin se, e keqja,
që
të hiqet duhet nxjerrë nga rrënjët, kurse është argëtuese
dhe
mësidhënëse fabula “Miu çalaman”, ku atori demaskon
përmes
vargjeve vesin e mashtrimit e të gënjeshtrës: “Miu
një
ditë njërën këmbën e kishte të fashuar,/ Dikush lajmëroi
se
macja e kishte kafshuar,/ Tjetri tha: zonja e shtëpisë i ka
dhënë
ndëshkim,/ Një mi i vogël dyshoi, ishte veç një mashtrim!/
Shumë
kohë u bë që miu në shkollë mungonte,/ Shokët
filluan
të shqetësohen, koha po kalonte,/ Ndaj vendosën, në
shtëpi
miut t’i bëjnë vizitë,/ Ç’të shihnin! Ai kërcente, kishte
vënë
muzikë!” Vesin e dembelizimit autori e fshikullon te
fabula
“Gjinkalla”, e cila gjatë gjithë verës këndon dhe harron
se
vjen dimri dhe ajo mbetet deri edhe pa ushqim. Kurse
vlerën
që ka zgjuarësia për t`i bërë ballë së keqes që të vjen
papritmas,
lexusi e mëson te fabula “Hardhuca dhe gjinkalla”.
Fabula
“Zjarr në pyll’ tregon për mendjeshkurtësinë, kurse
fabula
“Luani plak” demaskon ata që i kërkojnë gjërat të
gatshme
dhe përpiqen të përfitojnë nga puna dhe mundi i
të
tjerëve. Një ndjenjë e thellë humane e përshkon vjershën
“Motori”,
kurse mesazhin sesi e pëson ai që krekoset dhe
tregohet
mburravec përpara të tjerëve, lexuesi e përjeton
bukur
në fabulën “Dhelpra me pendë shqiponje”. “Dhelprës
një
pendë shqiponje i kishin dhuruar,/ Dhe mbi kokën
e
saj bukur e kishte rregulluar,/ T’i ngjante shqiponjës ajo
shumë
e ëndërronte,/ Ndaj kapërdisej, me mburrje pendën
tregonte./Me
pendë,-thoshte,-unë tremb qentë e tërbuar,/
U
dukem si shqiponjë, të gjithë janë të friksuar,/ S`i mbyllej
goja
dhelprës, mburrej pa pushim,/Derisa nga lartësia, shqiponja
iu
sul vetëtim”.
Në
përfundim të këtij komenti po citoj një shënim të shkurtër
të
autorit Lefter Duraj, i cili duke iu drejtuar lexuesve të vegjël,
mes
të tjerave, shkruan: “Unë do të isha i lumtur, sikur,
këto
fabula dhe vjersha të mbërrinin në oborrin e shkollës
apo
në bibliotekat e shtëpive tuaja, qoftë edhe për t`i patur
si
krijime modeste që mund t`ju vlejnë për jetën!”