Kulturë
Fatmir Minguli: Vështirësia e një analize libri
E premte, 24.09.2021, 08:30 PM
Vështirësia e një analize libri
-Ne kete persiatje shpirterore, librin “Gruaja fisnike
Sabrie Lushaj”, të Dr. Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj), botimet M&B,Tiranë
2021 , do ta quaja memorial të gjallë, pjesë e një jete që nuk ka ikur-
Nga Fatmir Minguli,
shkrimtar, Durrës
Tashmë libri i Dr. Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) ndodhet
në duart e qindra lexuesve që njëkohësisht janë miq të familjes Lushaj.
Libër i shkruar me penën e shpirtit, libër i shkruar nga
një mjeke, libër i shkruar nga një grua! I gjithë libri, i shkruar për gruan
fisnike Sabrie Lushaj, bashkëshorten e z. Zeqir Lushaj e cila ndrroi jetë në 14 shtator 2020.
Sa e vështirë për të shkruar një përsiatje për këtë
libër, për këtë përshkrim të humbjes së madhe të një gruaje të veçantë, një gruaje trimëreshë të
ditëve tona, një njeriu me shpirt të madh! Sa e vështirë është të shkruash për
faqet e këtij libri të cilat janë të mbushura me ngushëllime e vlerësime të shumta për ndarjen nga jeta të zonjës
Sabrie!
E për çudi këtë vështirësi disi ma lehtëson vetë autorja
e këtij libri monument që në faqen e parë kur i drejtohet lexuesit:
“Jeni të falenderuar që po e lexoni këtë libër.
Eshtë një libër për një njeri të thjeshtë. Ama, për një
njeri!
Ju uroj lexim të këndshëm dhe përjetim konfidencial jetës
shembullore të qytetares fisnike shqiptaro- amerikane, malësores tropojane,
Sabrie Lushaj”.
Dhe si për të vazhduar thelbin e këtij përkushtimi
autorja shpërthen emocionet e saja në bisedë
me Sabrien, sepse emocionet e saj janë shumë të fuqishme ngaqë ka
ndejtur pranë Sabries, gruas së madhe, gjatë çasteve të fundit por edhe se e ka
ndjekur për shumë kohë si mjeke dhe si mikeshë për kokë. Me të vërtetë libri i
Dr.Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) është “ thjeshtë një hapje dere” ku lexuesi,
miqtë e shumtë e shumë njerëz të tjerë të futen në brendësi të librit dhe vetë
jetës së gruas së shembullore Sabrie
Lushaj, e tek futen në brendësi,” të rijetojnë ato çaste mërzie dhe permallimi
por edhe madhështie”- siç shprehet autorja në hyrjen e saj.
Vetë hyrja apo parathënia e autores është një uverturë e
një opere të dhimbshme me tonalitete që
vinë si balsam e shërojnë dhimbjet e
zemrës dhe jo vetëm të të afërmëve të Sabries zonje por dhe për shumë e shumë
njerëzëve të tjerë. Kjo është vlera e
librit! Ky është kujtimi i vazhdueshëm për gruan e dashur dhe aq krenare,
Sabrie Lushaj.
Para syve të mi vjen figura e bukur e kësaj gruaje tek
rrinte në këmbë pranë tavolinës ku ne miqtë e zemërmadhit, burrit të saj,
gazetarit famëmadh Zeqir Lushaj, provonim gatimet e jshtëzakonshme që ajo grua
i kishte bërë vetë dhe qëndronte në këmbë gjatë gjithë kohës dhe nuk pranonte
të ulej.
Por fati dhe jeta sjellin të papritura. E papritura e
largimit nga jeta e bashkëshortes të
publicistit, poetit dhe Redaktorit të
Përgjithshëm të “Zemrës shqiptare” z. Zeqir Lushaj u dha me një njoftim
tronditës në këtë portal kaq të dashur për shqiptarët anë e mbanë botës.
Kështu, po, anë e mbanë botës u hap lajmi për këtë largim të zonjës së madhe
Sabrie Lushaj.
Po përmend vendet nga ku erdhën ngushëllimet tekstet e të
cilave i ka renditur kaq bukur Dr. Domenika Gjekmarkaj ( Kapllaj): Pejë,
Tropojë, Prishtinë, Australi, Bruksel, USA, Gjilan, Gjermani, Krumë-Has, Itali,
Vlorë, Tiranë, Norvegji, Fier, Suedi, Istog, Sarandë, Mitrovicë, Shkodër,
Fushë- Kosovë, Durrës, etj.
E si një ndërprerje në morinë e këtyre ngushëllimeve nga
e gjithë bota, autorja me shumë zgjuarsi ka botuar poezinë e zotit Zeqir Lushaj
për Sabrien me rastin e 60 vjetorit të lindjes, nga ku desha të sjellë vetëm
strofën e fundit:
…
Në
qoftë se
më
lejon t’i krahasoj,
Me
kokrriza rëre,
Vjershat
e mia,
Ti,
Je
shkëmbi i tyre burimor,
Nga
më lind...
Dhe
më vjen poezia...
Nuk kam as edhe një fjalë për të shtuar për këto
krahasime të mahnitshme që burri i bën bashkëshortes....
Dhe autorja vazhdon e sjell ndriçimet e tjera nga miqtë e
shumtë të familjes së Zeqir Lushaj, për dhimbjen e madhe. Pasojnë jo vetëm
poezi të Zeqir Lushaj por edhe të tjerë duke e pasuruar mozaikun e dhimbjes me
ato ngushëllime që njerëzit mund t’i bëjnë e që dhimbjen e kanë në shpirt si
për njerëzit e vet.
E një gur i ndritshëm mes këtij mozaiku është dhe shkrimi
i Bardh Mustafe Nëngurra nga Istogu i Pejës e me banim prej dekadash ne
Norvegji, mbi “ Kujtime për të ndjerën
Sabrie Lushaj, në gjashtë mujorin e ndarjes nga jeta, 14 shtator 2020”.
Eshtë një shkrim që ka vlerat e një libri të plotë për
njeriun e mirë Sabrie Lushaj.
Dhe jo vetëm ky shkrim plot emocione por dhe të gjithë
ngushëllimet e sjella në këtë libër që do ta quaja memorial të gjallë, janë
pjesë e një jete që nuk ka ikur, por mbetet në mendjet dhe shpitrat e njerëzve
që kanë njohur familjen Lushaj.
Libri mbyllet me një befasi, një befasi që dëshiroja ta
shkruaja edhe unë, por ja, lexojeni se si bëhet një përshëndetje e
përshpirtshme:
“Sot e mbrapa, Sabrie, ne që na deshe dhe të deshëm aq
shumë, edhe për Ty, do ta kujtojmë (edhe) më shpesh një varg aq të ndjeshëm e
njerëzor të një poezie të poetit të madh Dritëro Agolli:
“Në raft të librave do të më gjesh!”
Pushof në paqen e përjetshme, o Mike fisnike, o e dashur
Sabrie Lushaj!
Amin!”
-Zeqiri, te varri i Sabries në Tiranë, Verë 2021-
Sot, ka disa ditë që ka kaluar nje-vjetori i ndarjes nga
jeta i Sabries, dhe unë qortoj veten që nuk munda të shkruaja këtë përsiatje
pikërisht për datën e shenjtë, 14 shtatorin që sapo kaloi.
Ky shkrim është përshpirtës dhe për mua shumë i vështirë
por vështirësia sido që të jetë duhet kaluar.
-Ekskluzivisht p?r ZemraShqiptare n? Lond?r, nga Durr?si 23 shtator 2021-