Kulturë
Elvi Sidheri: 'Ibrahim Rugova, Vigani i Brishtë i Ballkanit'
E premte, 24.09.2021, 07:00 PM
Elvi Sidheri:
Me
ëndje të veçantë mësova se porsa është botuar përkthimi im nga frëngjishtja i
librit "IBRAHIM RUGOVA, Vigani i Brishtë i Ballkanit", një bashkëpunim
i tre autorëve francezë, Jean Yves Carlen, Joël Ehrhart dhe Stève Duchêne, ku
shpërfaqet figura prej kolosi, ndonëse të brishtë, e Ibrahim Rugovës, duke
nisur nga vitet e tij të hershme, gjer në lëvizjen paqësore të shqiptarëve të
Kosovës, nën udhëheqjen e tij, përpara bombardimeve të NATO-s dhe luftës
çlirimtare në Kosovë.
Ky
libër, i botuar në fillim të vitit 1999, në prag të fillimit të fushatës
shpëtimtare nga qielli, që i dha fund spastrimit etnik të Kosovës nga
Millosheviçi, shërben sidomos për të kuptuar sa shumë pati ndikuar Rugova në
ndryshimin e qëndrimit francez ndaj çështjes së Kosovës, duke arritur ta bënte
për vete fuqimisht opinionin publik në Francë, falë maturisë, qëndrimeve dhe
largpamësisë së tij të spikatur.