Mendime
Nikoleta Kovaçi: ‘Kamikazët’ e katundit tonë!
E marte, 15.06.2021, 08:55 PM
‘Kamikazët’ e katundit tonë!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Termi
‘kamikaz’ na erdh prej larg! Nuk e perkthyem hiç; e pervetesuem ashtu siç e
kuptuem; njeri-bombë! Madje në parim sa here dgjojmë për raste shperthimesh,
qoftë edhe në skajet ma t’largta të rruzullit mendja jonë e ka të qartë figurën
e personit, identitetin, kombsine e deri edhe besimin! Sepse qenia e ka ma
t’lehtë me i pranu konceptet ashtu siç i ka msue n’krye të herës!
Ka
njerëz që përdoren nga të tjerët, me forcë, të tjerë që vetofrohen me dëshirë!
Te dy palet kane thujse te njajtin qellim te fundmë!
Po
‘kamikazët’ s’janë të ksaj kohe, as te atyne vendesh te largta, as të nji
kombi, a kontinenti: ata jane kanë e janë kudo e kurdo! Çdo popull e komb ka
‘kamikazët’ e tij; ani pse s’vendosin bomba ne trup, as s’i njohin bombat, as
si konceptojne! Format e kamikazërisë janë të shumta e sidomos ne vende ku
dinjiteti i qenies asht në transformim te thelbit të vet! Konkretisht per shkak
të perfshirjes në ktë proces!
Ne
vende si ky i joni, qenia e hedhun ne
rrugëkryq, nuk ka pas dhe ka shumë alternativa! Zhveshja nga virtytet
dhe veshja me vesin, u banë A-ja e kapërcimit të ngërçit e per pasojë shoejt
gjeten forma të reja pershtatjeje! Jo vetem me kohen po edhe me konceptet e
ardhuna si grimca pluhuni nga mbitoka! E kështu një prej mundësive ma t’mira me
dal nga kuturuja e rruges pa krye ishte dhe asht edhe kamikazeria! Kudo, ne çdo
hapsinë e skutë të ktij vendi gjenden e i has! Here si të telekomanduem e herë
tjetër si të vetkomanduem! Vetem aftesia e tyne prej shpërthyesi i ban ata me
kane te dukshem, te dobishem e manej modele qe percillen goje me goje si
legjendat e kahmotshme!
Per
ta hartohen kode, miratohen ligje, shkruhen libra, krijohen tituj, projektohen
dekorata, shpiken gjithfarë lloj podiumesh me i ngrit mbi te tjeret, mbi kohen
e mbi vete jeten Madje edhe mbi historinë se ata po deshtën e minojnë
historine, madje e telekomandojne vete duke rujt edhe parametra prej
shenjestruesish plot sharm e klas! Madje zgjedhin edhe veshjen e pershtatshme
te jene sa ma te kompletuem ne sipermarrjen e tyne!
Ata,
‘kamikazët’ tanë, tashma kanë sistemin e vet! Janë grupim i madh që rriten per
ditë! Madje kane kriju hierarki edhe ne rekrutime! Si te thuash fuknsionojne si
piramide! Nuk shperthejnë veç nje here e mire, po çdo dite, çdo here qe ua do
telekomanduesi! Janë n’rrjeshy e n’garë! Ma të zotët janë ata që kanë ma
t’naltë numrin e viktimave e ma t’preferuemit ata qe kane ma t’madh numrin e te
rekruetuemeve.
Nese
hasin ndonjanin qe s’i ka braktis virtytet njerzore, parimet e Zotit, e fuqite
e shpirtit nuk e mbajne afer! Gjejne forma te shumta shperthimesh!
Ndan
Qenia, ajo e pastra, e qarta dhe e drejta
asht në rrezik dhe e kercenueme kur has ne kta ‘kamikazarër’ te çdo
kategorie qofshin, ani pse ktu termi del nga konteksti fillestar po jo nga qellimi
i fundmë; ketu si te paret dhe te fundit jane nja!