Mendime
Florim Zeqa: “Dita e paqes” apo tjetërsimi i lirisë!?
E shtune, 12.06.2021, 03:00 PM
“Dita e paqes” apo tjetërsimi i lirisë!?
Në
22 vjetorin e çlirimit
Nga
Florim Zeqa
Për
shqiptarët e Kosovës, 12 Qershori i
vitit 1999 është dita më e gëzuar, më e lumtur dhe e paharruar. Marshimi i
ushtrisë se NATO-s rrugëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës, shënoi gëzimin më
të papërshkruar më fjalë të qytetarëve, të cilin e përshkroj në mënyrën më
besnike blici i aparatit dhe syri i kamerave televizive.
“Dita e Paqes” tjetërsim
i luftës çlirimtare
Më
12 Qershor 2019 bëhen 22 vjet nga hyrja e forcave paqëruajtëse në Kosovë, ditë
e cila shënon çlirimin faktik, por jo edhe zyrtar të Kosovës. Pra 22 vite liri
dhe mbi 13 pavarësi për shqiptarët e Kosovës në rrethana normale do të ishin
tepër shumë, madje do të mjaftonin shumë më pak vite për ndërtimin dhe
zhvillimin ekonomik të shtetit!
Liria
e Kosovës nuk mund të identifikohet me një emër të përveqëm, grupacion apo
parti politike.
Ngase
secili nga shqiptarët e Kosovës rezistuan, sakrifikuan dhe luftuan në mënyrën e
vet, për të hequr nga qafa vargonjët serbosllav dhe robërinë shekullore.
Njerëzit
kanë deshirë ta kujtojnë të kaluarën e tyre. Mirëpo me kalimin e viteve, kjo e
kaluar ndryshon trajtën, ku shumë gjëra zmadhohen, apo u përshtaten rrethanave
kohore. Njerëzit e gjallë të kohës së kaluar duhet ta thonë të vërtetën pa
kamuflime dhe pa shtrëmbërime për t’ua lehtësuar rrugëtimin gjeneratave të
reja.
Secili
komb në botë që ka zhvilluar një luftë çlirimtare e ka edhe një ditë çlirimi.
Për
secilin popull që ka përjetuar një pushtim të gjatë, dita e çlirimit është dita
më e dashur, kremtja më e madhe dhe data më e paharruar në kujtesën popullore.
Paradoksalisht
Kosova në Kushtetutën e saj nuk ka ditë të çlirimit! Madje as në vargun e gjatë
të festave zyrtare nuk gjendet dita e
çlirimit të vendit, pasi ajo është zavendësuar më “Ditën e paqes”!
Pranimi
i termit “Ditë e paqes” në vend të Ditës së çlirimit është tjetërsim i lirisë
sonë!
Sipas
kësaj logjike i bie, se në Kosovë nuk ka pas luftë çlirimtare, por vetëm një
konflikt të vogël ndëretnik!
Mohimi i luftës
çlirimtare, çmim i pavarësisë apo dështim i politikës
Si
pasojë e kësaj e kemi Gjykatën Speciale (me kërkesën e Serbisë) për
kriminalizimin e UÇK-së,…përkatësisht ndjekjen dhe burgosjen e pjestarëve të
saj në emër të “drejtësisë” ndërkombëtare!
Si
pasojë e tjetërsimit të ditës së çlirimit, 22 vjetori i çlirimit, e gjenë Kosovën përseri në tavolinën e bisedimeve me
pushtuesit serb, për të rinegociuar statusin dhe ridizajnuar kufijt e shtetit
tonë!
Në
çdo përvjetor të çlirimit të shtetit të Kosovës, qytetarët duhet ta kthejnë
kujtesën e tyre në vitet e krenarisë kombëtare, të rezistencës së gjatë
paqësore të viteve të '90-ta, përkatësisht në 2 Korrikun dhe 7 Shtatorin e
vitit 1990 dhe Referendumin Popullor për Kosovën shtete sovran dhe të
pavarur (26-30 Shtator 1991) që vunë
themelet e shtetit të Kosovës si dhe ta kujtojmë me pietet të lartë periudhën e
lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Mars 1998-Qershor 1999), për të
kujtuar dhe nderuar përgjithmonë gjakun e dëshmorëve të lirisë.
Paradoksalisht,
12 qershori nuk është ditë feste në Kosovën e lirë, ndërsa 9 maji po!
Përderisa
asnjë nga shtetet anëtare të BE-së nuk e festojnë ditën e Evropës, ne kosovarëve të getoizuar, ditë feste (ditë
pushimi) na është imponuar 9 maji dita e Evropës (BE), e kësaj evrope që na
mbajti të izoluar dhe getoizuar për 22 vjet rresht!
NATO, forca mbrojtëse
dhe garantuese e lirisë sonë
Përderisa
22 vjet më parë, intervenimi i NATO-s, për më tepër se intervenim ushtarak,
ishte kuptuar si mision humanitar për shpëtimin e një popullate krejtësisht të
pambrojtur, që i kanosej shfarosja dhe deportimi kolektiv nga trojet e veta.
Edhe
pse tashmë e kemi ushtrinë (FSK-në) në konsolidim e sipër, 22 vjet më pas,
prezenca e NATO-s në Kosovë dhe baza ushtarake BONDSTEEL konsiderohen forca
kryesore mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë.
Populli
shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t'u jetë mirënjohës dhe falenderues SHBA-ve
dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian për ndihmën e pakursyer në
çlirimin e vendit tonë.
Edhe
pse ndryshe nga ajo që e projektuan atdhetarët dhe atë që ëndërruan martirët
dhe dëshmorët e kombit, kjo liri na solli shtetin pa simbole kombëtare,
“mrekulli” që askush nuk e kishte pritur!
Ditën
e çlirimit e ka bekuar edhe Zoti, prandaj kemi arsye të festojmë.
Kosovë
urime 12 qershori, dita e bekuar e çlirimit!
Zoti
e bekoftë gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës!