Mendime
Dukagjin Hata: Naime Gjongecaj, kandidatja që vjen nga shoqëria civile
E premte, 02.04.2021, 08:00 PM
Naime Gjongecaj, kandidatja që vjen nga shoqëria civile dhe synon të jetë një zë dinjitoz në shërbim të qytetarëve
Nga
Dukagjin HATA
Duke
vëzhguar se si spektri politik i partive kryesore e kanë rrudhur nivelin e
përfaqësimit përgjithësisht në figura të konsumuara dhe me “rrezonacë” të dobët
me publikun, ndonjë kandidat që ofrohet nga partitë e reja, me idenë për të
bërë ndryshimin, ia vlen të konsiderohet si një mundësi që politika të dalë nga
llogoret e mbrojtjes pa limit të interesave të veta dhe të ofrojë modele të
qëndrueshme të marrëdhënieve të saj me qytetarët.
Një
kandidate e tillë më duket Naime Gjongecaj, kandidate e Partisë LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE, numri 18 në
Tiranë.
Naimja
vjen nga një trevë me tradita të forta atdhetare dhe njerëzore, siç është
Tropoja dhe me kontibute në shoqërinë civile, në mbështetje të shtresave më të
paprivilegjuara dhe më në nevojë të shoqërisë.
Naime
Gjongecaj, është kandidatja që vjen nga shoqëria civile dhe synon të jetë një
zë dinjitoz në shërbim të qytetarëve Naime Gjongecaj, kandidatja që vjen nga
shoqëria civile dhe synon të jetë një zë dinjitoz në shërbim të qytetarëve dhe
shoqerise shqiptare ne teresi, shoqëri i e cila vuan pasojat e një klase
politike në një tranzicion të stërgjatur, i cili ka lënë pasojat e veta në
secilën familje shqiptare. Kësisoi është koha që njerëz të lirë dhe me vlera e
virtytey të larta të jene zëri i qyetatërve dhe çdo shqiptari të ndershëm, i
cili do një të ardhme ndryshe për fëmijët, familjen dhe shoqërinë që e rrethon.
Nisur nga kjo, ajo dhe partia që ajo përfaqëson ftojnë çdo qytetar të Qarkut të
Tiranës që të votojnë një zë ndryshe, e jo siç kemi bërë këto 30 vite, duke
votuar me dorën dhe vetëdijen tone, vrasjen e ëndrrave dhe shpresave të secilit
prej nesh. Kësisoj ju ftojme të votoni për ringjalljen e shpresës, për fëmijët,
të rinjtë dhe te ardhmen e secilit prej nesh.
Takimi
me Naimen është suprizues, jo për shkak të ndonjë trilli a misteri që mund të
përmbajë figura e saj njerëzore, profesionale e intelektuale, por për shkak të
fuqisë me të cilën ajo të injekton ëndrrat dhe pasionet e saj, për ta bërë më
të drejtë këtë shoqërinë tonë, të mbetur në grackat e një tranzicioni të gjatë
e të vështirë.
Si
përfaqësuese e shoqërisë civile, ajo, me pasionin e saj për t’iu shërbyer
njerëzve, me përgatitjen profesionale, dashamirësinë dhe përkujdesjen e ngrohtë
ndaj shtresave në nevojë të shoqërisë, është bërë një figurë e dashur tek ata
që e kanë ndier dorën e ndihmës së saj, ku ajo me shumë përkushtim tenton të
bëjë më të mirën e mundshme, në shërbim të hallexhinjve.
Zgjedhja
e saj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë do të mundësonte promovimin e një
paralamenti shërbimesh e jo propogade. Mandatimi i saj si deputete do të sillte
një mendësi të re, ku shoqëria civile, me frymën e ndihmës dhe përkrahjes së të
pamundurve, do ta bënte më të ndjeshëm Kuvendin e Shqipërisë ndaj nevojave të
shtresave më të zbuluara të shoqërisë në këtë tranzicion ende të egër dhe që
vazhdon.
Naimja
është një nga kandidatët e duhur për Tiranën, që e meriton të hyjë në
Parlamentin e dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, që urojmë më në fund të ul në
tempullin e tij njerëz dinjitozë, që çojnë ujë në mullirin e interesave të
njerëzve që i kanë zgjedhur dhe jo në guackën e intresave të tyre të ngushta
private e klanore.
Po
kush është Naime Gjongecaj?
Naime
Gjongecaj nga Bajram Curri, Tropojë ka lindur në Burrel më 21.07.1963 dhe
aktualisht jeton në Tiranë. Ajo rrjedh nga një familje me tradita atdhetare, ku
gjyshi i saj, Ukshin Deli Gjongecaj i Krasniqes ka qenë ndër ndërtuesit e parë
të kanaleve vaditëse, veprimtari e shquar për të cilën mban dhe emrin Heroi i
Punës. Për shkak të talentit dhe dhuntive të tij të veçanta në këtë fushë,
është cilësuar nga ekspertët e kohës si “inxhinieri me diplomën në gur” si dhe
mban titullin “Qytetar nderi” i Tropojës.
Pasardhësit
e tij, që fëmijë janë rritur me nje edukatë familjare model, kanë qenë dhe janë
sofër e shtruar buke e bese, pajtimi e vëllazërimi. Kjo familje ka kontribuar
në sistemin e vëllezërve dhe motrave kosovare, në kohën e luftës 1999, kur nga
Kosova martire u larguan për t’i shpëtuar makthit përndjekës të genocidit
millosheviçian qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës.
Naimja
ka punuar në arsim 14 vite, me një shkëputje të shkurtër kur erdhi në Tiranë,
për të vijuar më tej kontributin në drejtim të shoqërisë civile. Ajo ka
mbrojtur Diplomën Bachelor në Mardhënjet Ndërkombtare, më pas ka punuar për
tetë vite në bashkinë e Tiranës dhe ka a mbi shtatë vite pune me organizata dhe shoqata
humanitare në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Në
vitin 2019, në kohën e tërmetit, ajo ka ndihmuar me ushqime dhe kontribute të
tjera mjaft qytetarë të prekur nga tërmeti, si dhe në sistemim e disa
qytetarëve në Tiranë dhe Kosovë.
Është
anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Ateve në USA. Është vlerësuar dhe gëzon
mirënjohje nga organizata humanitare brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu,
Naimja është anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane me
qendër në Neë York, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Naimja
është një grua vizionare, në kulmin e energjive, që merret shumë me ngritjen e
saj profesionale, me lexime të thelluara në fushën e politikës, ku ka vendosur
të kontribuojë, me një shërbim cilësor në dobi të një komuniteti, që ka aq
shumë nevojë për këtë shërbim.
Kuvendi
i Shqipërisë dhe gjithë spektri politik shqiptar, të lodhur në grackat e këtij
tranzicioni të gjatë dhe të vështirë, ku politikanët e vjetër po vijnë duke i
humbur gjithnjë e më shumë kreditet në sytë e një publiku të zhgënjyer, ka
nevojë për njerëz si Naime Gjongecaj, që sjellin me vete një mendësi të re të
marrëdhënieve me njerëzit dhe shtresat në nevojë, në shërbim të të cilave ajo ka
kohë që punon me mish e shpirt, me zemër në dorë, siç thotë populli.
Naimja
është njeriu i duhur për në Kuvendin e Shqipërisë, për të përfaqësuar sa më
mirë traditat më të mira të familjes shqiptare, të bujarisë dhe shpirtmadhësisë
së shqiptarëve, siç është zgjatja e dorës ndaj atij që është në hall e nevojë,
shtresa që aktualisht ndihen të pa përfaqësuara dhe që deputetë si Naimja do
t’iu mundësonin të ishin një zë shprese në Parlamentin e ri, që do të dalë pas
zgjedhjeve të 25 prillit.