Mendime
Zenel Çeliku: Më 25 Prill, Rama “kërcënohet” nga Duka
E enjte, 08.10.2020, 06:13 PM
Më 25 Prill, Rama “kërcënohet” nga Duka
Nga
Zenel Çeliku
Po,
po, Kryeministri Rama vërtetë kërcënohet shumë nga Agron Duka, por ky kërcënim
është elektoral për në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Kryetari I PAA-Duka, është
një emër shumë I dashur për mbarë qytetarët e Qarkut Durrës, pikërisht ky është
kërcënim real për Edi Ramën.
Tashmë
Edi Rama ka deklaruar se do të kandidoi për deputet në Qarkun Durrës. Në këtë
qark Rama ka menduar se do t’a ketë më të thjeshtë mbasi në Vlorë ndoshta Ai e
shikon vehten të konsumuar. Por e vërteta është se Durrësi, Shijaku, Kruja dhe
rrethinat e tyre, kanë eksponentë të tjerë shumë të fortë të cilët realisht
janë kërcënues dhe konkurent shumë të fortë përballë Ramës. I gjithë opinion I
këtij qarku por edhe vetë Edi Rama e dinë mirë se në këto qytete ka një emër
shumë potent, shumë kredibël dhe mjaft të vlerësuar, e ky është djali I tyre,
kryetari I PAA-Agron Duka. Nga ana tjeter, kandidat I fortë në këto zgjedhje
është edhe Ferdinand Xhaferri I cli karakterizohet si mjaft punëtor politik,
duke kandituart për PD e cila në këto zgjedhje pretendon të fitoi dhe të
rikthet në pushtet. Opinioni I qytetarëve bregdetar durrsak, e kanë të freskët
çorbën që gatoi përfaqësuesi I PS, kryetari I bashkisë për shumë vite-Vangjush
Dako, aq më shumë dekonspirimi dhe komprementimi I dënueshëm I Dakos në
zgjedhjet lokale të kaluara.
Rama
nga ana tij, me siguri I ka bërë mirë llogaritë, ai me siguri do të jetë I pari
në listën e kandidatëve të PS dhe e ka të sigurtë që do të fitoi në 25 Prill
2021. Por, po kaq e sigurtë është së Rama do të ketë përballë një kundërshtarë
shumë të fortë, e ky është Agron Duka, por pa lënë pas dore Ferdinand Xhaferrin
e PD-ës. Në të gjitha zgjedhjet kur Duka ka kandituar në Durrës, ai ka qënë
fitimitar dhe I vlerësuar 10* nga qytetarët e tij. Duka është ndryshe nga
politikanët e tjerë të cilët janë shumë të përfolur për korrupsion dhe për
vjedhje, Ai (Duka) ka hyrë në politikë mbasi ka qënë I pasur nga aktivitetet e
tij të njohura e të deklaruara në organet koompetente. Rama do të hyj në
zgjedhje duke trumbetuar “sukseset” e tij në 8 vite qeverisje, por që në fakt
vitet e qeverisjes nën drejtimin e Ramës nuk janë të suksesshme. Ai (Rama) në
takimet e tij me elektoratin në zgjedhjet e 25 Prillit, do të evidentojë e do
të theksojë si sukses rritjen e pagave në shëndetsi, taksimin zero për biznesin
nën 14 000 lek (te reja) e të tjera, por Rama do të ketë përballë një figurë
shumë popullore si Agron Duka, I cili vlerësohet maksimalisht nga qytetarët e
Qarkut Durrës ku ka lindur, ku është rritur, ku është formuar dhe ku është
pasuruar me ndershmëri si biznesmen shumë I suksesshëm sëbashku me vëllain e
tij. Vëllezërit Duka kanë qënë dhe janë model në marëdhëniet e tyre me shokët,
me miqt dhe vëçanërisht është për të theksuar bamirësitë e tyre për njerëz në
nevojë në Shijak, në Durrës e kudo në Shqipëri, të cilët kanë finacuar në shuma
të mëdhaja për familje të pastrehë për shtëpi, për njerëz në nevojë në
shëndetsi brënda dhe jashtë vëndit, për shkollim e mjaft djemve dhe vajzave e
për shumë ndihma (finacime) kolosale për arësye të tjera.
Rama,
sigurisht është I prievilegjuar në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, sepse ai është
kryetar I PS, I cili me siguri do të jetë I pari në listën e kandidatëve të PS,
por si figurë, Duka qëndron shumë më lart se Rama, sepse Duka është I pa
konsumuar politikisht, është një figurë apsolutisht I pa lakuar për afera
korruptive, përkundrazi është njeriu më I dashur në Qarkun Durrës, por jo
vetëm. Unë si shumë njerëz mendoj se Edi Rama do të bëj fushatë duke patur kujdes
ndaj kundërshtarit gjigand Abron Duka, ashtu si edhe të tjerë opinionist, edhe
unë mendoj se Rama jo vetëm do ta zbus shumë fjalorin e tij në fushatë kundrejt
Dukës, por ka shumë mundësi që Rama të kërkoi mirkuptimin e Dukës për një
fushatë-“Fair Play” dhe pa komente denigruese ndaj njëri-tjetrin.
Nga
ana tjetër, Agron Duka në një intervistë televizive dy ditë më parë deklaroi se
; “ nëse Ai do të garoi në listat e PD, pa tjeter ai do të jetë në një pozicion
fitues, por kjo nuk është e gjitha dhe pak rëndësi ka. Duka ndjehet I fortë në
elektoral në cdo pozicion, Duka e ka matur mirë peshën e tij në popull, Ai e
shikon me shumë kujdes vlerësimin që I japin qytetarët shijakas dhe durrsak,
ndaj është edhe I bindur në fitoren e tij më 25 Prill 2021. Mendoj dhe jamë I
bindur se Duka në çfardo krahu të garoi, ai është njeriu dhe figura më e
vlerësuar në Qarkun e Durrësitpor jo vetem në këtë qark. Në përfundim, jamë
kureshtar për zhvillimin e fushatës parazgjedhore dhe pas zgjedhore të 25
Prillit 2021, por veçanërisht jamë kureshtar për garën Duka-Rama në Qarkun
Durrës.
Zenel Çeliku
TIR-FAX Neës Agency