E premte, 26.04.2024, 07:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: E dua njeriun

E marte, 01.09.2020, 08:13 PM


NEBI DRAGOTI

5 poezi, 5 satira, 2 tregime

MARIA

Sa e kolme, sa e mire është Maria,

si bleta në lule i platitet dashuria.

Popo, kurorë virtytesh ka ajo,

lule manushaqesh trupi i erëzon,

e kolme, punëtore, besnike  Maria.

Fjalë ëmbla, e urta gjithë lezet

sikur shëndet jep me fjalën e vet,

veç mirësi femre aty janë mbledhë,

si flutur bukurie lëndinash vret

Maria, shqiptarja fytyra ç’ i qesh.

TË SHKRUASH ART

Rimën unë gjej shpejt e shpejt,

po s’ është veç rimë poezi e vërtet.

Edhe temën e gërmoj, shpejt e gjej,

po edhe kjo s’ është shumë sekret.

Atëherë duhet zhvillim i saktë, i qartë:

pyete veten e plotëso…çfarçë e çfarë?

Nuk është aq e lehtë të shkruash art…

S’është aq e lehtë ta lëshosh si bajgë…

Të shkruash art, mendohu mirë,

s’ është e lehtë, po as dhe e vështirë.

REFREN POLITIK

“Dhe jeta në botë do të jetë,

për të gjithë veç mrekulli.

Një parti, një fe do të jetë

me emrin e thjeshtë- Njeri”.

Jevtushenko, poeti me i njohur i ish BRSS.

Flatra gëzimi mendimim yt,

ky mendim si diell qoftë

dhe kurrë mendim të dytë,

mos paste kjo Botë…

Ta shumëfishoj vargun tend

refren ta mbajmë në liri:

“ Një parti, një fe do të jetë””

me emrin e madhërishëm- Njeri.

KËSHILLË

Leksiku ta shkoq:

hak pa marrë,

borxh pa larë

kujt s’i shpëton…

Folje të zgjedhosh:

borxh pa larë,

hak pa marrë

kujtdo t’ ia mësosh.

Vath në vesh,

unazë në gisht;

memorje kujtesë,

këshillë miqësisht.

MIRËSI MENDIMESH

Në këtë jetë çfarë s’ shkon

e përcjell me përqeshje

duke e përplasur tej,

se kështu jeta më do

njrëzor

a filozof kokë shkemb me do,

këmbë ngules e fjalë pak,

se për çfarë është mirë

kjo është e nevojshme,

kjo kërkohet,

kjo duhet për njerinë.

Fjalë tjetër mendimesh

me ide shterpëzimesh

për asnjë nuk kam,

se s’ jam ters,

se s’ jam i lig,

nuk jam i prapë:

për secilin këshillën e mirë

për ecje kopshteve të lulëzuar të jetës,

që na vjen veç njëherë jap.

Ligësitë i hedh në kosh,

( të keqen nuk ia dua askujt),

se mirë e bukur i do udhëtarët,

njerëzorët

kjo Botë.

HEMORAGJI

Qafë trashët,

bark derrat

në politikë;

mendjen e kanë

me kurrizin kthyer

Shqipërisë.

Shqipërinë vite e vite

lanë pa perspektivë

qafë dhjamosurit

bark pangopurit

sa shqiptari rropatet shteteve të botës…

Në çdo shtet ka shqiptarë,

se s’ka shtet,

se s’ ka politikë.

Gjuhën dhe kombin harrojnë,

sepse këtu rrinë

qafë trashët,

bark derrrat,

që s’i ha meraku

për Shqipërinë.

Kur dhe kush do ta ndali

këtë hemoragji,

o e mjera Shqipëri!?

MË KE MIK, TË KAM MIK

-Më ke mik, të kam mik,

ke kaçilet plot me fiq…

Terezia s’ prishet fare,

rroftë miqësia ashiqare!

Lavde më thur për poezitë

në je kritik, ti o kritik,

nuk prish punë për cilësitë,

ngrimë në qiell. Kjo dhe pike.

Të kam mik, më ke mik,

bëmë me emër ti pa frikë.

Çfarë thotë e flet bota

s’ duhet çarë fare koka.

Jap, ç’jap, të kam mik,

më ngri lart, o kritik,

kurrëkujt përgjigje s’i jap,

lesh e li e bëj këtë art…

E di vetë, e bëj vetë,

ka a s’ka kjo lezet,

në hell qiqrat  i pjek,

kujt i pëlqen a s’i pëlqen.

Më ke mik, të kam mik,

ke kaçilet plot me fiq…

E dime vetë, e bëjmë vetë

këtë artin li dhe lesh…

MODERNE

Pam, pam, pam e tam, tam,

kulm frymëzimi kam a s’kam,

tam, tam e pam, pam, pam,

jam talent, talent me famë.

Fap, fap, fap e lag, s’e lag,

e bëj vargun larë me lllak,

e kuptoj vetë, s’e kuptoj vetë,

s’ prish punë se s’ merret vesh.

O jam modern, modern talent,

rram papam e rram papam,

qesh e tjerrr, fare s’ resht,

ka ëmbëlsi vjersha sekret.

Fitoj konkurse me tam, tam,

me rrapapam, ç’ po u kënaq

Pa ide edhe përmbajtje…

O juri, o ti ç’më kënaqe!

Çmim të parë e di më jep,

me kartona më sjell në qejf,

kënaqem unë poet modern,

pam, pam, pam e tjerë, e tjerë.

Rreshtoj shkronja, rreshtoj fjalë,

sa disave ua kaloj sakaq,

prandaj marr çmime si modern,

me rrapapam vij unë në qejf!

MONOLOGU I FYELLIT

Fabul

-Kush di t’i bjeri, e qan melodinë,

këshillë jap per krijues e kritikë,

se, jo, s’ duhet të lozësh me një vrimë.

shumë ka që pergojojnë emrin tim…

Por ka që më përdorin dhe me vend

me “or fyell” shajnë një mendje lehtë

dhe kjo është për atë që s’ mer vesh,

se kritika është të qesh dhe të ngjesh…

Pra, qënke fyell fare bosh,

duhet të krijosh, por ç’ të krijosh.

Ja kjo çështje tepër na mundon

është çështje tepër bajate për sot.

Monologu i fyellit monologon tjetër:

të bëhet edhe shkop, që të godet.

Mos e përdor kot fyellin si emër,

duhet të bëhesh mjshtër poet.

ME GAZETASHITËS

Nëpër gazeta mashtrim jo!...

Të vërteta dhe seriozitet po!...

Po, jo, po, jo, jo, jo, po, po…

Sa shiten në ditë, më trego!

Qesh gazetashitësi, qesh,

në turra i lidh, i mbledh:

-I kthej nga kanë ardhë,

në treg shiten për ambalazh…

LULEBORA

-Ju jeni nga vendi i Luleborës?-Po! i qe përgjigjur njëri nga këngëtarët. Kënga ishte bërë kombëtare, por edhe rrufeshëm i kishte kaluar kufijtë e Shqipërisë. E këndonin femra, meshkuj, të vegjël, duete, baso, soprano, madje, plot pasion e këndonin dhe të huajt. Kaq e dashur kënga, kaq e bukur kënga e veshur me melodi kompozimi dukej, tamam, luleborë. Me të kompozitori kishte rënë në dashuri. Ajo gjimnaziste e bukur me sy bojë qielli, me gërshetin e gjatë hedhur prapa, mbuluar edhe me atë shami, veshur me pantallona plot elegancë e shkathtësi qëllonte me topa bore në oborin e gjimnazit shoqe e shokë. Topat e bores që qëllonte fluturonin si tufa me lulebore e kompoitori që u jipta mësim shikonte nga dritarja i ndezur në zjarr dashurie.- Të vete dh unë të futem në lojë? Po, jo, nuk bën, se unë jam mësuesi dhe zemra më dridhet. Ah, gjimnaziste, e njoma, e bukura, peri, simbol lulesh, që e more emrin Lulebora, që u bëre objekt kompozimi dhe dahurie! U bëre objekt mburrjesh ndër vajzat shkodrane.-Jam unë ajo Lulebora e këngës. – Jam unë,- thoshte tjetra. E me radhe e me radhë thonë gjithë vajzat shkodrane për veten e tyre, se të tilla janë si portreti i asaj gjimnazisteje, që nxiti, frymëzoi për kompozim këngën Lulebora. Nuk e dimë: kompozitori mori për grua atë gjimnazisten, apo mbeti i dashuruar mbas këngës Lulebora? Lulebora dashuri  të sinqertë zgjon dhe admirim të pakufishëm për tingujtë e këngës, që i dha zemra e dashuruar e kompozitorit.

E DUA NJERIUN

Uaaa, i përqëndruar me cigare në dorë e sy në tavëll. Kafen e kishte pirë dhe gotën e ujit. Krejt i gozhduar në mendime. Cigaren ulte, ngrinte, e lëvizte sikur shkruante në tavllo. Ç’ hall, ç’ brengë, ç’ siklet donte të përcillte? Por jo, si duket, nuk e kalonte dot. Ai vetëm në tavolinë dhe unë vetëm. Ai i gozhduar me fytyrë meiti lëvizte pak kokën sa poshtë-lart e në dorë shuante e ndiste cigaren. Ç’ të bëj? Mendoja me vete. T’i vete t’i bëj shoqëri?! Këtë e bëj, por, vallë a më pranon? Njeriu në kllapi të tilla do ndihmë.. Unë ndihmën nuk ia kursej. E kam ndjenjën prej albtruisti. Të vete, të mos vete?! Ai nuk hidhte as sytë rreth e qark. Në botën e vet të errët se çfarë thurte? Unë doja të futesha në botën e tij. Ta dija se më pranonte, e dija dhe unë si ia pastroja atë botë mendimesh. E dija dhe unë si ta largoja nga ai mishmash i turbullt të menduari.Ç’ hall ka njeriu? Hallet sa gjallë nuk mbarojnë. Pse vuan ky njeri? Të vete, të mos vete? Të ngrihem? U ngrita! Uaaa!... E dua njeriun.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora