E enjte, 06.08.2020, 06:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Anekdota dhe episode nga jeta e njerëzve të shquar

E premte, 19.06.2020, 01:47 PM


Anekdota dhe episode nga jeta e njerëzve të shquar, nga Sokrati, Diogjeni, Dante te Njutoni dhe Balzaku

Këshilla e Balzakut

Balzakut po i binte në qafë një i patalentuar që i jepte çdo ditë me dhjetra faqe për t’i lexuar.

– Dëgjo, – i tha Balzaku,- ti ke prirje por duhet të lexosh më shumë.

– E çfarë përfitimi do të kem? – e pyeti ai me naivitet.

– Duke lexuar shumë do t’ju mbetet më pak kohë për të shkruar…

Diogjeni dhe hajdutët

Kur ndjeu se hajdutët i kishin hyrë në shtëpi për t’i vjedhur, filozofi Diogjen u fut në një qyp. Hajdutët e gjetën aty dhe e pyetën:

– Pse u fshehe këtu?

Diogjeni u shpjegoi:

– Duke ditur varfërinë time, më erdhi turp t’ju dilja përpara.

Sokrati dhe gruaja

Sokrati, filozofi i madh grek, e kishte gruan shuamë grindavece. Një ditë ajo u grind për një kohë të gjatë dhe, më në fund, e tërbuar se i shoqi nuk kthente përgjigje, i holli në kokë një kovë me ujë.

Filozofi mërmëriti:

– E dija unë, se pas tërë atyre bubullimave, patjetër do të binte shi.

Shakaja e “hidhur” e Rabëleit

Mjeku dhe shkrimtari i falshëm francez Rabële, duke u kthyer nga Roma në Lion, kishte mbetur pa të holla.

Nuk kishte para as për të paguar hotelin, as për të udhëtuar. Atëherë, për të dal nga situata bëri dy pako dhe shkroi sipër tyre “Helm për mbretin”, “Helm për mbretëreshën”.

Policia sekrete e arrestoi në vend dhe e pruri në Paris. Këtu panë shakanë: pakot nuk kishin asnjë lloj helmi.

Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ikur nga hoteli pa paguar dhe për të udhëtuar falas.

Inteligjenca e Pushkinit

Një oborrtar i Carit për të vënë në provë dhe për ta hutuar Pushkinin e pyeti pa pritur:

-A mund të më thuash që gjë të përbashkët kam unë me diellin?

Poeti u përgjegj pa u menduar aspak:

-As ty dhe as diellin njeriu nuk mund t’i shikojë pa u vrenjtur.

Njutoni dhe i dërguari i mbretit

Një nëpunës i lartë anglez i ngarkuar nga mbreti, shkoi të takonte shkencëtarin e njohur. Atë çast Njutoni ishte i zënë me një punë shkencore dhe i tha mysafirit që të ulej në karrike, dhe ta priste.

Oborrtari mendjemadh i tha me kryelartësi:

-Mos harro se unë jam i dërguari i mbretit.

Njutoni i hodhi një vështrim të shpejtë nga maja e kokës e deri në fund të këmbëve dhe, duke i zgjatur një tjetër karrige, ia priti shkurt:

-Mirë. Atëherë uluni në dy karrige…

Zgjuarsia e Dantes

Një herë kur poeti i madh italian Dante Aligeri ndodhej në oborrin e sundimtarit të Veronës, princi i tha:

Unë habitem zoti Dante si është e mundur që një njeri kaq i ngritur sa ju të urrehet nga gjithë oborri ku karagjozin e duan kaq shumë?

Dante iu përgjigj:

– Shkëlqesia e juaj do të habiteshit më pak, po të kishit parasysh se gjithmonë i duam më shumë ata që na ngjajnë më tepër.

Përgatiti: Albert Vataj - https://albertvataj.com/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora