E hene, 03.08.2020, 09:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Martin Camaj - Romanet

E hene, 01.06.2020, 01:58 PM


Tiranitë, krahas nervozizmit dhe stuhive kalimtare, janë përpjekur të krijojnë portat e rreme e të gabuara. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha.

Siç është thënë dikur, De Rada i paharrueshëm, në një përshkrim të natës së pashkëve, ka rrëfyer për “engjëjt që e bëjnë veç gostinë e tyre”. Në tryezën e epërme, ku kanë zënë vend krenajat e letërsisë, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e rëndomta. Atje ka përherë mirëkuptim e harmoni, ndaj e kremtja vazhdon përherë dhe ndriçimi i shandanëve nuk sos.

ISMAIL KADARE

(Nga parathënia për Veprën e Plotë të M. Camajt)

Djella e Camajt, tue iu shmângë guximtarisht çdo konvencjonalizmi shtînjarak e tue na vizatue me pendë mjeshtrore bukurít e shembtimet e nji pjese së gjallë të botës shqiptare, ka me xânë menjiherë nji vend të shquem në letresí tonë.

Ernest Koliqi

(Nga parathënia për romanin “Djella”)

Tek e fundit, nëse edhe Camaj, ashtu si Defoe, i besoi personazhit të tij detyrën “të rindërtojë” një botë që t’i ngjasojë atij, duke e lejuar të përdorë të gjitha mjetet e mundshme, përfshirë rrënojat dhe mbeturinat, siç mund të jenë copëzat e kujtimeve dhe të mallit, ky qëllim nuk mund të arrihej veçse përmes krijimit të atij vendi ideal, imagjinar, magjik, origjinal ku njerëzit ëndërrojnë të lënë dëshirat e papërmbushura.

Prof. Dr. MATTEO MANDALÀ

(Nga parathënia për romanin “Karpa”)

Martin Camaj punoi rreth pesëmbëdhjetë vjet me këtë tekst, që e konsideronte si veprën e tij kryesore e ku do të përcillte në mënyrë letrare djalërinë e përjetuar në Shqipëri, si edhe ngjarjet revolucionare dhe ndryshimet shoqërore në kohën e komunizmit. Ky roman paraqet veprën e parë të madhe në prozën e Martin Camajt, i cili atëbotë ishte bërë i njohur si lirik. Edhe pse më vonë u botuan prej tij vepra të tjera në prozë, romani Rrathë është vepra e tij më e vëllimshme në këtë zhanër letrar.

Prof. Dr. ELVIRA GLASER

(Nga parathënia për romanin “Rrathë”)

www.facebook.com/OnufriBooks/



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora