E premte, 26.04.2024, 07:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Si sot, në vitin 1824 në Vjenë është performuar Simfonia Nr. 9 e Beethoven-it e shoqëruar me arritjen e saj kulminante “Ode to Joy”

E enjte, 07.05.2020, 11:43 AM



Jahja Drançolli:

Si sot, në vitin 1824 në Vjenë është performuar Simfonia Nr. 9 e Beethoven-it e shoqëruar me arritjen e saj kulminante “Ode to Joy” (“Oda e Gëzimit”). Atë ditë kompozitori ishte thellësisht i shurdhër për të mos e dëgjuar kurrë kulmin e gjenialitetit të tij. Kënga "Ode to Joy", më vonë do të jetë himni i Bashkimit Europian, dhe në thelb i gjithë kontinentit!

Simfonia e Nëntë Revolucionare e Ludwig van Beethoven është, pa diskutim, një nga veprat më të mëdha në repertorin klasik. “E nënta është kulmi i gjenialitetit të Beethoven”, siç është shprehur ndonjë kompozitor i shquar.

Ai përdor për herë të parë zëra solo në një simfoni, duke vendosur fjalët e poezisë së Schiller-it “An die Freude”. Simfonia në fjalë është më e gjata dhe më e ndërlikuara nga të gjitha simfonitë e tij. Është kulmi i arritjes së tij. Para vdekjes ai ishte duke punuar në të simfoninë e dhjetë.

Për gati 200 vjet, tema e famshme e himnit në finalen e kësaj simfonie “Oda e Gëzimit”, ka simbolizuar shpresën, unitetin dhe shoqërinë përtej kufijve dhe përmes konflikteve!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora