E premte, 26.04.2024, 01:15 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Shqiptarët janë në rrezik nga vetvetja

E marte, 21.10.2008, 07:33 PM


Selim Hasanaj
SHQIPTARET JANË NË RREZIK NGA VETVETJA

Nga Selim Hasanaj

Koha po ecen shpejtë dhe gjithcka po ndryshon mbrenda nates. Kur njeriu shef se sa ndryshime ndodhin në intervale të shkurta kohesh vetem mbrenda familjes , atëherë medoemos duhet ta dijë se sa gjana ndryshojnë me shpejtësi në rrethin ma të gjanë, në lagje, komunë, shtet e pse jo edhe ma tutje në mbarë planetin. Këto ditët e fundit të kësaj vjeshte hapsinat e Tv-ve shqiptare u vershuen me intervista, me debate , me reportazha e me cka jo tjeter per nji kohë të kalueme , kohë kjo të cilen njeriu normal deshironë ta gjykojë ashper dhe ta harrojë sa ma shpejtë me frigen se mos po riperseritet, ndersa njeriu bishë, njeriu hienë, njeriu i pandjenja dhe i pa identitet, mas pothuej ma teper se dy dekadave perdorë mjetet e veta bizare per ta perkujtue, mbanë akademi per pervjetor të perbindshit, njeriut që i shkaktojë aq shumë varre, aq shumë plagë, aq shumë privime nga liria, aq shumë vuejtje, aq shumë mundime e tortura  popullit të vetë. Në metropolen e Dardanisë nji grup bizar, njerz të pa dinjitet dhe të pa shpirtë organizojnë akademi per njeriun i cili me plot vetdije theu besen gjithë shqiptare per luftë kunder pushtuesve fashist, dhe kjo besë qe lidhë në Mukje. Enver Hoxha per ta kënaq shokun e vet  Milladin Popoviqin e ngris copë copë aktin e shkruem të kësaj marrveshje. Kjo i parapriu luftes së mavonshme vëllavrasese në mes shqiptarve. Nuk mjaftojë vetem kjo por Enver Hoxha erdhi si qeni që ju nenshtrohet urdhnave të të zotit dhe e ndihmojë shokun e vetë dhe per fillim edhe shefin e vetë Josip Broz Tito. Brigadat e Shqipnisë marshuen dhe luftuen deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Në të njejten kohë Zufer Musiqi me partizano-cetniket e vetë pregatitet per ta ripushtue Dardaninë dhe per ti vra e masakrue shqiptaret. Per ta arrijtë këtë ma lehtë u mblodhen me dhunë  djemet ma të mirë të Dardanisë dhe u mobilizuen gjoja per ti dergue në frontin e Sremit e edhe në mbrojtje të disa qyteteve të Istres në veqanti të Triestes. Karavanet e tyne që u nisen per Trieste perfunduen në Tivar dhe aty u masakruen pothuej të gjithë. Mbi 3500 veta shqiptarë u pushkatuen e masakruen me të vetmin fajë se ishin shqiptarë. Drenica vlonte nga gjaku i pafajshem i popullates civile. Tribuni i popullit Shaban Palluzha me të drejtë i këthej pushken kësaj kasaphaneje. Rrezikohej shfarosja e tersishme e shqiptarve nga trojet dardane dhe Enver Hoxha me bashkveprimtaret e vetë në vend që të ndihmonte vëllaznit e vetë ai dergon Brigada ushtaresh per ta shue qendresen Dardane per liri dhe bashkim kombëtarë. Kjo u arrijtë vetem pas gjasht muajve sepse dardanet me në krye Shaban Palluzhen, Mehmet Gradicen, Ukshin Kovaqicen, Ahmet Selacin, Sadik Zenelin, Aziz Zhilivoden, Haxhi Zekë Berdynen, Smajl Ali Bicaj, Tahir Ali Bicaj, Demë Ali Pozharin, Musë Nimon Mehaj, Sadik Rama , Tal Kurteshi , Ndue Perlleshi , Marie Shllaku, Prof. Ymer Berisha, Ramush Cetina, Rrustë Sadri Rugova, Ibish Sadri Rugova e qindra e mija trima tjerë asesi nuk kishin deshirë të vriten me vëllaznit e vetë të bataljonit të komandant Malë Sadikut që e kishte dergue Enver Hoxha per ta ndihmue ushtrinë pushtuese cetnike të Mareshalit Tito.
Kjo asht si hymje në këtë shkrim timin të cilin do e bajë per ngjarjen e fetes së 100 vjetorit të lindjes së Enver Hoxhes që nji grup i shqipfolsve organizojë dhe festojë në Prishtinë.
Poqese mundem të zgjojë kujtesen ( sepse pran vetes nuk kamë asnji material  ndihmes derisa po shkruej) unë së pari do i bajë pyetje nji njeriu i cili asht krijues dhe i cili ka ba edhe nji film per MASKREN E TIVARIT. Asht ky shoku Ekrem Kryeziu, rezhiser filmi, i cili mbajti edhe burg në kohen e pushtetit të ish Jugosllavisë. Pse shoku Ekrem edhepse bane at film aq të mirë me tematikë aq të dhimshme kurr nuk ndrrove mendje dhe mbete marksist leninist dhe enverostalinist?! Para dy viteve derisa unë isha tue pi kafe me poetin ( per mue) ma të madhë Dardanas, të mrekullueshmin z. Ali Podrimaj, me Basri Qapriqin dhe ishte edhe dikush tjeter që tani nuk po më kujtohet , erdhe ti shoku Ekrem Kryeziu dhe posa u ule , po sikur ndonji adoleshent i lazdruem, pave mbi tavolinë gazetat e mija që i kisha ble dhe ato ishin: ZËRI, KOSOVA SOT, KOHA DITORE dhe  BOTA SOT  dhe pa fije turpi the të kujt janë këto gazeta , sepse posaqrisht BOTA SOT  tye ta vrau synin. Kur z. Ali të tha se janë të mijat ti u zgerdhive dhe më the, citat: mos i lexo këto , ta jep axha ty nji gazetë shqiptare dhe nga mbrendia e sakos tande nxore paqavuren e nji enverostalinisti cfarë asht Muhamet Mavraj , pra nxore EPOKEN E RE. Unë per hirë të z. Ali nuk të thash asgja vetem qesha por të bana me dije se unë lexojë cka unë due e jo cka më imponohet. Po të kishim kjen vetem do ta kisha rras në gojë atë maskarallak gazete enverostaliniste.
Hydajet Hyseni-Kaloshi,( per mue baloshi me damkë të kuqe) posa duel nga burgu ( dyshojë të jetë kjen në burg fare) u futë në LDK dhe bile bile arrijti edhe majat e saj si nenkryetar perkrah të pavdekshmit Dr. Ibrahim Rugova dhe të pavdekshmit tjeter Akademik Fehmi Agani. U mundue kuqaloshi enverist ta merr kalanë nga mbrenda por kur nuk mundi futi bishtin nermjet kamve dhe iku të baba i vetë krye enverostalinisti i shqiptarve Rexhep Qosja.
Qendrojë perkrah babë Qosjes derisa paqavurja e tyne që e thirren LBD , që në zgjedhjet e para pesojë debakel. Pa turp fare si komunist bolshevik Hyda kuqalosh me mendje balosh ik dhe i futet në prapanicë pionerit tjeter enverist Hashim Thaqit. U fut Hyda në Parlament dhe arrijti edhe postin e nenkryetarit të Parlamentit të Dardanisë, por nuk kish kaqik të matet me Akademik Nexhat Dacin , dhe per shkak të mos suksesit të tij shefi i tij Hashimi e degradojë. Tani Hyda asht vetem deputet. Dhe populli i shkretë ka votue PDK-në pjesë e së ciles asht Hydajet Hyseni - Kaloshi  dhe ka mendue se po voton nji parti demokratike liberale e jo nji parti komuniste e cila posa erdhi në pushtet luftonë per ta këthye Dardaninë ashtu cfarë ishte Shqipnia këtu e 60 vite ma parë kur e sundonte mizorisht Enver Hoxha. Kush asht dhe kush ishte gjithmonë enveristi Hydajet Hyseni dihet, por pse hesht shefi i tij që fatkeqësishtë asht edhe Kryeminister i Dardanisë, pse hesht shoku Hashim Thaqi.
I drejtohem Hashim Thaqit me të drejten time si qytetar dhe votues sado që vota ime ka shkue diku tjeter e jo në partinë e tijë. Shoku Kryeminister a ishte rastësi heshtja e jote si shef i qeverisë dhe i partisë në pushtet kur në nji program të mengjesit  para dy tri javëve , RTK-ja prezentojë sekretarin e partisë tane, fatkeqësishtë Kryekuvendarin e Parlamentit të Dardanisë shokun Jakup Krasniqi me fotografitë e Enver Hoxhes, Qemal Stafes dhe si duket edhe Mehmet Shehut , së paku ishte edhe nji marksist leninist tjeter që unë nuk mund e dallova nga ekrani i TV-së. Heshte shoku Hashim Thaqi sepse ti fare mirë e dije se cka do të ndodhë pas pak ditve në Prishtinë. Paraqitja e Jakup Krasniqit me fotot e satrapve shqiptar nuk ishte asgja tjeter pos paralajmrim i asaj që do pasonte dhe ajo u pa kur njerzit tu që kanë voten e popullit si antarë të PDK-ës i mbajten akademinë Enver Hoxhes.
Po të kishe kjen shqiptarë i mirë dhe kryeminister i mirë shoku Hashim Thaqi ti do e shkarkoje automatikisht nga posti shokun Jakup Krasniqi dhe per ta ba këte nga vetë deputetet e shumtë ka pas kerkesa sepse shoku Jakup Krasniqi asht totalisht njeri i pa aftë per ta ushtrue atë post aq të randsishem per Dardaninë shtet. Nuk dyshojë fare se PDK-ja kanë kuadro të shumta që do të kishin kjen ma të mirë se Jakupi per kryeparlamentar. Andaj nese ti shoku Hashim Thaqi nuk pate kurajo ta ndegjoshë zanin e arsyeshem të protestave të deputetve pozitë dhe opozitë per ndrrimin e Jakupit me nji tjeter , pate rastin e mrekullueshem ta bash tash këtë kur Jakupi tregojë per fushe se kush ishte  dje dhe kush asht sot. Jo ti shoku Hashim Thaqi nuk e bane këte sepse as ti nuk je ndryshe pos si Jakupi , si Hyda-Kaloshi dhe si Berat Luzha. Juve jeni enverista të gjithe¨dhe mjerë Dardania që ju ka, mjer populli per mendjet e veta që ju dha juve voten. MËSO NË GABIME OR POPULL I MJERË.
Ketë të diele , gjegjësishtë me 19.10.2008 me fillim në oren 09 RTK-ja ishte musafir te familja e ish Kryeministrit dhe Komandantit të UCK-së per Dukagjin z. Ramush Haradinaj. Unë nuk kamë paragjykime per asgja dhe ate që e kamë në zemer e thamë edhe publikisht. Asnjiherë nuk e kamë pas ndonji simpati per z. Ramush Haradinaj. Ja cmojë perpjekjet e tij per ta ba luften si dhe ndjejë keqardhje që per liri të Dardanisë i ka humb tre vëllazen, ama janë shumë gjana tjera të cilat mue nuk më ka inspirue kurr z. Haradinaj. Mirpo të bahem i sinqertë u mahnita me pamjet e asaj që pash në RTK në familjen e z. Ramush Haradinaj. U binda se burri i botes vertetë pa asnji dyshim asht atdhetarë nacionalist dhe jo enverokomunist. Aty pash stemat e Dukagjinasve, aty pash foto të Gjergj Kastriotit, aty pash komplete librash të Dr. Ibrahim Rugovës dhe të Akademik Fehmi Aganit, askund nuk pash as ma të voglin shenjë enveriste. I thamë z. Ramush Haradinaj  aferim.
Shqiptari i vertetë e tregon veten me vepra shqiptarie, ndersa shqipfolsat gjakprishun vrapojnë mas ideologjive, feve e partive të hueja dhe kjajnë e perqyrraven per satrapet e poshter sikur ishte Enver Hoxha. Marri atyne që andrrojnë komunizmin enverian i cili botnisht asht tregue se ka kjen modeli ma i poshter i komunizmit. Nuk i kuptojë as ata që krahasojnë Titon me Enverin. Vetem i verbëti nuk i shef veprat dhe maskarallaqet e njanit dhe tjetrit dhe poqese dojmë të flasim sinqerisht dhe drejtë , në krahasim me Enver Hoxhen ,Tito nuk asht kjen aspak diktator. Thamë kështu sepse Tito ka mbledh popuj të kombeve dhe feve të ndryshme dhe ka krijue nji konglomerat shteti të cilin e ka ngrit si udhëheqës dhe politikan i vertetë ne permasa të respektit botnor, sepse qytetari i Jugosllavisë së Titos me pashaportin e vetë ka shetit boten gjithmonë pa pas nevojë as per vizë, ndersa qytetari i Shqipnisë ka jetue në robni si sklav tue punue per buken e gojës pa pas mundësi ta vizitojë as vëllaun e vetë në Dardani. Asht shumë e vertetë se në Jugosllavinë e Titos kanë mbisundue serbet , pastaj kroatet dhe slovenet , por me perjashtim të shqiptarve dhe pakicave tjera si hungarezet e edhe muslimanet e Bosnjes të drejtat nacionale  e të  cilve janë shkel dhe neperkembë, megjithate liria qytetare  ka kjen në nivel. Në Shqipni nuk ka pas nevojë të shkilen të drejtat nacionale sepse ato as që kanë ardh në shprehje perderisa nuk ka pas të drejta qytetare dhe njerzore. Tito ishte i huej, ishte kroat dhe edhe pse na ka shtyp , neve as nuk kemi prit ma mirë nga ai, ai dhe shteti i tij ishin pushtues. Por pse Enver Hoxha krijoj PKSH me urdhnin dhe instruksionet e Titos, dhe me ketë ideologji ruso karpatiane i shkerdheu shpirtin popullit të vetë. Jeni shumë të poshter juve enverista lugeten që bani krahasime mes Titos dhe Enver  Hoxhes.
Populli shqiptar u rrezikue per zhdukje dhe asimilim nen pushtetin e Enver Hoxhes, populli shqiptar , nuk guxon të flej i qetë derisa akoma ka enverista dhe derisa pushtetaret janë enverista dhe derisa pushteti nuk e ka denue Enver Hoxhen dhe stalinizmin e tij bizar si KRIM KUNDER NJERZIMIT.
Nese kjo nuk ndodhë së shpejti  keq i kemi punët dhe ky rrezik na vjen nga vetvetja.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora