E premte, 10.04.2020, 12:27 AM (GMT+1)

Speciale » Andrea

Fotaq Andrea: Shoqata kulturore shqiptare Strasburg-Kelh promovoi librin ''Fëmijët martirë të Kosovës, 1981-1999''

E enjte, 12.12.2019, 10:16 PM


Shoqata kulturore shqiptare Strasburg-Kelh promovoi librin «Fëmijët martirë të  Kosovës, 1981-1999»

Nga Fotaq Andrea

Në mjedisin e Shoqatës Kulturore Shqiptare Strasburg-Kelh, zbukuruar me motive, simbole e objekte historike kombëtare, në prani të mjaft bashkatdhetarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia etj., u bë këto ditë promovimi i librit « Fëmijët martirë të Kosovës » me autorë Hanëmshahe Iliazi e Nusret Pllana.

Fjalën e hapjes e mbajti anëtari i Kryesisë Shoqatës Z. Ilir Shqipnia i cili, pasi falënderoi të pranishmit, përfaqësuesit diplomatikë nga Konsullata e Kosovës dhe e Maqedonisë, si dhe autorin Pllanaj, ardhur posaçërisht nga Kosova për promovimin e librit, vuri në dukje se libri është një dëshmi tronditëse e rrënqethëse për masakrat serbe në Kosovë në vitet 1981-1999, kur humbën jetën e tyre të njomë qindra fëmijë nga mosha një muajshe deri në moshën 17 vjeçare, në lulen e tyre të rinisë. Po ashtu, Z. Ilir theksoi edhe bashkëpunimin e ngushtë të Shoqatës me diplomatin Gani Veseli dhe Kadri Dokën.

Të pranishmit u përshëndetën më pas nga Z. Fotaq Andrea i cili, tek përgëzoi autorët Iliazi e Pllana për botimin e librit “Fëmijët martirë të Kosovës”, ngriti lart vlerat e këtij libri madhor që sjell të freskët në kujtesë martirizimin e Kosovës dhe tragjedinë e rëndë që përjetoi brezi i saj i ri në vitet heroike të Luftës së Kosovës, e cila u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së saj, një ngjarje kjo e shënuar dhe e paharruar në historinë e mbarë kombit shqiptar. Duke u ndalurmë pas, në punën e kryer për një vit me radhë nga kjo Shoqatë e re kur, para së gjithash, u është ndenjur pranë dhe u është gjindur konkretisht me ndihma e strehim emigrantëve shqiptarë, familjeve që kanë humbur të afërm të tyre për të dërguar në Kosovë trupat e pajetë,  autori i këtij shkrimi vlerësoi aktet humanitare e solidarizuese të Shoqatës si dhe theksoi objektivat e saj për të ardhmen, sidomos në fushën e kulturës, kur Shoqata synon të çelë më 15 shkurt 2020 Shkollën e parë shqipe në mjediset e saj, tek ka shpallur tashmë që në fillim të dhjetorit fushatën për regjistrimin e nxënësve. Në të njëjtën kohë, Z. Andrea nënvizoi se Shoqata kulturore shqiptare Strasburg-Kelh do të mbajë lart emrin e saj të nderuar “Skanderbeg-Nënë Teresa”, dy figurat madhore historike me të cilat nderohet e krenohet kombi shqiptar, Skënderbeu, si themeluesi i shtetit të parë të Arbrit dhe Babai i Kombit, dhe Nënë Teresa, Shenjtorja shqiptare që nderohet nga bota mbarë.

Në vijim të veprimtarisë së promovimit të librit “Fëmijët martirë të Kosovës” përshëndetën miq e të ftuar, si dhe vetë autori Pllana, i cili vuri në dukje vlerat e larta të kësaj vepre të rëndësishme që qëndron si monument përkujtimi e përjetësie për 1432 fëmijë kosovarë  të martirizuar dhe për rreth 20.000 nëna e gra kosovare që u dhunuan e u masakruan nga pushtuesi serb edhe shtatzëna e me foshnje në gji. “Është fjala për një genocid të ashpër, pa precedent, tepër tragjik në kohët moderne, genocid ndaj ardhmërisë, ushtruar sistematikisht e me vetëdije për të mbytur vetë të ardhmen e popullit kosovar nëpërmjet vrasjes e masakrimit të fëmijëve, nënave e grave të Kosovës”, theksoi ndër të tjera Dr. Nusret Pllana, i cili tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve me faktin se ky genocid është ende i padënuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe vazhdon të mbetet në Kosovë një plagë e hapur që kullon gjak.

Në vazhdim, u shfaq edhe një dokumentar i përgatitur me këtë rast, që trondit rëndë, që në fillim, sepektatorin, me simbolikën e qarjes së një foshnjeje, jo “qarje gëzimi” për ardhjen në jetë, por “qarje trishtimi, tragjizmi, martirizimi”, në një atmosferë plot lot të hidhur, si vetë realiteti i hidhur i Kosovës martire të fundshekullit XX-të.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT