E premte, 26.04.2024, 04:21 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Faqja e zezë e “Albanian Canadian Community Association!”

E shtune, 27.09.2008, 07:39 PM


 

Po japim tekstin e plote te mesazhit te Presidentit te “Shoqates se Bashkesise Shqiptaro-Kanadeze” zotni Petraq Pecit drejtue stafit drejtues te sitit www.albcan.org :

Date: Fri, 26 Sep 2008 17:14:06 -0400
Subject: FW: 100 vjetori i Kongresit te Manastirit!
From: Albanian Canadian Community Association [mailto:info@albcan.org]
Sent: Friday, September 26, 2008 4:52 PM
To: info@albcan.org
Subject: 100 vjetori i Kongresit te Manastirit!

Pershendetje anetare te aktivit!
Po ju dergoj njoftimin per tju informuar e mundesisht tjua dergoni te tjereve: 100 VJETORI I KONGRESIT TE MANASTIRIT - DARKE FESTIVE Shoqata Shqiptaro-kanadeze ne bashkepunim me komunitetin musliman dhe ate ortodoks me mbeshtetjen e ambasades shqiptare ne Kanada e personalisht te ambasadorit Z. Besnik Konci, organizojne nje mbremje festive me rastin e 100 vjetorit te Kongresit te Manastirit, kongresit qe hodhi themelet e alfabetit te gjuhes moderne shqipe. Pas koncertit te pergatitur me kete rast, do te kete darke me gatim tradicional shqiptar, dhe me pas do te vazhdoje me muzike te te gjitha trevave e kercim per te pranishmit.

Data: 11 Tetor 2008, E shtune Ora: 17:30
Vendi: Resurrection Hall,1 Resurrection Rd. Etobicoke, ON M9A 5G1
Biletat kushtojne: 30$ per te rritur dhe 20$ per femijet 5-14 vjec
Per bileta kontaktoni:
Mississauga, Z. Lulzim Nura:
647-295-0450 dhe komuniteti musliman
Etobicoke, Brunga Law Offices:
416-234-5111 / Znj. Teuta Haxhillari
Toronto, Marlee, Z. Kliton Verli:
647-298-1703
East, Z. Leonard Zoga: 416-750-9109 / Znj. Hena Karaj: 416-657-8045
Zyra e shoqates, Z. Petraq Peci: 647-866-9240

Biletat mund te priten edhe ne hyrje, nese do te teprojne ose nese rezervohen me pare ne numrat me siper.
Ju faleminderit.

Petraq Peci - President Albanian Canadian Community Association (ACCA)
26 Six Point Road, Etobicoke, ON M8Z2W9 Tel/Fax:
416-503-4704 Direct: 647-866-9240
www.albcan.org
……………………………………………..
Kujtese zotni Petraq Pecit dhe ambasadorit Besnik Koncit!

Ne mos e paçin marre vesht deri tash, po i kujtojme te ndertit zotni Petraç Peçit si dhe te ndertit ambasadorit te neve te gjithe shqiptarve pa perjashtim besimi ne Kanada zotit Besnik Konci se komuniteti katolik shqiptar i primun gjithmone nga kleri katolik shqiptar ka qene gjithmone ne balle te luftes se anmiqve te shqiptarve tue fillue qyshe nga koha e okupatorve ortodoks sllav e grek, ne vazhdim mandej me Gjergj Kastriotin kundra te okupatorit musliman turk si dhe se fundi kundra diktatures osmankomuniste te Enver Hoxhes. Popullata katolike shqiptare, si bartese ne trevat shqiptare te kultures europrendimore asht persekutue gjithmone dhe ka qene ne pozita minorance per shkak te aleances se orjentalve te Kostantinopulit dhe te Stambolles qofte gjate okupacionit turk si dhe gjate osmano-sllavo-komunizmit.

Intelektualt shqiptar katolik kan qene gjithmone ne balle te luftes kulturore per zhvillimin ne trevat shqiptare te kultures prendimore drejt se ciles sot shumica tjeter e popullit po lakmon te shkoje.

Dokumentat e para te gjuhes shqipe kan qene te klerikve katolik. Po ashtu dhe se fundi, pa permende meritat e tjera te tyne, po vè ne dukje se Komisjonin e Alfabetit Shqip te Manastirit e drejtonte kleriku katolik At Gjergj Fishta i shoqnuem nga Luigj Gurakuqi dhe dom Ndrè Mjeda, ashtu siç shihet ne fotografine ketu bashkangjitun.

Mosthirrja e komunitetit shqiptar katolik ne Kanada si dhe mosthirrja e nji kleriku shqiptar katolik ne festimin qe organizon ne Kanada “Shoqata e Bashkesise Shqiptaro-Kanadeze” permateper ne bashkpunim me ambasadorin qe demek na perfaqeson edhe neve katolikve shqiptar ne Kanada, nuk asht gja tjeter veçse nji vazhdim i diskriminimit te popullates shqiptare katolike nga dy komunitetet e tjera shqiptare.

Pa kurrfare respektit per ju.
Paul Tedeschini, Itali



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora