E premte, 26.04.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Shqipëri, kujdes rrugës së ardhmërisë

E premte, 26.09.2008, 08:39 PM


Xhevat Rexhaj

SHQIPËRI KUJDES RRUGËS SË ARDHMËRISË

Nga Xhevat Rexhaj

Shumica e shqiptarëve, mendoi për ata të shtetit që është në kufijtë e 1912 ës, sigurisht që me vite gjatë diktaturës kanë menduar se kur një ditë do të shkatërrohet ai sistem ata pra shqiptarët do ta kenë jetën shumë të mirë. Sigurisht që mendjet e tyre vërtet kanë shkuar gjerë atje sa që kanë menduar që edhe mirëqenia dhe prosperiteti do të jetë i shpejtë, i kapshëm dhe prurje mirëqenieje në familje dhe në shoqëri. Shqiptarët e shtetit tonë vetëm e kanë pritur se kur do të shkrihet kulla prej akulli e ndërtuar nga gangrena bolshevike- marksiste-leniniste-enveriste-titiste-staliniste- maoiste e gjerë te ajo Kastriste, pra ky ishte sistemi shoqëror që kishte qeverisur shtetin amë Shqipërinë afër 50 vite.

Fatmirësisht vitet e 90 ta sollën ndryshime, mirëpo ndër më të vështirat në bllokun komunist, ndryshime me vrasje të vetë shqiptarëve nga shqiptarët, kur në viset tjera shqiptare, pra  në trojet etnike, shqiptarët vriteshin si pulat nga armiqtë shekullor serbët e të tjerët, fatkeqësisht mbeturinat e errësirës shqiptare me çdo forcë dëshironin të mbeten në këmbë dhe të ruajnë ato që i kishin fituar me tortura ma ç`njerëzore mu kundër vëllezërve të vet shqiptarëve. Në ato vite, shqiptarët e Kosovës  me mundim e thyenin akullin kah sensibilizimi dhe përfitimi i miqve për të zgjidhur çështjen e Kosovës në veçanti e në staza të gjata edhe atë të shqiptarëve në përgjithësi,  mbeturinat komuniste të Shqipërisë e fatkeqësisht edhe bashkëmendimtarët e tyre nga Kosova dhe trojet shqiptare vajtonin për humbjen e rrugës enveriste, pra në vend që të bëhej një bartje sistemesh nga ai  i turpshmi në drejtim të demokracisë, sikur që bënë shumë vene tjera të lindjes.

Fatmirësisht, pas qeverisë së parë nanoiste fituan forcat demokratike në ballë me PD dhe burrat e gratë e para demokrate në krye të shtetit shqiptarë. Dukej se gjërat do rrjedhin mbarë, shqiptarët do të orientohen kah perëndimi dhe do të fillojnë të tregojnë vlera dhe kulturë demokratike si një ndër popujt më të vjetër të Evropës, mirëpo faktikisht duhet pranuar se gjërat kishin një rrjedh drejtë tjetër edhe pse Shqipëria i hapi ndër të parat shtete ish komuniste dyert për perëndimin dhe u anëtarësua edhe në nismën e atëhershme Partneritet në NATO, qeveria e PD së me aleatë të djathtë mundohej me shpirte për të mirën e Shqipërisë, mirëpo disa hallka ishin ende në duar të ish komunistëve të pareformuarë në eurosocialist, fatkeqësisht qeveria e atëhershme kishte bërë shumë pak për policinë dhe nuk dukej se kishte kontroll të plotë ndaj Shërbimit informativ. Kur shihej se fillimi kah Evropa shkonte mirë, qeveria e PDsë nuk ishte e kujdesshme ndaj sfidave dhe provokimeve interne, pra të brendshme dhe të jashtme, shërbimet e huaja armiqësore kishin edhe oferta nga vetë shqipfolës që ta destabilizojnë Shqipërinë. Kjo edhe ndodhi në vitin mbrapshtë 1997 vit që “donë Zoti e nuk bie kurrë të harrohet”, thotë një fjalë e urtë popullore, që mos të përsëritet diç e tillë apo më keq. Ai vit na e pat humbur fytyrën edhe që e kishim pak, ai vit e dëmtoi shumë edhe çështjen e Kosovës, thjesht ai vit disi na bëri ne shqiptarëve të vërtet të vuajmë në shpirt, nga pamjet se çka është në gjendje shqiptari të bëj kundër vetvetes.

Shetarët duhet edhe ta duan por edhe ta ruajnë shtetin

U ndala te këto të shkuar, të ditura të paharruar-për të keq, ama për të ardhur te dita e sotme. Kemi një qeveri, një President, një parlament dhe një strukturë të të gjitha sferave në nivel. Kemi Shqipërinë një faktor jo vetëm, stabiliteti në rajon por një faktor relevant edhe më gjerë, një Shqipëri që në të ardhmen do të jetë më e denjë dhe më e fortë në të gjitha fushat e shtetit se sa dikush që sot  tërthorazi e pengon Shqipërinë në rrugëtimin e saj kah nj¨r fuqi moderne dhe modeste ekonomike dhe ushtarake, potenciali ekziston.

Mu këtu edhe do të ndalem dhe i bej lutje Elitës shqiptare në Shqipëri, Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryeparlamentarës Josefina Topalli, Ministrit Nishani, Zonjës Ina Rama e faktorëve tjerë përgjegjës gjerë te shërbimi informativ, të kenë kujdes mu tani kur Shqipëria është aleatja kryesore e SHBAsë, kur hapat dhe ecja e Shqipërisë është mu në vlugun më të madh, e kur mjafton vetëm një pengesë në rrugë ku ngjitesh përpjetë dhe të fillosh prapë nga poshtë. Pra të nderuar-a Institucione populli shqiptarë pas gjithë atyre sukseseve që i arritët këto 2-3 vitet e fundit, ku me ndihmën tuaj u rishpall pavarësia e Kosovës, ku ju u pranuat kandidat për NATO dhe ku ju futeni në listën ndër vendet me më  pak korrupsion  në botë, ku Shqipëria ka rritje fantastike ekonomike dhe investime, ku ju po krijoni buxhet shtesë nga tatimet dhe luftën ndaj korrupsionit dhe kontrabandës, pra ju keni arritur shumë ,ama të keni kujdes se edhe dikush punon mu në pole tjera që të ndodh diç që të krijohet ndonjë situatë, sikur që e lyp njëfarë Ilir Meta ta përsërisë të 97ten?!. Nuk është për tu nënçmuar asgjë sot, ne shqiptarët për lekë e shkelim nganjëherë shtetin tonë, neve shqiptarët jemi të predisponuar që kur duam mirë e arrijmë ama edhe kur duam mbrapshtë jemi të paparashikueshëm. Të nderuar, të zgjedhur të popullit shqiptarë angazhimet për shtetin janë të matura me sekonda, pra ruana Shqipërinë sepse me forcimin tuaj, pra Shtetit tonë jemi më të fortë të gjithë shqiptarët. Të nderuar udhëheqës të Shqipërisë, ka ardhur koha që edhe më shumë të jeni në dijeni dhe të merreni me kuazi liderët shqiptarë nëpër trojet etnike, sidomos në Maqedoni e  Malë të Zi, pra sikur Serbia që po  kujdeset për serbët në Republikën e Kosovës duke injoruar realitetin dhe Evropën e Amerikën, duke kërcënuar shtetet sovrane, Maqedoninë e Malin e Zi kundër njohjes së Kosovës si shtet, edhe ju keni të drejtë që tua ngrehni veshët liderucave shqiptarë që edhe me fajin e tyre, Maqedonia dhe Mali i Zi po luajnë me Kosovën. Ju të nderuar që prini sot shtetit, dhe dhashtë Zoti edhe mandatin e ardhshëm, keni shumë përgjegjësi para shqiptarëve kudo ku janë, pra nuk keni përgjegjësi vetëm ndaj votuesve dhe zgjedhësve në brendësi të kufirit, ju jeni përfaqësues dhe zë për të gjithë ne shqiptarët, ku jemi.

Pra unë haptas si shqiptarë, si njeri evropian, si shtetas i Republikës së Kosovës dhe si shtetas i Zvicrës, trishtohem kur e mendoi nganjëherë vitin e mbrapshtë 97, e kam nga frika, prapë një fjalë popullore thotë” ruaju më së shumti kur i ke punët më së miri”

E duam këtë Shqipëri me këtë garniturë udhëheqëse të dalë nga yndyra e kombit, kush mos i dashtë - zemra i plastë.

Në Shqipëri po punohet për të ardhmen shqiptare




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora