E premte, 26.04.2024, 01:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon, Skender, Nard dhe Ylber Mehaj: Asnjë kërcënim nuk mund të na kthejë prapa

E premte, 26.09.2008, 10:00 PM


ASNJË KËRCËNIM NUK MUND TË NA KTHEJË PRAPA

 

Nga Gjon, Skender, Nard dhe Ylber Mehaj

 

(Reagim ndaj shkrimeve të Qemajl Morinës në Express-Prishtine: “Ku mund të na çojnë konvertimet?!” dhe “Kur energjia fetare kthehet në urrejtje”)

 

Pasi që pritëm që z. Qemajl Morina do të ndalet me shkrimet e tija tendencioze në Express, tani e shohim se ky mr. i fakultetit islamik nuk ka të ndalur dhe ne 5 familjet e Mehaj detyrohem të reagojmë në shkrimet e tij.

 

Pagëzimi i 21 anëtarve më 27 korrik dhe 3 gusht të këtij viti është bërë në bazë vullnetare dhe në bazë të botkuptimit tonë që kemi. Kjo është një e drejtë të cilën nuk mund të na e mohon askush në paqe apo në luftë. Fejesat, martesat, ceremonitë mortore, konvertime, pagëzimet etj janë bërë edhe gjatë luftërave jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën. Pra, situata politike në Kosovë nuk ka luajtur aspak rol për ditën e pagëzimit tonë.

 

Zoti Qemajl Morina shkruan ”Në këtë situatë tejet delikate, në Kosovë duhet të manifestohet një unitet i fuqishëm, në mesin e popullatës, si në aspektin etnik ashtu edhe në atë fetar.” A thua ne po e thykam unitetin etnik dhe fetar dhe mendoni se e drejta individuale duhet të më mohohet? Ju vet bieni ndesh me mendinin tuaj. Mënyra e veprimit dhe kinse orkestrimi sipas juve janë për cdo kritikë. Kam deklaruar dhe e përseris prap se absolut asnjë orkestrim as forcë shtytëse nga asnjë individ nuk ka patur pas nesh por veprimi ynë dhe vendimi ynë dhe është marrë në bazë të ndjenjave shpirtërore personale. Nuk kam dashur të i pagëzoj fëmijët në mergim dhe gjuhë të huaj por në gjuhën tonë dhe vendin tonë. Tani e shoh se vërtetë bashkësia islame nuk e ka mirëpritur këtë pagëzim. Termi konvertim nuk është theksuar nga asnjë i pagëzuar as prifti, por këtë akt e quani ju dhe disa gazetar si konvertim. Me respekt por ne kurrë nuk jemi ndier musliman në shpirt. Më duket se ju keni informacione të gabuara nga bashkësia islame dhe për të shkruar sakt rreth aktit tonë dhe familjeve tona, do të ishte dashur që të bisedosh met ë afërmit dhe konkretish me familjet tona. Kur thua se konvertimet nuk i bëjnë nderë askujt, prapë gabon sepse do të ishte dashur të shkruash se pagëzimet nuk i bëjnë nderë askujt. Por ju harroni se pagëzimi por edhe konvertimi nuk bëhet për hatër të askujt, por në bazë të vullnetit shpirtëror. Por, një gjë të tillë nuk ke mundur të thuash hapur prandaj fshiheni prapa termit ”konvertim”. Unë fitoj përshtypjen se ju si prodekan i Fakultetit Islamik në Prishtinë përmes shkrimeve tuaja nxisni urrejtje fetare, krijoni mosbesim e frikë për një fe tjetër, pra jeni jo tolerant e ekskomunikues duke nxitur mospranimin në mjedisin shoqëror të atyre që pagëzohen apo konvertohen siç dëshriron të thuash, nga feja islame në atë katolike, pasi që kjo ty të duket ”lojë e rrezikshme.”! Çka mendoni kur shpreheni në këtë mënyrë, zoti Qemaj Morina, pra me çka dhe në ç’mënyrë e rrezikuakemi ne Kosovën?!

 

Pastaj, njihni Ju ndonjë forcë ekstremiste ndër ne që do t’ia vë flakën raporteve brendakombëtare apo vetëm doni që të përhapni frikë tek ata që eventualisht duan të pagëzohen apo konvertohen në të ardhmen?

 

Çdo njeri ka të drejtë të vendos siç do vet e jo t’a pranojë nënshtrimin si në kohët kur trojet shqiptare ishin nën pushtimin osman e serb. Jemi të bindur se Ju i dini këto por çështja është se a doni ta pranoni se ndrydhja e ndjenjave shpirtërore është krim ndaj dëshirave të individit. Kundërshtimi juaj ndaj aktit tone është një tentim për shuarjen e ndjenjave individuale te personat që mendojnë ta ndërrojnë a pasurojnë botëkuptimin e tyre. Andaj e themi hapur se jotoleranca në Kosovë duhet të luftohet nga institucionet shtetërore ndërsa ti për cenimet që na i bëni permes shkrimeve tuaja në Express e gjetiu do të duhej të jipnit llogari para institucioneve adekuate në Kosovë.

 

Eshtë shumë interesant të shtjellohet në detaje kjo fjali e juaja ” Shqiptarët, shekuj më parë kanë sendërtuar përkatësitë e tyre fetare dhe janë pajtuar me të, duke bashkëjetuar në paqe dhe harmoni. Andaj, çdo përpjekje për prishjen e kësaj baraspeshe, nga kushdo qoftë ai, do të na kthehet si bumerang të gjithë neve, dhe me pasoja të paparashikueshme.”

 

Kjo deklaratë e juaja nënkupton se nëse vazhdohet me pagëzime dhe konvertime në Kosovë atëherë pasojat janë të paparashikueshme. Cilat janë ato zotëri prodekan? Nga e merr këtë guxim që t’iu kërcenehohesh individëve që tani vërtetë janë duke menduar të pagëzohen apo të konvertohen? A nuk është e drejtë e tyre të ndërrojnë botkuptimin e tyre? A mendon se si mund të ndihen besimtarët katolik në trojet shqiptare pas deklaratave tuaja? Natyrisht se nuk kanë se si të ndihen mirë pasi vërejnë se bëni manipulime shumë dashakëqija, meqenëse në një shtet demokratik deklarata të tilla konsiderohen si armiqësore për besimtarët e komuniteteve tjera fetare.

 

Dëshirojmë t`a ripohojmë se ne kemi deklaruar se kemi respekt për të gjitha fetë që i mbajnë shqiptarët, por që jemi kritik ndaj sekteve të ndryshme fetare që rrezikojnë kulturën tonë e cila mendojmë se është para një sfide të madhe.

Duam që t`a rikujtojmë se edhe çfarë idhtarësh keni në gjiun tuaj dhe çka dhe si gjykojnë ata zotëri Morina. Po ua citojmë një deklaratë të Forumit të të Rinjve Musliman në Kosovë, (Deklaratë e datës 31.07.2008), ku tekstualisht ”tolerancën” e tyre e shprehin në këtë mënyrë:

 

Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovë i cili është një organizatë që përcjell gjendjen e kulturës dhe traditës së popullit kosovar dhe të zhvillimeve të tija historike, kohëve të fundit ndjehet shumë i shqetësuar kur sheh disa grupe fondamentalistësh të krishterë të cilët kanë nisur të propagandojnë idera të rrezikshme për bashkëjetesën fetare në Kosovë.

Më saktë, thirrjet që po qarkullojnë nga disa fondamentalistë të krishterë të cilët kërkojnë kinse në kthimin e fesë së të parëve të “Krishterë” janë thirrje që cënojnë tolerancën fetare në atdheun tonë.

Hera e fundit kur një deklaratë e këtillë u lëshua, erdhi me rastin e renegadizmit fetar të një personi me emrin Bajram i cili pasi ka pranuar të braktisë fenë e gjyshërve të tij muslimanë, si pasojë e indoktrinimin katolik. Personi në fjalë Islamin e quajti si një fe që është dhënë në mënyrë të “dhunshme”.

FRM sheh me shqetësim që deklarata të këtilla që sulmojnë dhe shpifin kundër fesë islame në Kosovë dhe identitetit të muslimanëve kosovarë, kohët e fundit po përkrahen edhe nga Kisha Katolike. Në gazetën Koha Ditore të datës 28.07.2008 mësojmë që sharje dhe ofendime kundër Islamit janë lëshuar në prezencë të priftit Don Pren Kola i cili ka pagëzuar një kosovar musliman në katolik.

FRM shpreh keqardhje që Kisha Katolike e cila në të kaluarën e afërt të Ballkanit, shpesh është përzierë në persekutimin e të krishterëve ortodoksë, hebrejve dhe muslimanëve, në ditët e sotme po luan të njëjtën lojë të ndyrë kundër Islamit, duke ndërsyer viktimat e propagandës së saj kundër islamizmit dhe popullit kosovar.

Për sa më lartë, ne i apelojmë qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë që të shoh me shumë vëmendje ofendimet dhe shantazhet që disa elementë të Kishës Katolike janë duke i bërë fesë Islame dhe bashkëjetesës ndërfetare në Kosovë dhe të jenë vigjëlentë për të ruajtur tolerancën fetare në Kosovë, të cilën Kisha Katolike është duke e minuar më keq sesa regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

 

Kryetari i Forumit të të Rinjve Muslimanë në Kosovë

Behar Beqiri

Kryesia e FRM-së

Prishtinë, 31.07.2008”

 

Po ashtu, çka mendoni Ju zotëri Morina edhe për këtë deklaratë që ka arritur në adresën tonë nga një organizatë që nuk e fsheh fare synimin për veprimtari dhe ndërmarrje të akteve terroriste ndaj atyre shqiptarëve që nuk e mbajnë fenë islame si dhe a kani mundësi t’ia shpjegoni opinionit publik mendimen tuaj e të Bashkësisë Islame të Kosovës ndaj aktivitetit të fshehur e të hapur të organizatave të tilla? Ja teksti i plotë i letrës,-njohtimit kërcënues:

 

”Organizata mbrojtja e Islamit në Kosovë”

Data: E martë, 16 shtator 2008

Para pak kohësh kemi dëgjuar për konvertime të muslimaneve në katolik, kjo na ka bërë që të mendojm rrethë kësaj qështje , Kosova dhe trojet shqiptare sic dihet dominohet nga konfesioni shumicë musliman mbi 90% , prandaj ne si besimtar musliman kemi arritur te bëjëm disa projekte që ti dalim ne mbrojtje fesë islame duke parë gjerësisht se si mund të arrijme deri te pika që një ditë t’i themi stop këtij fenomeni .Konvertimi i disa familjeve si ajo e Mehaj dhe të tjerët. Ky projekt i yne do relizohet në një afat shumë të shkurtë duke aktivizuar forcat tona në të gjithë territorinë e Kosovës. Kështu që xhihadi do te jet prezent nese ndokush do ta sulmoj Islamin.Nëse vërtet ashtu mendon kisha katolike se do ti konvertoj shqiptarët musliman ne kristianizem. Atehere te pritet edhe nje luftë fetare mes katolikëve dhe muslimanëve, luftë me të cilën masakra e Sebrenicës do te harrohet! Rasti i Gjon Kekas apo Aliademit sic ishte më parë si duket kabërë që shumë musliman të kthehen katolik të pafe. Ku organizata Islamike xhihadi therret ka reguar në mënyrë të qartë. Ne jemi tepër të indinjuar me rastin e këtyre konvertimeve dhe vërtet lufta për ta mbrojtur deri në fund fenë Islame do jetë e pashmangshme. Gjithashtu nxitja e Gjon Kekes apo Aliadem Kekes se të gjithë shqiptarët duhet t’i kthehen rrënjëve të tyre do të paguhet me gjakun e tij, sepse edhe ne e mbështetim organizaten Islamike Xhihadi Therret dhe jemi me të. Askush nuk mund ta ndal këtë projekt dhe qëllim sepse ky do realizohet deri ne fund dhe Kosova nuk dojetë e qetë deri sa e tëra të pastrohet nga të pafetë sic janë kristianet.

Prishtinë .15.09.2008 F.M .Përktheu nga Arabishtja”

 

A i thoni kësaj tolerancë z. Qemajl? Kësaj i vije erë e keqe jo pse këta xhihadistë duan t’i zhdukin disa familje të Istogut të pagëzuara, por këta tregojnë se janë themeluar dhe operojnë pa u penguar në Kosovë…

 

Nuk duhet injoruar as telefonatën e cila arriti nga telefoni satelitor i regjistruar në vendet arabe Satellit Emast 00882… dhe është karakteristikë e tij që ka qasje në çdo skutë të rruzullit tokësor i cili përdoret edhe nga ushtarakët në luftë. Dmth ekstremistët janë pajisur edhe me teknologjinë më të përsosur dhe vëzhgojnë situatën në Kosovë pa u penguar dhe pa u zbuluar nga institucionet vendore apo ndërkombëtare dhe premtojnë hapa të rrezikshëm ndaj jobesimtarve muslimanë…

Ç’farë shpjegimi keni për këtë z. Morina?

 

Dëshirojmë ta theksojmë se jotransparenca e juaj e rrezikon çdo qytetar të besimit jomuslimanë në vendin e vet, kryesisht katolikët, indiferentët fetar, laramanët dhe kriptokatolikët shqiptarë.

 

Kërcënimeve të tilla u vije era vdekje, por një gjë le të dij çdo kush që kërcënon qoftë ai edhe në aleancë me “vëllezërit muslimanë”, se për besimin tonë nuk vendos askush dhe këto kërcënime nuk na ndalin apo na shtyejnë prapa por do vazhdojmë edhe më me vendosmëri për t’i realizuar të gjitha të drejtat tona, të vetëdijshëm se kemi të drejtë dhe se probleme mund të kemi vetëm me qarqet antishqiptare, njerëz të shfytyruar të popullit tonë me të cilët nuk lypim sherr por që në fund të fundit ndërmarrim masa mbrojtëse nëse është e nevojshme, por pikësëpari duke e kërkuar ndihmën e institucioneve përkatëse shtetërore të Kosovës…

 

Sipas Qemal Morinës reagimi i tij është vlerësuar tejet korrekt dhe tolerant tejmase nga lexuesit! Në bazë të çfarë hulumtimi pohoni një gjë të tillë; keni bërë anketa me lexuesit apo jeni kënaqur duke i dëgjuar mendimet e bashkëmendimtarëve, dmth., të atyre që i përkrahin mendimet e idetë Tuaja?

 

Si mund të pohoni se ne jemi pagëzuar për të rregulluar letrat (lejeqëndrimin) kur ne si familje jemi në Norvegji që nga viti 1987, dhe problemin ekonomik e kemi të zgjedhur dmth nuk presim asistencë sociale nga Vatikani as Zallkuqi (Zllakuqani). Eshtë vërtetë turp që bazoheni në gojëdhëna të idhtarëve që rrinë duke shpifur dhe përgojuar për të tjerët. Për të verifikuar informacionin do të ishte më mirë të pyesje amasadën norvegjeze në Prishtinë apo dikënd në Oslo se si qëndrojnë Mehajt me shtetësi apo me ekonomi, pastaj nuk do të kishe gabuar publikisht, për këtë duhet të kërkosh falje sepse është turp të shkruash dhe të dezinformosh opinionin e gjerë shqiptar. Nëse për ty verifikimi është i vështirë, mund të shkoni në kishën e Shën Gjonit pagëzues dhe të shihni me sy tuaj kopjet e pasaportave norvegjeze të të pagëzuarve. Aty i gjeni datat e dhënies së pasaportave norvegjeze. Pikërisht Don Pren Kola para se të fillojmë mësimin intenziv në kishë në korrik të këtij viti ka kërkuar që të mos pagëzohemi për ndonjë interes përfitues që nuk ka të bëjë me kishën/besimin në Zot. Prandaj edhe i kemi shkuar priftit me pasaporta norvegjeze dhe ID-kartë kosovare.

 

Çka me kërcënimet tuaja,

Morina thotë ” Besimi buron nga shpirti i njeriut, atë nuk mund ta gjesh në objekte.” atëherë pse ju i konsideroni hapat tonë si të rrezikshëm dhe me pasoja të paparashikueshme në Kosovë? Ju paskeni informacione për pasojat e paparashikueshme dhe këto më në fund përputhen me kërcënimet e lartëshënuara që na kanë arritur ne.

 

Pse e quan aktin tonë ”konvertim spektakular” dhe pse mendoni se është i dëmshëm për kombin? Për kombin shqiptar a për Islamin, Qemal Morina?!

 

Ne nuk kemi patur asnjë interes vetjak as politik. Interesi ynë i vetëm ka qenë që t’a rimarrim fenë e të parëve tanë dhe kemi menduar e besojmë se pagëzimi në katolicizëm është i afërt me ndjenjat tona shpirtërore.

 

Edhe ne që jetojmë jashtë dhe ti që paske jetuar reth 20 viteve jashtë sipas teje nuk paskemi të drejtë të marrim pjesë në ndërtimin e një shoqërie proevropiane aty ku edhe i ka rrënjët e veta populli shqiptarë, pikërishtë në Europë.

Ne nuk bëjmë përçarje siç theksoni, përkundër akti ynë i kontribuon bashkimit kombëtar.

 

Qemajl Morina & co e humben balancin gjatë publikimit të mendimeve të veta rreth një akti që është tejetë përsonal dhe jo i rrezikshëm. Qemajli dëshiron të paraqes këtë akt si të rrezikshëm duke parë de facto dhe duke dëgjuar se ky fenomen është tani më i rendomtë për shqiptarët. Cëllimi i Morinës është që të frikësoj individ apo grupe që janë në prag të pagëzimit. Përndryshe nuk do të kishte reaguar në media. ’

 

Vizitoje z. Morina & co faqen http://forumi.kurandhesunet.net ku mund të shohësh nëse se ke parë deri tani armën Kalashnikovin si udhërrëfyes të besimit islam. Kjo shkruhet në gjuhë shqipe dhe se ku operojnë këta duhet hetuar.

A mbrohen e nga kush mbrohen qëndrimet ekstremiste fetare të këtyre ”aktivistëve” që s’janë gjë tjetër pos shkatrrimtarë të interesave kombëtare, apo i anashkaloni duke u paraqitur që nuk i shihni?!

 

A duhet institucionet e Kosovët të i tolerojnë këto elemente që paralajmërojnë vdekje për jomuslimanët? Në vende europiane ku tolerohen fe të ndryshme institucionet përkatëse do të kishin ftuar në bisedë informative përfaqësuesit e organizatave që kërcënojnë si kjo apo individëve si ai i xhihad-istëve të mësipërm pastaj edhe juve si nxitës i konfliktit.

 

Reagimin dua ta përfundoj me një dekalarim të qartë, mu ashtu siç e thashë në Kishën Gjon Pagëzuesi në Zallkuqan. Ne kemi menduar gjatë dhe kemi vendosur për të u pagëzuar në vendin tonë dhe kishën tonë ku flitet në gjuhën shqipe dhe kthim prapa nuk do të ketë përkundër kërcënimeve të satelitëve shqiptaro – arab që operojnë nën maska të zeza. Ne veprojmë pa maska dhe publikisht. Ju, do të ishte mirë vetë të na uronit një vendim tonë dhe jo të na qortoni dhe të krijoni konflikt në mënyrë spekulative. Ne natyrisht se kemi jetuar mbi 20 vjet në Norvegji dhe gjatë kësaj kohe edhe kemi patur mundësi të kuptojmë botën më drejtë, ndërsa ju keni jetuar ndoshta shumë vite në shtete islamike dhe nuk habitem që keni një botëkuptim tjetër dhe jeni të përgatitur të luftoni vetëm për mbrojtjen e interesave të besimit islam, sado që përpiqeni rrejshëm të paraqiteni si njeri me qëndrime liberale. Ju qëllimisht e pasqyroni situatën ashtu si iu përshtatet juve. Mos u merr me këtë punë, ooo Qemajl Morina por, pastroje terenin brenda bashkësisë islame se ne jemi absolut të parrezikshëm për kombin.

 

Për pagëzimin tonë ne ndihemi të lumtur, aq sa jemi të habitur që njëfarë nëntoke muslimane-“shqiptare” është mobilizuar egërsisht ndaj nesh…

 

Me respekt nga Familjet Mehaj nga Prigoda e Istogut



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora