E diele, 21.07.2019, 10:43 AM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Ushtria e Kosovës dhe fundi i kohës së propagandës së Serbisë!

E premte, 21.12.2018, 08:02 PM


Ushtria e Kosovës dhe fundi i kohës së propagandës së Serbisë!

Nga Dedë Preqi

Kalimi i  FSK-es, në Ushtri të vërtetë të Kosovës, është hapi më i rëndësishëm dhe bazamenti i shtetit dhe sigurisë së vendit, i cili do krijonte stabilitet në vend dhe rajon. Në këtë rast nuk duhet të pritët miratimi i Serbisë, apo ndonjë miratim i dikujna tjetër që është aleat i saj, sikur që janë  Rusia dhe disa vende tjera, por një përkrahje e SHBA-ve, me aleatët e saj,  sikur edhe më herët për çlirimin e Kosovës, do të mjaftonte miratimin e plotfuqishëm edhe për një Ushtri të tillë, si një opsion i vetëm, i cili do ta sjellte edhe Serbinë në binarin e vet.

Është bërë e qartë njëherë e përgjithmonë qëndrimi i shtetit të Kosovës, si edhe përmes bindjes së Fuqive të mëdha në krye me SHBA-të, bashkë me aleatët e saj, me ç’rast me formimin e Ushtrisë së Kosovës, është dhënë edhe një përgjigje e padiskutueshme. Dhe kjo bindje nuk ka ndonjë prapavi tjetër që nënkupton rrezik për ndonjë etni njerëzore brenda dhe jashta Kosovës, por përkundrazi nënkupton fitoren e qytetarëve të saj, sëcilës mund ti bashkangjitet kushdo që shpreh vullnetin të bëhët ushtar i saj në shtetin e Kosovës pa dallime etnike dhe as politike.

Një vullnet i pranuar nga populli i Kosovës, me përjashtim të pakicës serbe, nuk është kurgjë më shumë se një forcë që i bindet këtij vullneti dhe sovraniteti, i cili garanton sigurinë dhe lirinë qytetare të vendit të vet. Nëse do i qasëmi thelbit të çështjes-në fakt për të parë këtë bërthamë, kemi nevojë jo vetëm për atë mprehtësi shikimi që emërtohet si Ushtri, por një Forcë e tillë e çementon bazamentin e shtetit të Kosovës.

Që nga krijimi i shtetit të Kosovës, një gjë e tillë duhej të krijohej që në fillim, jo si detyrim, por një gjë e tillë në një shtet të ri sikur që ishte edhe Kosova, do të ishte legjitimitet i realitetit dhe çastit, i cili e meriton pjekurinë e krijimit të Ushtrisë së vet, si shtet dhe vend i pavarur. Edhe pse Kosova qëndron nën ombrellën e NATO-s, gjegjësisht të KFOR-it, Kosova si shtet, ligjërisht dhe natyrisht duhet të ketë Ushtrinë e vendit të vet, sikur çdo shtet tjetër në rajon dhe botë.

Mendimi se Kosova do të priste edhe një kohë për të krijuar Ushtrinë e vet, dhe qëndrimet kanë të bëjnë thjeshtë me politikat kundërthënëse të Serbisë dhe përkrahësve të saj, duhet ta thëmi qartë dhe hapur, se kjo të shpie në një iluzion mashtrues dhe injorues, sikur që njihet fare mirë imazhi i Serbisë, i cili ishte dhe mbetët një ndër vendet më më efektive të destabilizimit në Ballkan dhe rajon, e njëjta gjë do të ndodh edhe nesër, kur ky vend predenton të bëhët anëtare e BE-së.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, nuk e ka domëthënjën e një rreziku, ashtu sikur propagandon Serbia, e cila po merakoset dhe pispilloset me qëndrimet e saj dhe të kryetarit Vuçiq, i cili me lëvizjet dhe pozicionet ushtarake për rreth kufirit me Kosovën, mendon të krijoj një panik ndaj shtetit të Kosovës, që ka të bëjë me tiparin e asaj të pa ndryshuar, që do quhet gjithherë “Serbi millosheviqiane”.

Thëmelet praktike të kësaj Ushtrie, janë luftërat e pa fundme të dëshmorëve të lirisë dhe strategëve të kombit, prej të cilëve gradualisht u formue edhe shteti i Kosovës. Dhe fryti i natyrshëm i tyre, poashtu sakrificat e vetëmohimit të tyre, arrijnë të ia dalin mbanë mbi strukturat dhe mundësinë e një Ushtrie, e cila do të ishte edhe rrezulltati i gjithë këtij procesi të deritanishëm.

Ushtria e Kosovës, do të ishte edhe fundi i kohës së propagandës së Serbisë, e cila UçK-në, e quajti terroriste, duke i dhënë edhe epitete tjera ironike, në fakt ajo ishte Ushtri çlirimtare e Kosovës, por do zhduket një paragjykim i tillë, sepse sikur Astronomia që zbulon se toka rrotullohet për rreth diellit dhe pushon së qeni qendra e botës, poashtu do zbulojmë se edhe Serbia do sillet dhe pështillet rreth “mullarit” të vet, dhe do pushojë së qeni i tërë Ballkani Perëndimor dhe Evropa, duke gjetur kuptimin e vet brenda kësaj epoke njerëzore.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT