E premte, 26.04.2024, 02:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Shkolla emërmadhe e Trebishtit, dritare e diturisë dhe kulturës kombëtare

E diele, 09.12.2018, 11:06 AM


Shkolla emërmadhe  e Trebishtit, dritare e diturisë dhe kulturës kombëtare

Nga Xhevahir Cirongu

Libri monografik  me titull ‘’Shkolla shqipe emërmadhe e Trebishtit’’ të autorit Hasan M. Shahinaj këto ditë  doli nga shtypi dhe ai ndodhet tashmë në dorën e lexuesit tonë  që e do aq shumë librin, këtë dritare të diturisë. Libri është voluminoz, trajton rrugëtimin e gjatë e plot fryte të arsimit e arsimimit  trebishtar ndër shekullor. Monografia historiko- pedagogjike ‘’Shkolla shqipe emërmadhe e Trebishtit’’, botohet  me rastin e 100 – Vjetorit të çeljes së së shkollës së parë shqipe në Trebisht të Gollobordës së Dibrës, (15 Prill 1914 – 15 Prill 2014). Kopertina e këtij libri ka një gjetje të bukur e na sjell para lexuesve pamjen e dy kohëve të asaj ndërtese , ku kanë marrë dijet e tyre shumë breza nxënsish, të cilët  kanë shkëlqyer në gjithë fushat e jetës e të shkencës. Janë të shumtë ata nxënës e mxënëse që kanë dalë nga bangat e kësaj shkolle , duke marrë edhe tituj shkencorë në gjithë fushat e shencave . Libri përbëhet nga 453 faqesh i shoqëruar edhe me foto të planizuar në portrete. Ky libër  çelet me një mirënjohje të vetë autorit, sepse ai ka qenë nxënës i shkëlqyer  i kësaj shkolle emërmadhe të diturisë. Dhe ja si shkruan autori Hasan M. Shahinaj:’’Këtë monografi ia kushtoj me përulje e nderime të merituara Shkollës sime të dashur Trebisht, Universitetit të parë e të pazvëndësueshëm të formimit tim profesional, në të cilin tempull dituror, kam mësuar për të punuar mbi çerekshekulli ; një hapësirë kohore e mjaftueshme për të trokitur e reflektuar siç duhet në portën e madhe të historiografisë arsimore….’’ Me shfletimin e këtij libri lexuesi ynë  do gjejë  atë gjerdan brezash nxënësish të cilët kanë bërë emër  në shkallë kombëtare e ndërkombëtare me dijet e tyre  në shërbim të shoqërisë sonë e më gjerë. Autori i librit ka lindur më 13. 10. 1949 në Trebisht, Dibër (Sot është në pension), banon në qytetin e Durrësit.

Jetëshkrimi i shkrimtarit Hasan M. Shahinaj, Arsimi: U.T. Fakulteti Histori – Filologji- dega  gjuhë – letërsi shqipe, diplomuar 1970-ën, ‘’Dalluar’’. Vendi punës: Zv. Drejtor në Shkollën ‘’Bajram Curri’’ Durrës. Aktiviteti: Redaktor në gazetën profesionale ‘’Mësuesi’’, më pas bashkëpunëtor i rregullt i shtypit qëndror, letrar e periodik dhe i revistave ‘’Gjuha jonë’’, ‘’Studime filiologjike’’, ‘’Pionieri’’ etj.  Bashkëpuntor për 40 – vjet rresht në organet eshtypit lokal si ‘’Ushtima e maleve’’, Dibër, ‘’Shkumbini’’, Elbasan: ‘’Jeta e re Shkodër dhe ‘’Adriatiku’’ Durrës. Qysh në vitin e dytë studentor ka shkruar poezi, reportazhe, skica, prozë dhe tregime, përralla e poezi për fëmijë. Përkthen librat e tij në gjuhët maqedone e bullgare, madje zotëron gjuhën frënge, ruse e maqedone. Për merita arsimore e drejtuese në maj 1994 është dekuruar nga ish- presdenti Sali Berisha me ‘’Urdhrin Naim Frashëri, të Klasit të Dytë’’. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Klubit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës. Prej vitit 2007e në vazhdim, shkrimtari Hasan, është kryeredaktor i gazettes së pavarur ‘’Zëri i Gollobordës’’.

Botimet letrare të këtij autori janë si më poshtë vijon;

Virgjëri pa faj……., vëllim poetik,v. 1998

Struga magjike….,vëllim lirik, v. 1999

Vizioni shkollor,vëllim poetik, v. 2000

Rrëfimet e Drinkollit, përralla e tregime  v.2001

Visaret e fëmijërisë, vëllim poetik për fëmijë, v. 2002

Urëylberi i Drinit të Zi., vëllim në prozë për fëmijë, v. 2003

Blegërimet e Rekës, vëllim në prozë, v. 2004

Sfetigradi,anekdoda për Skënderbeun, v. 2005

Tregime të zgjedhura për fëmijë, v. 2006

Antologji e fjalës së mençur, v.2007

Këmbanat e kujtesës, skenar filmi dokumentar, viti 2008

Shkolla emërmadhe e Trebishtit, monografi v. 7 mars 2018,

(botim, Jozef , Durrës 2018).

Shënim: Dy librat ‘’Visaret e fëmijërisë dhe ‘’ Rrëfimet e Drinkollit’’ janë të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shencës dhe Drejtoria Arsimore Rajonale e Durrësit  për leximet jashtë klase të nxënësve.

Me botimin e këtij libri nga shkrimtari ynë Hasan M. Shahinaj, i shtohet edhe një vlerë tjetër  bibliotekës , për njohjen e vlerave arsimdashëse të popullit  tonë në shekuj, ku është dashur të derdhet edhe gjaku për shkronjat  e arta shqipe. Njëra nga shkollat 9 vjeçare të Durrësit mban emrin e dëshmorit  trebishtar  Hasan Koçi, i  cili ishte ikuadruar në rreshtat e Brigadës I Sulmuese, ra dëshmor  për çlirimin e Tiranës në moshën 18 vjeçare, më 13 nëntor 1944.

Na mbetet për ti thënë autorit shëndet e suksese në botime të tjera!

Durrës 25. 11. 2018



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora