E marte, 19.03.2024, 10:28 AM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: Fatmir Çitaku - Në kërkim të lirisë

E diele, 09.12.2018, 11:11 AM


VËSHTRIM PËR LIBRIN ME POEZI “ NË KËRKIM TË LIRISË ”, TË AUTORIT FATMIR ÇITAKU

Nga Milazim F. KADRIU

Nisur nga vetë titulli i librit “ Në kërkim të lirisë ”, shohim se autori Fatmir Çitaku na sjell poezi të shkruara kryesisht në kohën e okupimit  klasik që kishte Kosova nga ana e okupatorit shekullor serbosllav.

Andaj edhe autori Çitaku si shumë krijues tjerë  që përmes vargjeve  qanin hallin e popullit të okupuar dhe kërkonin  dalje nga ajo situatë  pra kërkonin  lirinë e shumë pritur dhe shumë dëshiruar e cila erdhi vetëm pasi bijtë më të mirë  të kombit rrokën armët dhe i dolën zot atdheut duke përzënë  njëherë e përgjithëmon okupatorin serbosllav nga trojet tona dhe duke i sjell  vendit lirinë dhe më pas pavarësinë.

Autori kryesisht poezitë e tij ia kushton kohës së paraluftës  çlirimtare atëherë kur okupatori kishte shtri okupimin klasik në çdo pore të jetës dhe se jeta në një gjendje  të tillë ishte bërë e padurueshme.

Po ashtu në përmbledhjen e poezive  të Çitakut gjejmë edhe poezi të krijuara gjatë luftës çlirimtare dhe disa sosh  kushtuar heronjve dhe dëshmorëve të kombit që nuk kursyen  as jetën e tyre  vetëm e vetëm që vendi të fitojë lirinë e shumë pritur.

Ndonëse librin e ka konceptuar në katër cikle (Në kërkim të lirisë, Të mbetur në pritje, Çka ti bëjë vetmisë dhe Lajthitje në dosje ) po thuajse të gjitha  poezitë kanë  lidhmëni mes vete  dhe kështu na e dhënë  një tërësi me vargje të bukura.

Autorin në masë të madhe e prek edhe dëbimi i shqiptarëve  nga vatrat e tyre gjatë luftës së fundit. Këtë e shpreh edhe në poezinë e tij “Treni I zi” që e shkroi në Tavnik të Mitrovicës në prill të vitit 1999, ku mes tjerash shkruan:

Tren i zi varg i gjatë,

S’të duket fundi andej

Lot që rrjedhin mbushin fytyrat,

Dhembje vuajtje e trishtim.

……………………….

Tren i zi i pambarim

Tërë kolonën n;të grumbullon

Dora e zezë e armikut

Shqiptarët nga trojet i dëbon.

Poezi përkushtuese autori sjell në këtë libër për disa  figura të kombit si : Ukshin Hotit, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Hakif Zejjnullahut, Imer Krasniqit,…

Autori si edhe shumë veprimtarë të asaj kohe për veprimtarinë e tij atdhetare u burgos dhe atje kaloi një kohë. Në burgjet e regjimit serbosllav nuk ndejti duarkryq por edhe atje prapa grilave shkroi poezi  kushtuar vendit, flamurit, rinisë por edhe të afërmve e poezitë kushtuar nënës  ishin shumë prekse.

Ja si shprehet në poezinë “Dallëndyshe” që është shkruar përafërsisht në stilin e Filip Shirokës.

Nënës të fala ju mi qoni, thuani vetëm këto fjalë

Ta dërgova nënë këtë lule,

Pritëm së shpejti kam me ardhë

Në qoftë se nënën gjallë se gjeni

Thuani të mos qaj për mua

Në qoftë vdekë, mbi varr ju lutem,

Lulen time me ja lëshua

Aty pak të qëndroni,

Si të isha unë me ju

Dheun të ma grumbulloni

Merrni në sqep e sillmani mua.

………………………………

Lamtumirë moj dallëndyshe

Shkoni e vini me nxitim

Ndonjë lajm nga ju dua

Të më tregoni për vendin tim.

Edhe Çitaku nuk është i kënaqur me rrjedhën e ngjarjeve në vendin tonë  pas luftës  së fundit dhe pas gjithë asaj sakrifice dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve  tanë. Në poezinë “Lavdi dëshmorëve” ai ndër të tjera shprehet:

Lavdi dëshmorëve

Për këtë vend që jetën dhanë

Mallkuar qofshin  tradhtarët

Çdo gjë  ju qoftë haram.

Se të gjithë të rënët për liri  shkuan me mallin  që vendin ta shohin të lirë ,këtë e gjejmë edhe në vargjet e Çitakut ku në poezinë “Amaneti i ushtarit” ndër tjera thotë:

Lamtumirë moj nënëloke

Se pres dot 28 Nëntorin

Në qoftë se vjen ndonjëherë liria

Me flamur mbulomna varrin !

Nëpërmes vargjeve të poezive të kësaj përmbledhjeje Çitaku bashkëbisedon me lexuesin, duke shprehur përjetimet e tij, të cilat në fakt janë edhe përjetime të popullit tonë

Andaj në përgjithësi mund të themi se poeti Fatmir Çitaku, me  përmbledhjen e tij të parë me poezi “ Në kërkim të lirisë ”, para lexuesit vjen i suksesshëm duke treguar ndjesinë e veçantë   poezitë e shtjelluara. Ai rrëfehet lirshëm dhe bindshëm, duke na ofruar poezi të lehta dhe të kapshme për komunikim.

Çitaku premton se së shpejti para lexuesve do të vijë me libra tjerë që do të jenë të mirëpritur nga lexuesi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora